05/03/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 mars 1994

Në emër të Zotit, Berisha duhet të largohet

Postreferendumi dhe situata politike Ai duhet të kuptojë se nuk mund të jetë më lideri që do të ndërtojë të ardhmen Largimi i Berishës nga skena është i vetmi shans që i jepet për të mbetur personal i ndëruar i historisë së viteve ’90 Postreferendumi dhe situata politike Në emër të Zotit, Berisha duhet të largohet Ai duhet të kuptojë se nuk mund të jetë më lideri që do të ndërtojë të ardhmen Largimi i Berishës nga skena është i vetmi shans që i jepet për të mbetur personal i ndëruar i historisë së viteve ’90 Lexoni në faqe 3-4 nga Dr. Gramoz Pashko foto R. TASHO

Parlamenti në prag të miratimit të një Amnistije të Përgjithshme

-Do të propozohen falje të shumta si dhe ulje dënimesh A do të përfitojnë Nano, Alia dhe 5 minoritarët Gjinushi: Ekziston mirëkuptim nga të gjithë deputetët për këtë akt të rëndësishëm 2

Avioni ushtarak grek në Gjyakatë

Tiranë Avioni ushtarak grek në Gjyakatë 2 oficerë të Vendkomandës qendrore nën akuzë Kishin lejuar të shkelej hapësira ajrore Për 2 oficerët e Vendkomandës Qendrore (V.K.Q), pranë Ministrisë së Mbrojtjes arrestuar pak muaj më parë për shkak të një avioni grek që dhunoi hapësirën ajrore në Jug të Shqipërisë, filluan orët e ankthit. Ata u ulën dhe në bankën e të akuzuarve pasi nuk kishin kundërvepruar ndaj avionit të huaj. Sipas aktakuzës, në mengjesin e 21 gushtit të këtij viti një avion ushtarak grek i nisur nga Korfuzi ka përshkuar për rreth 40 minuta qiellin e Vlorës dhe të Sarandës duke lëshuar fletushka antikushtetuese me stampën e flamurit kombëtar grek të cilat bënin thirrje “për ndryshimin e sistemit në Shqipëri”. Porsa ky avion ka kapërcyer kufijtë ajrorë shqiptarë, pika rajonale e vëzhgimit pamoro-vizual në Sarandë dhe në Gjirokastër përcjellin alarmin në qendër. Por sipas prokurorit ushtarak Petrit Bici, i pandehuri Luan Bare, përgjegjës në grupin e drejtimit të V.K.Q në kryeqytet në atë moment kishte orarin e shërbimit edhe pse ka marrë sinjalin dramatik nuk ka urdhëruar për ngritjen në fluturim të çiftit të avionëve të gadishmërisë të cilat do të mund të realizonin kapjen e rebelit. Ndërkohë i pandehuri tjetër, Bedri Meta, oficer drejtimi në Mbrojtjen Kundërajrore në V.K.Q “duhet të vinte në pozicion zjarri në gadishmëri nr.1 repartet e Mbrojtjes Kundërajrore të zonave ku kishte hyrë avioni”. Në rast se V.K.Q do të kishte reaguar çifti i aeroplanëve shqiptarë do të kishte mbërritur tek “kolegu” i pafe- tuar grek brenda dy minutave gjë që do të bënte të mundur kapjen e tij. Ose në rastin më të keq asgjësimin e tij me kundërajrorët. Por oficerët kanë thënë se nuk reaguan pasi nuk e kishin marrë të saktë informacionin. “Herën e parë na njoftuan se ishte helikopter shqiptar, ndërsa herën e dytë grek dhe ne i kërkuam ta verifikonin”, kanë dëshmuar Bare dhe Meta. Oficerët e V.K.Q u arestuan me akuzën e “shkeljes së rregullave të shërbimit të rojës” në ditët e para të shtatorit, rreth dy javë me vonë nga dita e incidentit, por gjatë hetimit akuzat u emëparshme do të ndryshoheshin në “shpërdorim detyre”. Paralelisht me arrestimin e tyre u arrestua gjithashtu nga autoritetet e drejtësisë ushtarake greke edhe piloti grek Thoma Vraka që drejtonte avionin “rebel” por ndry- she nga kolegët shqiptarë ai nga qelia për t'u hetuar në gjendje të lirë. ZAMIR DULE

Historike se mbr... [?]

foto R. TASHO Historike se mbr... [?] Lexoni në faqe 3-4 nga Dr. Gramoz Pashko

Ka ardhur koha për bisedime me Serbinë

- Duhet kërkuar shumë që të marrësh diçka më pak Mendoj se Fatos Nano duhet të lirohet Intervistë me z.Shkëlzen Malliqi kryeredaktor i “Thema”, Prishtinë faqe 5