As Nano, as Nexhmije Hoxha, as Alia dhe të pestët nuk lirohen nga Amnistia e 50 Vjetorit të Çlirimit
Nuk do të pushohet çështja e skandalit “Arsidi”
faqe 2
Tiranë: Rikthehet skandali “Arsidi”
Në epiqendër kambiali i avulluar i 1.6 milion $ USA
Skandali Arsidi rikthehet në Gjykatë 5 të pandehurit, - 4 bankerë dhe ish - kryeministri i Qeverisë së Stabilitetit, V.Ahmeti - së afërmi do të dalin përpara gjykatës për skandalin më të madh financiar në Shqipëri, në epiqendër të së cilit është një kambial i avulluar prej 1.6 milion dollarë USA.
Sapo kanë përfunduar hetimet dhe para 3 ditësh të pandehurve - A.Saliu, A.Tartari, Xhyheri, Ilir Hoti dhe Vilson Ahmeti- ju është dorëzuar aktakuza e cila këtë herë është vërtet e rëndë: “Përvetësim të pasurisë shtetërore me përmasa të mëdha”. Në bashkëpunim me njeri-tjetrin - gjithnjë sipas aktakuzës - ata kanë përvetësuar nëpërmjet shte tasit francez Nikolas Arsidi shumën prej 1.2 milion $ USA. Po ashtu në aktakuzë përcaktohet edhe “tentativa për përvetësimin e shumës prej 1.2 milion dollarëve”.
Hetimi mbi “Arsidin” ka filluar në fund të janarit ’93, me arrestimin e 2 bankierëve Tartari dhe Saliu e më pas të ish-kryetarit të Qeverisë provizore V.Ahmetin, akuzuar vetëm për “shpërdorin detyre”. Ata u dënuan respektivisht me 7 dhe 2 vjet burg, por apeli do ta prishte këtë vendim duke e kthyer dosjen në Prokurori për zgjerim hetimesh. Në këtë kohë sfondi i historisë së “Arsidit” pasurohet me 2 personazhe të tjerë të njohur: Xhyheri dhe ish-guvernatori i Bankës Tregtare Shqiptare Ilir Hoti. Por ndërkaq konvertohet edhe akuza për 3 të parët dhe të pestët u akuzuan për përvetësim....
Sidoqoftë P.Sanxhakuan avokatin e një prej të pandehurve të “Arsidit”, rezultatet e hetimeve janë shumë të zbehta. “Hetuesia nuk ka arritur të përvojë me prova bindëse fajësinë e të akuzuarve” ka pohuar ai.
Z.DULE
Presidenti dhe PD kanë si qëllim grushtin e shtetit
Ata do të përpiqen të realizojnë atë që nuk bënë pas 6 nëntorit
Intervistë me Arben Imam[in?], sekretar i përgjithshëm i PAD
Ata do të përpiqen të realizojnë atë që nuk bënë pas 6 nëntorit
Intervistë me Arben Imami, sekretar i përgjithshëm i PAD
faqe 5
Hedh në gjyq të atin
Durrës
Hedh në gjyq të atin
Vajza 14 vjeçare e akuzon për shpifje në dëm të saj
Një vajzë nga Durrësi 14 vjeçaria A.Ll. hedh në gjyq të atin e saj (F.Ll.) pasi ky i fundit ka hapur fjalë tek të njohurit e tij sikur ka kryer marrëdhënie me të bijën. Prindërit e vajzës në të ndarë prej kohësh jetonin në të njëjtin apartament banimi dhe vajza jeton me të ëmën. Mes të dy palëve ka pasur shpesh grindje dhe dhe ka të ngjarë shpifja në fjalë të jetë rezultat i tyre. Gjatë gjyqit të zhvilluar i akuzuari (babai) u mundua të mbrohej me pretendimin se fjalët e thëna kishin qëllim ta “mbronin” vajzën nga ngacmimet e djemve (?) një pretendim absurd ky që nuk u mor parasysh nga trupi gjykues dhe në përfundim të gjyqit u deklarua fajtor për shpifje.
S.M.
Në këtë numër
A do të ridënohet kosovari Kryeziu
Policia e Tiranës tmerron nxënësit
faqe 4
Intervistë me budistin Roberto Baxhio
faqe 14