A do të akuzohen për korrupsion ministrat e larguar
Pas votimit ka mjaft mundësi t’i vijë radha kontrolleve të Blerim Çelës
Vetëm pas disfatës së 6 nëntorit partia në pushtet tenton të bëjë një “mani pulite”. Breshtëri godet qeverinë dhe nuk lag partinë
faqe 3
Sot, amnistia hapi portat e burgjeve
74 të dënuar ordinere më pak burgun e Tiranës
Sot dalin nga burgu të gjithë të dënuarit, të cilët përfituan nga projektligji për Amnistinë me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit. Në burgun e Tiranës nga 242 të dënuar u liruan vetëm 74. Pjesa tjetër përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Këto janë shifrat që mësuam mbrëmë në darkë vonë nga grupi i punës që shqyrtoi dosjet në një nga zyrat e burgut. Drejtori i burgut të Tiranës, z.Shkelqim Musaraj sqaron për “Koha Jonë” se sipas projektligjit të miratuar nuk përfitojnë të gjithë ata të dënuar që kanë kryer vrasje me dashje, përdhunime, grabitje dhe pengje. Ndërsa shkaqet e dënimit të 74 personave që u liruan, gjithmonë sipas drejtorit të burgut, kanë qenë vjedhjet, shpërdorimet e detyrës, aksidentet, shkeljet e rregullave të shërbimit dhe plagosjet. Sipas informacionit që morëm nga grupi i punës, të dërguar nga ministria e Drejtësisë, mësuam se shumica e të liruarve, të cilët kanë qenë të dënuar për vjedhje, variojnë nga mosha 18-30 vjeç. Kishte gjithashtu edhe një pjesë që i kalonte të pesëdhjetat. Dalja e tyre nga burgu i Tiranës filloi sot në orën 8.00 të mëngjesit. Njerëz të shumtë qëndronin të shtunën në mëngjes përpara ndërtesës së burgut të Tiranës. Grupe grupe ata prisnin të afërmit e tyre që përfituan nga amnistia e akorduar nga parlamenti Shqiptar. Të afërmit e njërit prej të dënuarve që do të lirohej ishin aq të gëzuar sa që kishin ardhur një ditë përpara për të pritur djalin e tyre. Ata pohuan me shumë vështirësi se ai ishte dënuar për vjedhje dhe kishte 9 muaj që po vuante dënimin. Megjithatë në sytë e tyre shprehej ankthi se i biri mund të fillonte përsëri. Diku më larg i ati i tij e burgosuri tjetër 23-vjeçar, i dënuar edhe ai për vjedhje pohon se nuk arrinte ta besonte që djali i tij do të dilte nga burgu. “Unë mendova - thotë ai - se do të liroheshin vetëm të dënuarit që janë marrë me politikë, por që PD të mendonte vetëm për vjedhësit, këtë nuk mund ta imagjinoja”.
ARIAN ÇANI
FOTO N. EKONOMOPULOS
Dy të burgosurit politikë të Shqipërisë
- Fatos Nano në burgun e Tepelenës dhe Aleksandër Meksi në zyrën e kryeministrisë
faqe 2
Sot në Koha Jonë dhe AKS
Ministri, duke u rrëzuar, jep një leksion
Faqe 3 nga Frok ÇUPI