Populli shqiptar do të festojë si Ditë të Çlirimit 29 Nëntorin
Ramiz Alia shkruan me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit të Atdheut
PD u tregua e padrejtë dhe e paaftë të drejtojë Shqipërinë
Ramiz Alia shkruan me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit të Atdheut
Populli shqiptar do të festojë si Ditë të Çlirimit 29 Nëntorin
PD u tregua e padrejtë dhe e paaftë të drejtojë Shqipërinë
Po i shkruaj këto rradhe në qelinë e burgut, ku më ka mbyllur pushteti i “demokracisë” antikomuniste shqiptare. Më vjen keq që, personalisht, nuk do të mund të vendos një tufë lulesh në varret e dëshmorëve, si shenjë nderimi ndaj tyre. Por jam i bindur që ndonjë shok, bashkë me nderimin që do të bëjë vetë, do të vendosë në varrezat e dëshmorëve edhe një tufë lulesh në emrin tim
Ramiz Alia, Tetor 1944
Ish-presidenti Ramiz Alia, i cili për afro dy vjet ndodhet i izoluar në një nga qelitë e Burgut të Tiranës, shkruan për “Koha Jonë” me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit. Si ish-partizan dhe drejtues i Luftës ANC, Ramiz Alia sjell përpara lexuesit ngjarje dhe fakte nga periudha e Luftës. Ai denoncon shtrembërimet e historisë duke dëshmuar si një nga ish-partizanët e Divizionit II Sulmues se ka hyrë në qytetin e Shkodrës pikërisht paraditen e datës 29 nëntor 1944. Ramiz Alia, i cili nuk përfi[toi] nga një Amnisti pikërisht me rastin e çlirimit të vendit, ka nesër gjyqin e fundit në Gjykatën e Kasacionit. Ish-presidenti shqiptar në shkrimin e tij të sotëm përveç analizës së imtë të situatës së sotme politike, revokimit të Luftës ANC, gjen rastin të përshëndesë me rastin e festës së Çlirimit të gjithë shokët e tij ish-partizanë.
Në faqe 3, 5 nga Ramiz Alia ekskluzivisht për “Koha Jonë”
Shqipëria me dy festa Çlirimi
Dokle: Festën e Çlirimit do ta festojmë me 29 Nëntor
F. 2
Dasma kthehet në mort
Lezhë
Dasma kthehet në mort
- Për motiv gjakmarrjeje vritet dhëndri dhe dy dasmorë
Gjaket e vjetra vrasin përsëri. Është Torovica një vendbanim 20 km në Veri të qytetit të Lezhës ku ka ndodhur tragjedia në të cilën e kanë pësuar katër meshkuj, tre tashmë të varrosur. Ndërsa dasma e djalit ku qenë kulmin e saj, e shtunën e kaluar, breshëri automatik u kanë vrarë së pari rojen e dasmës, Kujtim Ferhatin. Më pas breshëria e plumbave nuk ka kursyer as dhëndërin Ilir Sulejmani 24 vjeç i cili vetëm 8-9 orë më pas duhej të nisej për të marrë nusen. Vetëm pak caste pas vrasjes së dhëndërit, breshëria e automatikut hakmarrës ka vrarë një tjetër pjesëtar nga familja e dhëndërrit: Fatmir Sulejmanin 47 vjeç dhe plagosur rëndë Sandër Përdofin që është shtruar në spital me plagë të rënda në fytyrë dhe trup.
Familja e viktimave me origjinë mirditore nga Perlati, siç tregojnë vendasit, ditën e dasmës është larguar në Malësi të Madhe duke marrë me vete dhe dy kufomat ndërsa njëri është varrosur në Torovicë. Në Degën e Rendit Publik në Lezhë çështja është në proces, prandaj nuk jepet asnjë e dhënë veç asaj se i jati i dhëndërit viktimë, ka marrë malin me armë në krah, ç’ka do të thotë se mund të derdhet gjak përsëri. Vrasësi mund të ketë qëlluar nga korridori në kat të katërt të pallatit që shikon përkarshi shtëpisë private ku po bëhej ahengu, thotë një vendas. Ishte një gjak i vjetër derisa ekziston edhe frika për Allemën tashmë të ndodhur. Vetë viktima nga Shtjefën Kujtim Ferhati që shërbente si roje tregon për frikën që ekziston në familjen me bajqe të vjetra.