Sali Berisha ishte dhe mbeti në zyrën e Ramiz Alisë
Dhjetori hyri, PD mbeti
Dhjetorin e “mbarsën” të rinjtë dhe për “grua” e morën pleqtë
Berisha: njeriu që prish Dhjetorët
foto A. BABANI
faqe 2
Poseduesi i petidinave në gjyq
Tiranë
Poseduesi i petidinave në gjyq
-Kishin terrorizuar një çift që bënte dashuri
Kanë marrë me forcë një furgon për të bërë një xhiro nëpër Tiranë dhe në periferi të kryeqytetit, kanë terrorizuar një çift të dashuruarish që ishin duke bërë dashuri. Por më pas është vënë në ndjekje policia e cila kur i ka kapur iu ka gjetur nëntë copë petidina.
Ishin 4 adoleshentë të dehur që në mbrëmjen e 15 prillit të këtij viti ndaluan një furgon në afërsi të stacionit të trenit duke e detyruar shoferin e saj ta ngiste makinën sipas itinerarit që vendoste pija. Pranë stadiumit “Dinamo” të rinjtë euforikë kanë zbritur nga furgoni dhe i janë drejtuar një veture brenda së cilës një çift që ishin në kulmin e pasionit të tyre ja kanë shndërruar në ankth çastet magjike. Por ishin pikërisht këta të fundit të cilët janë ankuar në polici për prishësit e lumturisë së tyre që sipas çiftit kishin tentuar t’i përdhunonin duke i kërcënuar me armë zjarri. Menjëherë policia është vënë në gjurmë të agresorëve dhe pasi ka kapur gjatë kontrollit të qarkullimit para këmbëve të njërit prej tyre – Saimir Hoxhës – një portofol me fotografi të Elvis Preslit ku ishin fshehur 9 ampula me petidina. Gjatë hetimeve, akuza e tentimit të marrëdhënieve seksuale me dhunë ishte rrëzuar dhe kishin mbetur vetëm ato të mbajtjes së lëndëve narkotike dhe “sjelljes së pahijshme në shoqëri”. Kjo ishte aktakuza të cilën prokurori Ariston Puka referoi të enjten në seancën e parë gjyqësore rezultatet e hetimit. Por i pandehuri ka mohuar akuzën duke pretenduar se portofoli me petidina të gjetura përpara këmbëve të tij nuk ishin të vetat.
Z.D.
Tanxhente në Partinë Demokratike
Laç
Tanxhente në Partinë Demokratike
Kryetari i PD detyron tregtarët të paguajnë në llogari të tij
Denoncon antari i PD dhe ish studenti i dhjetorit Shpëtim Balia
faqe 2
Athina mirëpret fituesit e referendumit
PS tenton të çbllokojë politikën e jashtme shqiptare
faqe 3
Në Librazhd pjell një mushkë
Rasti i tretë në botë në 400 vjet
Rast i rrallë
Ka ndodhur para pak ditësh pikërisht në fshatin Vilas të Polis[it] (Librazhd). Në këtë foto është pronari dhe mushka që bëri mrekullinë. Mësohet se ky rast është i tretë në botë që ka ndodhur gjatë 400 vjetëve. Megjithatë mushka shqiptare e dëshmoi të voglin e saj në muajin e kaluar. Banorët e zonës jo vetëm që ishin të befasuar nga kjo ngjarje por ndiheshin të trishtuar. Sipas tyre kjo ngjarje e jashtëzakonshme ishte një shenjë e keqe.
foto A. BABANI
Në këtë numër
Hapet porta e Selanikut
Në pikën e Kakavijës, vargu i autobotëve mbetet konstant
faqe 7
Kush do ta braktisë i pari gjeminë?... [?]
“U mbyt gjemia me federatë..”
faqe 3
Si ndodhi vrasja dhe vetvrasja që la jetimë 3 fëmijë
faqe 3