PD zëvendëson 10 ministra me 5
1. DYLBER VRIONI
zv/Kryeministër, M. i Financave
2. ALBERT BROJKA
M. i Industrisë, Transportit dhe i Tregëtisë
3. HEKTOR FRASHËRI
M. i Drejtësisë
4. NJAZI KOSAVRASI
Sekretar shteti për Pushtetin Lokal
5. TEODOR LAÇO
M. i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Berisha, ashtu si të gjithë veriorët e di mirë se tkurrja shkaktohet nga ngricat
faqe 3
Grabitet automatikut në zyrat e SHIK-ut
Tiranë
Grabitet automatikut në zyrat e SHIK-ut
Dënohen 4 punonjës
Një grabitje misterioze në zemër të Shërbimit Informativ Kombëtar të Tiranës. Dhe në pamundësi për të zbuluar autorin e enigmës u dënuan 4 punonjës SHIK-ut por jo përgjegjësi direkt i vjedhjes.
Enigma kishte filluar në fakt në 30.01.1993 kur në zyrën e oficerit të rojës në Shërbimin Informativ Kombëtar të Tiranës ishte zhdukur çelësi i kasafortës së kësaj zyre brenda së cilës gjendej një automatik model 56 si dhe 4 karikatorë. Shërbimi i rojës kishte vazhduar duke mbajtur vazhdimisht “proces-verbale që kasaforta ishte në rregull” deri në fund të janarit 1994 kur do të konstatohej mungesa e automatikut dhe e municioneve në kasafortë. Dhe ata që kishin zëvendësuar njëri tjetrin, përgjatë kësaj periudhe ishin 7 persona. Menjëherë pas konstatimit të këtij fakti Prokuroria e Tiranës fillon hetimet. Ishin Bujar Tore, Arben Kalliu, Ndriçim K, Valbona Gjori, Shpresa Dobroniku, Fatmir Grabova, Alketa Limani ndaj të cilëve do të rëndonin akuzat e “shkeljes së rregullave të shërbimit të rojës”. Por përveç Ndriçim K. që u pushua nga puna, 6 të tjerët hetoheshin pa iu privuar e drejta e punës së tyre në SHIK. Dhe pas 10 muaj hetimesh, dhe disa seancave gjyqësore Gjykata Ushtarake e Tiranës dënoi 4 prej tyre, respektivisht Shpresa Dobronikun, Valbona Gjoçin, Ndriçim K. dhe Fatmir Grabovën me 4 muaj burg secilin me 1 vit kusht.
Z.D.
Dështon për herë të dytë tryeza e rrumbullakët
Ali Spahiu braktis tryezën e Kushtetutës
Dje, partitë politike për Kushtetutën
faqe 2
PD firmos prishjen e Koalicionit Qeveritar
Në intervistë për Koha Jonë nënkryetarët e PSD dhe PR
faqe 5
Digjet i gjallë pronari i një restoranti në Tiranë
faqe 2
Tre vjet pas rënies së Qeverisë së Stabilitetit
Ish kryeministri Ylli Bufi: “PD nuk dëshironte që qeveria e drejtuar nga socialistët të merrte ndihmë nga Europa”
faqe 4
Kapen 1 milion litra karburant
Policia shqiptare kapi ditët e fundit në veri të Shqipërisë, afro 1 milion litra karburant të destinuara të kalonin në mënyrë të paligjshme në Jugosllavi nëpërmjet liqenit të Shkodrës, që ndahët midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Një komunikatë e ministrisë shqiptare të Punëve të Brendshme ka njoftuar të shtunën, se 22 kamionacistë që transportonin 880 000 litra karburant, u kapën në rrethin e Shkodrës. Kjo ngarkesë ishte në pritje të transportimit në anije në drejtim të tregut malazez të liqenit.
Një trafik intensiv zhvillohet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, duke shkelur embargon mbi lëndët djegëse vendosur kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.
Ky operacion i policisë kryhet pas një vendimi që mori qeveria shqiptare për marrjen e masave suplementare për të ndaluar këtë trafik.
Në fund të muajit nëntor policia shqiptare kishte ndaluar 10 qytetarë shqiptarë për kontrabandë me karburantet në drejtim të Malit të Zi. Ajo kishte kapur 128 000 litra naftë. Ajo kishte ndaluar gjithashtu në fshatin e Samrishtit, fare pranë kufirit me Malin e Zi, një shqiptar 37 vjeçar, i cili i pajisur me dokumente false, tentonte të kalonte 58 000 litra naftë.
AFP