PS as mund t’i afroje as mund t’i vonojë zgjedhjet
Socialistët duhet të kenë të dhëna për zgjedhje të parakohshme
Selia e PS, Tiranë
faqe 3
Në qeverisje ndodhen të humburit
I humburi i parë është kreu i shtetit, të tjerët rrinë qetë nën humbjen e të parit
faqe 2
Digjen të gjallë dy fëmijë
Shkodër
Digjen të gjallë dy fëmijë
-Tmerr dhe lot në misionin e nënë Terezës
Gjithçka ka ndodhur mbrëmë pas orës 18.00, në kohën që po bëhej lutja, në mes erësirës së plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në këtë zonë. Dy foshnje handikapat që mbahen në këtë mision të cilët fillin në të njëjtin shtrat janë përfshirë nga flakët. Menjëherë është dhënë alarmi. Mbas djegies së tyre dhe godina ku ndodhi misioni është përfshirë nga rrëmuja dhe tmerri i personelit të këtij misioni dhe i të pranishmëve. Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur forca policore dhe ambulancat, por ka qenë tepër vonë. Ka arritur të nxirret jashtë vetëm shtrati me trupin e djegur të viktimave ku nuk ndodhej asgjë. Ne iu drejtuam personelit të misionit por ato nga tmerri që kanë përjetuar nuk mundën të na thonin asgjë të veçantë. Edhe gjysëm ore mbas ngjarjes pamë pjesëtarët e misionit të tmerruara mes britmave dhe ngashërimeve dhe dritat nuk kishin ardhur ende. Megjithatë persona të tjerë më të aftëtheksojnë se ka mundësi që djegia ka ardhur si pasojë e rënies së qirit në shtratin ku flinin dy fëmijët. Gjithë zona përreth dhe njerëzit e grumbulluar përballë hyrjes së godinës së misionit ishin përfshirë nga tmerri i këtij aksidenti.
JETMIR SHPUZA
Pas Berishës e PD edhe AD tek sheshi “Demokracia”
Pas ardhjes së presidentit Berisha, kryetarit të Kuvendit Popullor Arbnori, Kryetarit të PD-së Selami etj. në sheshin ku katër vjet më parë u zhvilluan demonstratat e grevat e studentëve për pluralizmin politik e kërkesa të tjera demokratike, një ditë më pas janë liderë të një tjetër partie ata që kanë nderuar kujtimin e studentëve në Dhjetorin e vitit 1990. Pardje, Presidenti i PAD Neritan Ceka, Gramoz Pashko-ndër personazhet kryesore të Dhjetorit- si dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie ndonëse pa praninë e studentëve shkuan në sheshin “Demokracia” për të përkujtuar veprën e studentëve. Nga sheshi “Demokracia” ata kanë shkuar tek pllaka me mbishkrimin “Rruga Arben Broci” ku kanë vendosur tufa me lule.
Kështu, studentët dhe liderët politikë kanë preferuar sheshet e rrugët ku katër vjet më parë ishin të mbushura nga qindra studentë e punëtorë kryeqytetas pa mundur të mblidhnin studentët si atëherë.
Ndërkohë, duket se më i suksesshmi ka qenë Blendi Gonxhe, një ndër liderët e Dhjetorit i cili me sponsorizimin e tij ka mbledhur shokë të tij ish-studentë e pedagogë të cilët kanë kaluar një natë tepër të gëzueshme e me kujtime të freskëta nga ato ditë të vrullshme e të paharrueshme.
Gramoz Pashko, 9 dhjetor 1994
AKS
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Dritëro Agolli me Riça Blushin
Futja në antologji e një shkrimtari pa emër është si futja në burg
Arti dhe kultura shqiptare kanë marrë statusin e lypësit
Teodor Laço - ministër i ri i kulturës