13/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 dhjetor 1994

Opozita po gatuan kushtetutën e re

Partitë e opozitës kërkojnë të paraqesin variantin e tyre të Kushtetutës Neritan Ceka: “Duam të funksionojnë institucionet demokratike dhe jo Komiteti Qëndror” Namik Dokle: “E po, ne s’kemi çfarë t’i bëjmë PD-së” Partitë e opozitës kërkojnë të paraqesin variantin e tyre të Kushtetutës Opozita po gatuan kushtetutën e re Neritan Ceka: “Duam të funksionojnë institucionet demokratike dhe jo Komiteti Qëndror” Namik Dokle: “E po, ne s’kemi çfarë t’i bëjmë PD-së” fage 3

Akt dhune i një homoseksuali 66 vjeçar

Tiranë-Gjirokastër Akt dhune i një homoseksuali 66 vjeçar Kishte përdhunuar një fëmijë 12 vjeç Një tjetër histori me sfond seksual, por këtë herë protagoniste është një “përbindësh plak” 66 vjeçar nga Fieri i cili ka kthyer në tmerr natën e një fëmije 12 vjeçar. Por tashmë dosja e Baftjar Dacit, që do të kryente aktin barbar në një natë maji të këtij viti, ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës. Bashkë me të kanë mbërritur gjithashtu edhe pretendimet për pafajësi të të pandehurit i cili nuk e ka pranuar në hetuesi akuzën, ndërkohë që ekspertët kanë verifikuar se mbi trupin e vogëlushit ishin të qarta shenjat e dhunës seksuale të lëna prej tij. Historia e pazakontë ka filluar në mbrëmjen e 9 majit kur Gay 66 vjeçar endej përrreth stacionit hekurudhor të kryeqytetit në kërkim të një strehe për të kaluar natën. Atje krejt rastësisht ka parë një fëmijë që endej gjithashtu si ai. Dhe ideja origjinale ka lindur menjëherë. Arriti, pa ndonjë përpjekje të veçantë - fëmija ishte nga Fierz[a?], i porsakthyer nga Greqia ku kishte vajtur për punë dhe duke nga pamja që i kish xhepat bosh - ta bindte atë të flinin bashkë në një vagon treni. Por më pas ai do ta kuptonte se xhaxhoja ishte një “përbindësh” i vërtetë seksual pasi në gabimin ku u vendosën të flenë, megjithëse nuk arriti dot t’ja mbushte mendjen të bënte dashuri me të dëshirë duke e joshuar me para, ka ushtruar dhunë. Ishin të kota përpjekjet e fëmijës për t’i rezistuar furisë së tij. Fëmija do t’i nënshtrohej kështu një seance të tmerrshme seksuale nga e cila doli i përgjakur dhe i dërrmuar. Ka kërkuar menjëherë ndihmën e rojës së stacionit hekurudhor, ndërsa të nesërmen ka treguar në polici për natën e tmerrit. Ndërkaq Gay kërkoi në mënyrë të dëshpëruar të ndërpresë lidhjet e tij me krimin, por për fatin e tij të keq egërsia e tij kishte lënë gjurmë të dukshme mbi trupin e brishtë të viktimës. Jo vetëm kaq, por gjatë hetimit i pandehuri ka ngritur pretendimin se “organet gjenitale nuk i funksiononin”, ndërsa rezultatet e ekspertëve saktësojnë se shenjat e zbuluara në trupin e vogëlushit kanë qenë shkaktuar pikërisht prej “përbindëshit”. Ende nuk dihet nëse Gay i tmerrshëm plak ka një biografi të pasur seksuale me raste të tjera violence, përveç faktit që ka qenë i divorcuar disa herë. ZAMIR DULE

Largimin tim nga qeveria e prisja

Qeveria e Stabilitetit nga pikpamja profesionale ka qenë mjaft e mirë Intervistë me z.Fatos Bitincka, ish ministër i Transportit faqe 5

Pse shkoi Meksi në Francë?!

faqe 3

“Të pestët duhet të festojnë krishtlindjet”

Kryetari i parlamentit grek kërkon ndërhyrjen e homologut të tij shqiptar për lirimin e pestëve Kryetari i parlamentit grek, Apostolos Kaklamanis, kërkoi ndërhyrjen e homologut të tij shqiptar, Pjetër Arbnori për të kërkuar lirimin nga burgu deri në krishtlindje, të një militanti të minoritetit grek të dënuar të shtunën agjencia zyrtare e shtypit grek, ANA. Kaklamanis e bëri këtë kërkesë duke mos arritur t’i përgjigjej të premten ftesës së Arbnorit për të shkuar javën e ardhshme në Tiranë, për të marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë parlamentare mbi bashkëpunimin ekonomik të Detit të Zi, për shkak të “programit të tij të ngjeshur”. “Unë kam besim në ndërhyrjen tuaj që bashkëqytetarët e mi të lirohen shpejt, për të mundur të festojnë edhe ata krishtlindjet, si të gjithë të krishterët”, ve në dukje Kaklamanis në një letër drejtuar homologut të tij shqiptar. Ai i bën thirrje gjithashtu Shqipërisë, për të menjanuar, “përpjekjet masave specifike” “klimën negative” që ekziston midis dy vendeve. Marrëdhëniet greko-shqiptare janë në krizë, qysh nga dë nimi me burgim në vjeshtë të këtij viti, të pesë militantëve të minoritetit grek për “spiunazh në favor të Athinës”. Greqia e ka kushtëzuar rifillimin e dialogut me lirimin e tyre. Nga gjyqi i “të pestëve”

A do të shkrihet akulli këtë fund dhjetori

Mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke në Essen të Gjermanisë F2 Nga gjyqi i “të pestëve”

Sot Koha Jonë me 24 faqe

Suplement në faqe 9-16