20/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 dhjetor 1994

Mbrëmë, demonstratë e studentëve në Tiranë

Dhjetor 1994 Mbrëmë, demonstratë e studentëve në Tiranë -Studentë të fakulteteve Ndërtim, Mjekësi dhe Fiskulturë protestuan ndaj mungesës së dritave dhe bukës Ndalohem të dalin në Sheshin Skënderbej -Ndalohet forcërisht zv/kryeredaktori i gazetes “Koha jonë” Martin Leka. Ministri i Brendshëm ndërhyn për lirimin e tij -Dhjetra forca policie të pajisur më shkopinj gome dhe qindra punonjës të SHIK-ut përballë studentëve në rrugën e 21 Dhjetorit. -Sot mund të bojkotohet mësimi gjendjen në vend zv.kryeredaktori i gazetes “Koha Jonë” Martin Leka, por ai sapo (sipas studenteve të demonstratës) filloi të fotografojë demonstruesit dhe policët u tërhoq zvarrë nga një civil dhe nga tre policë, të cilët më pas e futën në një ... forcat mbetën po aty, për të penguar ndonjë vërshim të mundshëm të studentëve drejt sheshit apo drejt qytetit “Studenti”. Gjithashtu një gazetar i gazetës sonë, i cili banon në qytetin “Studenti” na lajmëroi se forca të shumta të policisë ishin

-Sot mund të bojkotohet mësimi

Dhjetëra forca policie të pajisur me shkopinj gome dhe qindra punonjës të SHIK-ut përballë studentëve në rrugën e 21 Dhjetorit. Dhjetëra forca policie të pajisur me rrugën e 21 Dhjetorit. -Sot mund të bojkotohet mësimi Mbrëmë, nga ora 19.30 e deri në 21.36, studentët e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit dhe të mjekësisë demonstruan për dy orë në dalje të rrugës së 21 dhjetorit. Protesta e tyre filloi kundër masave shtrënguese të Qeverisë Meksi në lidhje më energjinë elektrike. Studentët konviktorë të këtyre dy fakulteteve kishin mbi tre ditë pa drita, pa ujë dhe pak ose shumë pak ushqim. Kërkesave të tyre për ti zgjidhur problemet me dialog nuk iu ishte përgjigjur asnjëri, ndaj studentët dolën drejt rrugës së 21 Dhjetorit me parulla si “Duam drita”, “Duam kushte jetese”, “Poshtë diktatura”, “PD-ja vjen tek ne vetëm kur do votat tona”, etj. Menjëherë përballë tyre u vendosën forca të shumta policore si dhe punonjës të SHIK-ut. Studentët kërkuan të dalin në Sheshin e madh të kryeqytetit për të protestuar, porse forca e tyre, pa studentët e qytetit “Studenti”, u mposht nga forcat e policisë. Për hir të së vërtetës duhet thënë se asnjë student deri në ora 22.37 nuk u ndalua apo nuk u keqtrajtua. Ndërsa në ora 20.15 shkoji për të verifikuar gjendjen në vend zv.kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë” Martin Leka, por ai sapo (sipas studentëve të demostratës) e futën në një makinë të policisë duke e goditur. Pas bisedave telefonike të redaksisë me ministrin e Brendshëm zotin Agron Musaraj për të liruar gazetarin, nga ana e ministrit, me shumë mirësjellje na u premtua se gazetari do të lirohet së shpejti. Kështu ai u lirua rreth orës 22.00. Pas demonstrimit, në ora 21.36 studentëve u erdhën dritat elektrike, ndaj demonstrata u mbyll, ndërsa edhe përqark qytetit “Studenti”, për të bllokuar ndonjë demonstratë të tyre në përkrahje të kolegëve të tyre të fakultetit të mjekësisë dhe të ndërtimit. Një nga studentët e demonstratës na tha se nesër (pra sot kur botohet shkrimi) studentët nuk do të shkojnë në mësim, por do t’i bojkotojmë ato si në Dhjetor të 90-ës.

Shqiptarët pa drita, pa ujë dhe pa bukë

Dje në kryeqytet-rifillojnë radhët e gjata për bukë Qeveria që shteroi edhe qiellin Për herë të parë vendimi i qeverisë u zbatua menjëherë. Vendin e mbuloi terri Fabrika e Bukës, Tiranë (faqe 2, 4)