27/12/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 dhjetor 1994

Kush do të jenë aleatët e PS

Liderët e PS e pranojnë nën zë se nuk do të vijnë të vetëm në pushtet Aleancat më të mundshme me partitë e qendrës faqe 3

Greqia e pakënaqur me dekretin e Berishës

Katër nga “të pestët” së shpejti në Gjykatën e Kasacionit Papulias : Nuk u plotësua ajo që kërkohej Pas lirimit të njerit nga të pestët faqe 3 Irakli Sirmo, i liruar me dekret presidencial

Refugjatët shqiptarë në duart e fatit

Gjatë viteve ’90-’93 kanë vdekur 1500 refugjatë shqiptarë nëpër botë Në burgjet jashtë Shqipërisë gjenden 2000 shqiptarë Në Irak janë burgosur me 5 vjet e 1 muaj dy fjerëkë për shkelje të paligjshme të kufirit faqe 5

Kjo qeveri mbahet vetëm në një spinë

Me këtë opozitë qeveria shqiptare rron edhe me një prizë të vetme Të paktën aq pak dritë, do të lejojë qeveria, sa opozitarët të shikojnë lajmet me Berishën dhe me Meksin duke i rezistuar opozitës

Forcat e rendit në pazarin e së dielës

Elbasan Forcat e rendit në pazarin e së dielës Alarm i shkaktuar nga frika e protestave Gjelat e detit shpallen të padëshiruar për qytetin Namazgjaja, sheshi më i preferuar i qytetit të Elbasanit për tregëtim, të dielën që kaloi do të grumbullonte në mjediset e tij më tepër njerëz se kurrë. Ndoshta ngaqë është e diela e fundit e shit-blerjes për këtë vit, dhe ata që shisnin dhe ata që blinin, qenë mbledhur në të me obligimin e besidimit reciprok, pa marrë parasysh shiun e rrëmbyer që binte pa pushim. Festa e Vitit të Ri, që përkon me të dielën e kësaj jave, kushtëzojnë më tepër këtë mori qytetarësh e fshatarësh njëherësh. Por, ç’është për t’u theksuar, “dendësinë” e të pranishmëve e shtuan së tepërmi kurbanët e natës së festës së Vitit të Ri, gjelat e detit. Megjithatë, mund të themi se nuk ka qenë shka[k] për zhurmë prania e këtyre shpendëve martirë. Alarm i forcave të rendit, sirenat e gjata e pa ndërprerje të makinave policore, kodet e ndryshme të transmetimit në radio, janë kushtëzuar në veçanti tek grumbullimi i jashtëzakonshëm i njerëzve. Shqetësimi për një grevë spontane nga ana e të pranishmëve në këtë bulevard, si shenjë proteste ndaj mungesës së energjisë elektrike, ka krijuar pargjykimin e mobilizimin njerëzish tek forcat e ruajtjes së rendit. Në këtë “operacion” të hetush është përfshirë edhe titullari kryesor i Komisariatit të Rendit, por ky aksion “blic” ka përfunduar me një fund qesharak. Policët spastrues, pasi janë siguruar se në këtë grumbullim të pavetëdijshëm nuk ka ndonjë tentativë të qëllimshme, janë hedhur në sulm kundër gjelave të detit, të cilët janë konsideruar nga këta të fundit, si të padëshiruar në shëtitoren e këtij bulevardi. Këto shpendë lafshekuqe e të pafajshme, sëbashku me zotërit e tyre janë përzënë nga sheshi i tregëtimit pa shkaktuar ndonjë incident. Në përfundim të këtij misioni policor, veç shijes së hidhur që lenë spastrime, në shesh mbetën puplat e lagura të gjelave të detit, si dhe tek tuk ndonjë jashtëqitje e këtyre shpendëve. Këto ndotje ekologjike patjetër duhet t’i ketë pastruar shiu i kësaj dite që ra pa pushim në pazarin e Namazgjasë. BESIM DYBELLI

Vazhdon lidhja e kontratave për vitin 1995

Do të vazhdojë deri më datë 30 Dhjetor 1994 lidhja e kontratave me agjensitë e shitjes së gazetës “Koha jonë” nëpër rrethe. Të interesuarit të paraqesin të gjitha dokumentet e nevojshme: likujdimin financiar, liçensën e tatimeve dhe faturat e gazetave Financa e “Koha Jonë”