Dështim në bisedimet greko - shqiptare
Nuk nënshkruhet asnjë marrëveshje e parashikuar
Serreqi - Papulias gjatë takimit në Tiranë foto A. BABANI
Bisedimet midis ministrave të jashtëm Papulias e Serreqi pësuan dështim duke ngecur në çështjen e hapjes së shkollave për minoritarët grekë në Shqipëri, të kërkuar nga Athina por të refuzuar nga Tirana.
Mbrëmë vonë, në përfundim të një tjetër mbledhjeje të shkurtër midis Papuliasit e Serreqit, të dy ministrat tentuan megjithatë të minimizonin mosmarrëveshjet midis Athinës e Tiranës. Ministri ynë i Jashtëm theksoi mbrëmë se “ekzistojnë disa probleme në fushën e edukimit të minoritetit grek, por këto nuk janë të rëndësishme dhe duhen kapërcyer”. “Gjithnjë sipas Serreqit, “sistemi ligjor në Shqipëri u jep të njëjtat të drejta të gjithë minoriteteve që gëzojnë të njëjtin edukim të denjë për standartet europiane”, dhe më pas ai siguroi se “të gjithë fëmijët e minoritarëve në Shqipëri mund të ndjekin edukimin privat që dëshirojnë paralelisht me atë publik.
Duke nënvizuar se këto probleme i përkasin pikërisht respektimit të të drejtave të edukimit të minoritetit grek në Shqipëri, Papulias theksoi udhëheqësit shqiptarë të “braktisin zemërngushtësinë” në drejtim të tej komuniteti.
Sipas një burimi të informuar grek, Athina e kushtëzon firmosjen e marrëveshjes së parashikuar për legalizimin e rreth 150.000 emigrantëve shqiptarë me hapjen e shkollave publike për minoritarët kudo që jetojnë anëtarë të këtij minoriteti.
Në të kundërt, Shqipëria propozon që greqishtja të bëjë pjesë në mësimdhënien vetëm si gjuhë e dytë dhe 3-5 orë në javë. Përsa i përket marrëveshjes së punësimit sezonal, z. Serreqi tha se megjithëse ajo ishte gati për t’u nënshkruar, Shqipëria do të vepronte “sikur ajo tashmë të ketë hyrë në fuqi”.
Të dy ministrat siguruan se ishin në favor të vazhdimit të dialogut dhe sipas ministrit tonë të Jashtëm “takimet e Athinës ishin të rëndësishme ashtu siç janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira midis dy vendeve”. Serreqi deklaroi se të dy vendet po përgatitin vizitën e ardhshme të kreut të shtetit grek, Stefanopulos, gjatë së cilës duhet të firmoset edhe një traktat miqësie. I pyetur për këtë takim, Papulias tha se modaliteti i përkasin presidencës së Republikës.
Vizita e Serreqit, i cili mbërriti të enjten në Athinë dhe sot kthehet në Tiranë, u karakterizua nga një varg vonesash e anulimesh. Nënshkrimi i marrëveshjes së parashikuar në programin zyrtar nuk u bë, bisedimet e djeshme që duhej të zgjasnin, sipas parashikimeve të funksionarëve grekë, qenët e shkurtëra dhe konferenca e shtypit që do të pasonte u shty. Në fund fare ajo u anulua dhe ministrat preferuan t’i bënin deklaratat e tyre secili më vete.
Gjyqi i Nanos më 12 shtator
Dje-Kasacioni cakton datën për në Plenium
Dje dosja “Nano”, nga Apeli niset në Tepelenë
Dje-Kasacioni cakton datën për në Plenium Gjyqi i Nanos më 12 shtator Dje dosja “Nano”, nga Apeli niset në Tepelenë
TIRANË - Dita e parë e punës në Gjykatën e Kasacionit, pas pushimeve vjetore të muajit Gusht, përfundoi me shpalljen e datës së gjyqit për liderin socialist Fatos Nano në Pleniumin e kësaj gjykate. Pas dhjetë ditësh, vetëm 24 orë pas takimit të presidentit Berisha me Clintonin në SHBA, dosja e numrit 1 të PS do të jetë mbi tavolinën e 11 gjyqtarëve të Pleniumit, në sallën qendrore të Kasacionit. Ndërkohë që dje, për çudi, si asnjëherë në praktikën e deritanishme gjyqësore, dosja ndodhet në Apel pas gjykimit të Nanos për efekt të hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal, niset në drejtim të gjykatës së Tepelenës.
Gjyqi për mbrojtje ligjshmërie për Fatos Nanon pas ndërprerjes së tij më 26 korrik të këtij viti do të vazhdojë këtë muaj. Dje me firmën e Drejtorit të Administratës Gjyqësore të Kasacionit, z. Krenar Hadëri, në orën 15.00 shpallet lista e gjykimeve të para për këtë muaj nga Pleniumi i kësaj gjykate. I dyti në listën e të gjykuarve, figuron emri i kryetarit të socialistëve shqiptare. Është ora 10.00 e datës 12 të këtij muaji koha e destinuar për vazhdimin e gjykimit për mbrojtje ligjshmërie për Nanon. Kodi i Ri i Procedurës penale që hyri në fuqi plot një muaj më parë nuk e parashikon më Pleniumin e Kasacionit si strukturë gjyqësore dhe njëkohësisht nuk do të ketë më gjykime për mbrojtje ligjshmërie në të. Pavarësisht prej kësaj, megjithë mbrojtja e ligjshmërisë për Fatos Nanon është një proces në vazhdim, ajo do të vazhdojë të zhvillohet. Këtë gjë e deklaroi edhe në konferencën e tij për shtyp kreu i Kasacionit z. Brozi. Sipas tij vendimi për vazhdimin e gjykimit të kësaj çështje e ka marrë vetë Pleniumi i kësaj gjykate më 26 korrik të këtij viti me 9 vota pro dhe 1 kundër, vendim i cili është i detyrueshëm për zbatim. Përveç këtij gjyqi për mbrojtje ligjshmërie, këtë muaj pritet edhe një proces tjetër për Nanon po në këtë gjykatë. Vetëm 10 ditë më parë në Kasacion kanë mbërritur kërkesa e kryesocialistit dhe e avokatëve të tij. Kjo kërkesë ka të bëjë me vazhdimin e gjykimit të Nanos në këtë gjykatë pas Tepelenës dhe Apelit për shkak të hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal. Në gjykatën e shkallës së dytë prokurori i saj z. Skënder Demiri kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjykuarit nga burgu, ndërkohë që gjyqtarët e lanë atë përseri në qelitë e Bënçës. Sipas praktikës së derisotme gjyqësore me datën 21 të muajit të kaluar, kur mbushej plot një muaj nga gjykimi i kësaj çështje dhe meqë ishe urdhëruar edhe kërkesa për shkallën e tretë, dosja nga Apeli duhej të përfundonte në Kasacion. Jo vetëm atë ditë por edhe tani pas një jave dosja nuk ka shkuar në këtë gjykatë. Nga burime të brendshme të gjykatës së Apelit mësohet se dosja “Nano” është nisur për në Tepelenë. Sipas juristëve do të duhen të paktën edhe dy javë që kjo dosje të vijë përsëri në Tiranë.
ALFRED PEZA
EKSPRES SPORT Çdo të dielë
Nesër një revistë e re
Gjithçka për kampionatin e futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij
Nga 3 shtatori, çdo të dielë, sportdashësit do të kenë në duar një revistë të re Sport Ekspres. Rezultatet, klasifikimi, kronikat dhe komentet e ndeshjeve të kampionatit kombëtar të futbollit që luhen të shtunën, do t’i keni të plota tek Sport Ekspres i së dielës.
Kërkoj të më hapet dosja
Dje: konferencë shtypi e Kryetarit të Kasacionit
Brozi: “Kurrë nuk kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”
Brozi kërkon ndjekje penale për gazetarin e RD
Dosja e Kryetarit të Kasacionit në Gjykatën Kushtetuese
Dje: konferencë shtypi e Kryetarit të Kasacionit
Kërkoj të më hapet dosja
Brozi: “Kurrë nuk kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”
■ Brozi kërkon ndjekje penale për gazetarin e RD
Dosja e Kryetarit të Kasacionit në Gjykatën Kushtetuese
Qeveria padit Brozin
faqe 2-3