Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 8 Shtator 1995

Bllokohen punimet e Parlamentit

Deputetët kanë pritur më kot dje pas dite për disa orë që të fillojë seanca e parë e sesionit të dytë e punimeve të Parlamentit. Kryesia nuk ka gjetur konsensus për rendin e ditës. Shaqir Vukaj, Nanik Dode dhe Skënder Gjinushi kanë këmbëngulur që punimet të fillojnë me thirrjen e Kryeministrit Meksi për të shpjeguar rreth incidentit të rrethimit nga policia të Gjykatës së Kasacionit. Nga ana tjetër reshtja Pjetër Arbnori, Tomor Malasi dhe Ali Spahia kanë votuar kundër kësaj interpelance duke sjellë kështu bllokimin e zhvillimit të seancës së parë të punimeve të Parlamentit. “Puç brenda sistemit kushtetues” “Të bëjmë gjithçka që kjo kullë të mos pushtohet nga pushteti politik i Berishës” faqe 2
Shaqir Vukaj Nanik Dode Skënder Gjinushi Meksi Pjetër Arbnori Parlamentit Gjykatës Së Kasacionit

Çështja Brozi hyn në Ambasadë

Dje përfaqësues të opozitës takohen me trupin diplomatik Diplomatët rumunë, amerikanë dhe gjermanë bashkohen me shqetësimin e opozitës Dje përfaqësues të opozitës takohen me trupin diplomatik Çështja Brozi hyn në Ambasadë Diplomatët rumunë, amerikanë dhe gjermanë bashkohen me shqetësimin e opozitës faqe 3 Dokle Kakaluka, Gjinushi, Ceka duke dalë dje pas takimit në Ambasadën amerikane
Brozi Dokle Kakaluka Ceka Azem Hajdari Ambasadën Amerikane

Dy nga të tetët akuzohen për masakrën e Peshkëpisë

Pas deponimeve të pjestarëve të MAVI-t Ata janë shtetasit grekë Jorgos Anastasulis dhe Apostolos Karvelas, përkatësisht ish-pjesëtarë të forcave të armatosura dhe të policisë greke Gjashtë muaj pas arrestimit të shtatë personave në afërsi të kufirit greko-shqiptar, të cilët sipas organeve kompetente po ktheheshin nga një tentative e dështuar për të sulmuar një repart ushtarak shqiptar, duket se zbulimi i autorëve të masakrës së Peshkëpisë më 10 prill 1994, ka hyrë në rrugë të mbarë. Pas një seance maratonike pyetjesh, hetuesi i prokurorit i çështjes u komunikuan masën e paraburgimit dy shtetasve grekë, ish-oficeri të ushtrisë Jorgos Anastasulis dhe ish-oficeri të policisë Apostolos Karvelas, në akuzën e pjesëmarrjes në sulmin kundër qendrës stërvitore të rekrutëve shqiptarë në Peshkëpi. Në vendimin përkatës, që u mor pas një mbledhjeje të gjatë, hetuesi Panadhehoru dhe prokurori Psarakis nënvizojnë për dy të pandehurit: “Janë veçanërisht të rrezikshëm dhe ekzistojnë prova që, po të lihen të lirë, do të mund të kryejnë prapë akte të paligjshme.” Pas shtetasit shqiptar, Angjello Koka[?]veshi, i cili ishte liruar në kushte para disa javësh, hetuesi shkarkoi nga dyshimet për pjesëmarrje në masakrën e Peshkëpisë edhe për pesë shtetasit e tjerë nga Shqipëria: Fredi Beleri, Mario Kutula, Harallamb Jorgo Papa dhe Jorgo Kristo, nën arsyetimin se “hetimet nuk nxorrën fakte të cilat do të mund t'i fajësonin”. Ndërsa u liruan pa asnjë kusht nga kjo akuzë, ata vazhdojnë të mbahen të paraburgosur për armët “Kallashnikov” që iu gjetën gjatë arrestimit, si dhe nga kontrollet e ushtruara ato ditë në Athinë. Procedura e kryerjes së deponimeve plotësuese filloi të tensionuar që me sjelljen e të pandehurve tek hetuesi. Rreth 20 përkrahës të të arrestuarve qenë mbledhur në oborrin e hetuesisë dhe hidhnin parrulla si: “Me tanke të hymë në Shqipëri” apo “Liri dhe drejtësi për vorioepirotët”. Gjatë marrjes në pyetje i pandehuri Jorgo Anastasulis protestoi në mënyrë shumë originale ndaj vërejtjes së hetuesit se alibia e tij për 10 prillin ishte e paqëndrueshme dhe se nën[a?] e të pandehurit do të mund të arrestohej për dëshmi të rreme. Anastasulis rrëmbeu një gotë uji dhe e përplasi me forcë në dysheme, e pastaj nisi t'i binte murit me kokë, çka shkaktoi ndërprerjen e marrjes në pyetje. Zhvillimet e fundit duket se vërtetojnë zërat, të cilat para disa ditësh thoshin se rishikimi i hetimeve ka nxjerrë në dritë fakte të reja, që provojnë implikimin e dy shtetasve grekë në masakrën e Peshkëpisë. Intensifikimi i procedurave juridike pas vërejtjes publike të kryeministrit Andreas Papandreu për të shikuar me më ashpërsi çështjen, përforcon bindjen se qoftë edhe një sasi minimale drite do të hidhet mbi veprimtarinë agresive të qarqeve të caktuara nacionaliste që veprojnë nëpërmjet ekzekutorëve të tillë si organizata MAVI, dhe që ka shumë e errësuan ardhmërinë e marrëdhënieve greko-shqiptare. BOB STOUN, Athinë
Apostolos Karvelas Panadhehoru Psarakis Angjello Koka[?]veshi Fredi Beleri Peshkëpisë Kufirit Greko-Shqiptar Peshkëpi Shqipëri Athinë

EKSPRES SPORT

Çdo të dielë Gjithçka për kampionatin e futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij Gjithashtu në Sport Ekspres ndeshja e fundit e Kombëtares sonë, të rejat e fundit në ekipin te Teutës për sfidën e kupave të Evropës me italianët e Parmës. Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të vlefshme për eliminatorët e kampionatit evropian të futbollit. Adhuruesit e lojërave me dorë do të gjejnë pasqyrimin e ndeshjeve të skuadrave tona në kupat e Evropës, ndërsa ata të futbollit ndërkombëtar do të gjejnë dy figur[a?] të futbollistikë të të djeshmes dhe të sotmes
Europë Parmës