Klinton i ka premtuar Berishës Rikthim i autonomisë së Kosovës
Berisha: Klinton më siguroi se SHBA do të ngulin këmbë për kthimin e autonomisë së mëparshme
Klinton i ka premtuar Berishës
Rikthim i autonomisë
së Kosovës
Berisha: Klinton më siguroi se
SHBA do të ngulin këmbë për
kthimin e autonomisë së mëparshme
Presidenti Berisha deklaroi dje në një intervistë për agjensinë Rojter se presidenti i SHBA, Bill Klinton i ka premtuar se do të bëjë presion mbi Serbinë për rikthimin e autonomisë së Kosovës. Berisha tha se Klintoni i ka thënë atij në një takim të enjten se SHBA janë duke vëzhguar trajtimin e popullatës së Kosovës dhe se do të mbështesin zbatimin e të drejtave të njeriut të kësaj popullsie.
faqe 3
Dje në Parlament Arben Lika jashtë Parlamentit
Në vend të tij, deputeti i listës Hysen Bajrami
Dje në Parlament
Arben Lika
jashtë
Parlamentit
Në vend të tij,
deputeti i listës
Hysen Bajrami
Përsëri pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës ka vazhduar dje seanca plenare e Kuvendit Popullor. Janë regjistruar sipas kartave të pjesëmarrjes nga kompjuteri 74 deputetë.
Pandorje problem janë miratuar projektligjet “për një ndryshim në ligjin për ndërtimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e sistemit të ujitjes e kullimit”, “për përdorimin dhe administrimin e pullave e taksave”, “për lëshimin e pasaportave për jashtë shtetit dhe dhënien e vizave” dhe projektligji “për ratifikimin e konventës financiare ndërmjet RSH, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Portit të Durrësit për projektin e themelit të trageteve Durrës”.
Deputeti Bahri Bregu që e mori fjalën në fund të seancës, informoi deputetët e pranishëm në emër të komisionit të Mandateve dhe Imunitetit se me kërkesën e deputetëve të PD, në vend të Arben Likës, i dënuar nga gjykata për kontrabandë, do të jetë deputeti i 1 radhës në listën shumëmërore Hysen Osman Bajrami.
Pas miratimit, deputeti i ri Bajrami bëri betimin e deputetit.
Siç dihet, deputeti Lika u arrestua vitin e kaluar në Gjirokastër pasi një maune e destinuar për ndihma humanitare për forumin e rinisë demokratike rezultoi pas kontrollit me cigare. Një operacion i policisë në rrethin e Gjirokastrës solli arrestimin e Likës dhe të ndihmësve të tij që drejtonin e shoqëronin makinën.
Pas gjykimit në shkallën e parë, ai u dënua me 8 vjet nga 10 që parashikonte maksimumi i dënimit për kontrabandë penale për të cilën ai akuzohej. Më pas, gjykata e Apelit e uli dënimin në 3 vjet dhe Gjykata e Kasacionit e uli përsëri dënimin në 12 muaj. Lika u lirua para disa ditësh pas vuajtjes së plotë të dënimit.
Heqja e mandatit të Likës tani pas vuajtjes së dënimit, siç shprehen disa deputetë, buron nga Ligji Elektoral dhe ai Kushtetues.
Dje në Gjykatën Kushtetuese Filloi gjyqi ndaj Zef Brozit
Trupi gjykues nuk përcakton as orën dhe as datën për dhënien e vendimit
Dje në Gjykatën Kushtetuese
Filloi gjyqi ndaj
Zef Brozit
Trupi gjykues nuk përcakton as orën
dhe as datën për dhënien e vendimit
Ka filluar dje në orën 09. 00 në sallën e gjyqit të Gjykatës kushtetuese shqyrtimi i padisë së Qeverisë ndaj Kryetarit të gjykatës së Kasacionit. Kjo çështje ka si objekt të saj dëmshpërblimet e lëshuara nga Kryetari i Kasacionit ndaj vendimeve të formës së prerë që kanë nën kontroll i Ministrisë së Drejtësisë në disa nga zyrat e përmbarimit të rretheve ajo që ka ushqyer me lëndë padinë e Qeverisë.
faqe 2
Në prag të zgjedhjeve PD kërkon të vendosë kritere Politikanët e djeshëm jashtë politikës
Në prag të zgjedhjeve PD kërkon të vendosë kritere
Politikanët e djeshëm
jashtë politikës
Ligji që kërkon të vendosë PD është shantazh
A do të largohen nga skena politike e 96-ës, politikanët që kanë qenë anëtarë të ish-nomenklaturës së lartë të diktaturës?!
Kjo është ideja që ka përcjellë me fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i PD, z. Tritan Shehu pak ditë më parë në tryezën e rrumbullakët të partive politike dhe që është shoqëruar dje në drekë në mikrofonin e Radio-Tiranës me reagimet e drejtuesve të partive të ndryshme politike.
faqe 7
Sport - futboll 9 minutat fatale të durrsakëve
Sport - futboll
9 minutat fatale
të durrsakëve
Zola shënon dy gola
Zjarr kundër një skafi shqiptar
Arrestohen tre trafikantë nga policia greke
Arrestohen tre trafikantë nga
policia greke
KORFUZ - Siç njoftojnë burimet kompetente greke, duke e gdhirë e mërkurë pranë Korfuzit, patrulla e policisë detare ka hapur zjarr kundër një motoskafi shqiptar. Motoskafi, në bordin e të cilit ndodheshin 6 emigrantë klandestinë që donin të kalonin në brigjet greke, ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjes së patrullës për të ndaluar dhe ka rritur shpejtësinë. Pas një përndjekjeje të gjatë, patrulla greke ka hapur zjarr me breshëri dhe plumbat kanë gjetur motorin e skafit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e lëvizjes.
Burime policore njoftojnë se tre nga të arrestuarit janë të njohur për organet kompetente të Korfuzit, pasi në tre muajt e fundit kanë kryer nj[?] sërë vjedhjesh, skafe dhe motora skafesh. Të arrestuarit janë: Murat Emini, 30 vjeç, Teme Shuaj-Pli, 28 dhe Arben Shabani, 25 vjeç.
Gjatë këtij viti organet policore të Korfuzit kanë sekuestruar 8 motoskafe që ishin vjedhur në ishull dhe u janë dorëzuar pronarëve të tyre. 10 shtetas shqiptarë janë vënë deri tani për ndjekje penale, ndërsa janë shkatërruar tre grupe që kishin kryer vjedhje të ndryshme në të gjithë shtrirjen e ishullit të Korfuzit.
BOB STOUN, Athinë
Nesër në revistën AKS
- Mimoza Ahmeti Absurdi koordinativ
- Dritëro Agolli Pak minuta dëshpërim
- Remark Obelisku i zi
- 20 shtator Festivali Folklorik, ngjarja më e rëndësishme kulturore e vitit
- Teatri i Estradës: Spektakël i hijuruar në Amerikë
ITALCOMMERCIO
“Gruppo DIANBOILER” Italia
Materiale hidraulike
Ka ndërruar adresën, nga Qyteti Studenti ka kaluar në Magazinat e tregtisë pranë Frigoriferit.