Vazhdon shkelja e të drejtave të njeriut
Letër dërguar Klintonit përpara takimit me Berishën
Gjykatat mbeten një vegël e shtetit, kufizohet liria e shtypit, vazhdon të ushtrohet dhunë policore
Raporti i Human Rights Watch, organizatës amerikane për të drejtat e njeriut dërguar presidentit Klinton
Siç njoftohemi, një letër e dërguar nga Human Rights Watch Helsinki, organizata e mirënjohur amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i paraprinë takimit Klinton-Berisha. Në këtë letër, kryetari i Human Rights Watch, informon presidentin Klinton mbi problemet e të drejtave të njeriut që ekzistojnë në Shqipëri. Gjithashtu me pak radhë jepen të dhëna mbi pavarësinë e gjykatave dhe sulmin ndaj Brozit, mbi lirinë e shtypit dhe dhunën policore.
Përveç informacioneve të tjera mbi Shqipërinë, në tavolinën e Klintonit ka mbërritur dhe ky raport i shkurtër nga organizata amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që që natyrisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga presidenti amerikan.
faqe 3
Kartelë e letrës së Human Rights Watch dhe karikaturë me mbishkrimet “Gjykata”, “Shtypi”.
Në varrin e Myslym Pezës opozita bën thirrje për Pajtim
Festohet nga opozita 53 vjetori i Konferencës së Pezës
Namik Dokle jep këtë vlerësim për 16 shtatorin: “Për PS-në Peza heroike përfaqëson fillimin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Myslym Peza ka krijuar çetën e parë partizane, bile para De Golit, por ndërsa fjalët e De Golit kunder fashizmit janë të shkruara me germa të mëdha në Harkun e Triumfit në Paris, Berisha e çvarrosi Myslym Pezën natën nga varrezat e dëshmorëve”.
faqe 3
20 vjet për përdhunuesin e një të miture
Ushtari 19 vjeçar në burg se kishte përdhunuar një vajzë 9 vjeçare
VLORË - 20 vjet heqje lirie i ka dhënë gjykata ushtarak e Vlorë për 19 vjeçarin E.H, i akuzuar për krim e marrëdhënies seksuale me dhunë ndaj një të miture.
Përdhunimi i të miturës 9 vjeçare ndodhi në fillim të muajit maj duke shkaktuar një efekt tronditës tek qytetarët. Duke u mbështetur në rezultatet e dosjes hetimore, prokurori ushtarak dha këtë tablo të rrethanave të ngjarjes.
“Në mesditën e datës 4 maj, 19 vjeçari E.H, ushtar në një repart ushtarak të Vlorës, fillimisht e ka joshur 9 vjeçaren me fjalë fëmijërore, për ta tërhequr më pas në tarracën e një pallati ku ka kryer edhe aktin e dhunshëm...” Kanë qenë prindërit e fëmijës që e kanë çuar atë në spitalin obstetrik-gjinekologjik ku ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar dëmtime të theksuara fizike të shkaktuara nga akti i dhunshëm dhe njëkohësisht është vënë në lëvizje policia kriminale e cila pas disa ditësh ka rënë në gjurmë të agresorit. Pas një pune hetimore të vështirë edhe për shkak të nevojës së ballafaqimit të dy gjinive krejtësisht të kundërta si dhe grumbullimit të të dhënave të tjera u arrit të plotësohej edhe akuza për ushtarin 19 vjeçar, i cili pas vizitës mjekësore u konsiderua i përgjegjshëm mendërisht”.
“Përgjithësisht gjykata nuk i komenton vendimet, - tha kryetari i trupit gjykues z. A. Hysi, pas dhënies së vendimit, por për një vepër të tillë mund të bëhet përjashtim, - shton ai. Gjykata dha një vendim të ashpër, dmth maksimumin që përcakton ligji, - tha z. Hysi. Viktima ka patur jo vetëm dëmtime fizike por edhe tronditje shumë të forta psiqike. Pikërisht për të mos shkaktuar një tronditje tjetër psiqike për të miturën, u zbatua praktika e gjykimit pa praninë e viktimës”, përfundon z. Hysi.
SINAN HIBRO
Rezervat e SHBA janë të drejta
Rreth visitës së Berishës në SHBA - Flasin politikanët
Mendime të drejtuesve të opozitës, Hajdaraga, Gjinushi, Imami, Kalakulla
faqe 7
Përsëri do t’i kthehem politikës
Flet Arben Lika pas heqjes së mandatit nga Parlamenti
faqe 2
EKSPRES SPORT Nesër
Gjithçka për kampionatin e futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij
Përse u largua Viali nga Kombëtarja italiane, Del Piero tregon aventurën e Dortmundit, Komentet e të gjitha ndeshjeve të ligës së Kampioneve, rezultatet e të Shtunës në kampionatin gjerman, anglez e francez si dhe koment i finales së kampionatit evropian të volejbollit
ITALCOMMERCIO
“Gruppo DIANBOILER” Italia
Materiale hidraulike
Ka ndërruar adresë, nga Qyteti Studenti ka kaluar në Magazinat e tregtisë pranë frigoriferit.