Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 20 Shtator 1995

Nano nuk do të gjykohet në Plenium

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin Dje mbledhje urgjente e kryesisë dhe e deputetëve të PS: Emri i Fatos Nanos që nga Bënça akuzon -Mbajtësin e dekoratës së hajdutit Arsidi -Furnizuesit me karburant të kriminelëve Miladiç dhe Karaxhiç, nëpërmjet rrugëve të Shqipërisë -Shitësit e armëve dhe municioneve shqiptare në Ruanda -Organizatorët e trafikut të klandestinëve që nga Azia në brigjet e Vlorës dhe të Pulias -Tregtarët e paskrupullt të fëmijëve dhe vajzave shqiptare -Pushtetarët e përzier në korrupsionin e grabitjes së pasurive kombëtare dhe të fondeve publike në rrugë, ujësjellësa, spitale dhe shkolla Shfuqizohet si antikushtetues vendimi i Pleniumit të Gjykatës së Kasacionit të datës 26 Korrik 1995 për shqyrtimin pas datës 31 korrik të kërkesës për mbrojtje ligjshmërie të Fatos Nanos”. Ky ishte vendimi i marrë dje në ore 14.00 nga Gjykata Kushtetuese pas një padie që kishte ngritur Qeveria për shpalljen antikushtetuese të Pleniumit të Kasacionit. Vendimi është marrë disa orë para shqyrtimit të kërkesës për mbrojtje ligjshmërie të caktuar për sot në orën 10.00 në Kasacion, nga ana e kryetarit të PS. faqe 3
Fatos Nano Miladiç Karaxhiç Arsidi Bënça Shqipëri Ruanda Azia Vlorë

Vritet për 10 lekë të reja

Pretenca kërkon mbi gjysëm shekulli burg Grindje për 10 lekë të reja dhe mbi gjysëm shekulli burg. Është vrarë me pistoletë automatike pronari i një lokali në zemër të Tiranës dhe gjashtë persona janë vënë në bankën e të akuzuarve. Të implikuar në delikt rezultojnë edhe dy shtetas të tjerë, por ende në kërkim nga policia. faqe 2
Tiranë

Për traktet akuzojmë SHIK-un dhe policinë

Përderisa organet e shtetit deri tani nuk po e bëjnë një gjë të tillë, kemi të drejtë të akuzojmë implikimin e vetë këtyre organeve: të Policisë dhe të SHIK-ut, në ndërmarrjen e veprimeve të tilla, për t’i dhënë dorë Berishës që të akuzojë opozitën dhe veçanërisht PS. Përmbajtja e trakteve të përfolura bie sy të ngjashme me përmbajtjen e rubrikave të “RD” në të cilat PS akuzohet për “antiamerikanizëm”. Deklaratë e zëdhënësit të PS faqe 4
Berishës

Akuzohen për vrasje dhe grabitje

Dje në Gjykatën e Tiranës tre të rinj nga Kamza Një dëshmitar arrestohet në sallën e gjyqit TIRANË- Është zhvilluar dje në një nga mjediset e Gjykatës së kryeqytetit çështja ndaj tre të rinjve nga Kamza. I akuzuar për një vrasje me thikë të ndodhur mbi dy vjet më parë njëri prej tyre duhet të përgjigjet edhe për bashkëpunimin në një vjedhje të mëvonshme. Ndërkohë që i treti i procesit për dëshmi të rreme arrestohet në sallën e gjyqit. Kanë qenë Vladimir Manuka, Lutfi Peza dhe Iluf Azemi që u ulur në bankën e të akuzuarve duhet të përgjigjen për dy ngjarje të ndodhura në një distancë prej një viti nga njëri tjetri. Në mars të vitit 1994 pasi ka kaluar në periferi të Tiranës një makinë me targë të rrethit të Korçës në mesnatë është sulmuar nga 4 persona të cilët sipas aktakuzës kanë rrëzuar dhe i kanë grabitur të tre personat që gjendeshin në makinë. Kapja e Manukës ka shërbyer si shkak për prokurorinë për ta akuzuar atë si autor për një vrasje të ndodhur më parë të vitit 1993. Azemi është thirrur në gjykatë në fillim me cilësinë e dëshmitarit. Duke qënë se hetimet e tij u çmuan të rreme nga ana e gjykatës ndaj tij u morr masa e arrestit në sallën e gjyqit. Për vrasjen me thikë të ndodhur dy vjet më parë në një lokal të Kamzës dëshmitari i kësaj ngjarje Fatmir Bali dëshmoi se Manuka nuk e ka goditur viktimën dhe se ai nuk ka patur thikë në dorë në momentin e ngjarjes. Këto dëshmi sipas gjyqtarëve ishin të kundërta me thëniet e tij në hetuesi. Për këtë dëshmitari kërkoi ballafaqim me hetuesit. Ndërsa përsa i përket grabitjes së makinës njëri nga të dëmtuarit në rolin e dëshmitarit, për shkak të natës nuk dallonte dot se kush ishte autori i rrahjes në natën e grabitjes. Për vazhdimin e mëtejshëm të gjyqit kryetari i trupit gjykues z. Qazim Gjona caktoi orën 09.30 të shtunës së kësaj jave. A.P
Vladimir Manuka Lutfi Peza Iluf Azemi Fatmir Bali Qazim Gjona Gjykatën E Tiranës Kamza Tiranë Korçë Kamzës

Njoftime të shkurtra

Në mbledhjen e Byrosë Politike të rinisë Kristian Demokrate Konventa Rinore e PAD pranohet anëtare f.4 E vret sa kishte ndërtuar lokal në tokën e tij Mbrohet me alibinë: “Nuk[n?] e krimit isha në Maqedoni” f.2 Një 60 vjeçar tenton të diplomohet Thyen rekordin e Nolit Rivazhdon shkollën pas 38 vjetësh f.5
Nolit Maqedoni

Kërkohen të punësohen 25 vajza dhe djem

Kjo kërkesë bëhet nga “MBA” Ltd (sh.p.k.) Më hollësisht lexoni faqe 9

ITALCOMMERCIO

“GRUPPO DIANBOILER” Italia Materiale hidraulike Ka ndërruar adresë, nga Qytet Studenti ka kaluar në Magazinat e tregtisë pranë frigoriferit.
Itali Qytet Studenti