Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 22 Shtator 1995

Parlamenti shkarkon Zef Brozin

Dje në Kuvendin Popullor - Mbërrin propozimi i Berishës Grupi parlamentar i PD shndërrohet dy herë në Parlament Dje në Kuvendin Popullor - Mbërrin propozimi i Berishës Parlamenti shkarkon Zef Brozin Grupi parlamentar i PD shndërrohet dy herë në Parlament Shkarkimi i Brozit tregon se politika shqiptare hyn në fazën e totalitarizmit të hapur, të neokomunizmit të veshur me petkun e rreckosur të demokracisë së Berishës Vetëm në katër minuta ka ndodhur ajo që është pritur prej kohësh: shkarkimi i Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, grupi parlamentar i PD është mbledhur për të diskutuar dhe problemi kryesor ka qenë çështja Brozi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në orën 18.30 minuta, është çelur seanca plenare e Kuvendit Popullor nën drejtimin e zotit Arbnori. Ai menjëherë ka lexuar një letër të Presidentit të Republikës drejtuar Parlamentit, ku nisur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Berisha i kërkonte parlamentit shkarkimin e Brozit nga të gjitha funksionet. faqe 3
Zef Brozi Gjergj Zeifi Arbnori

Dita e djeshme e sfidës politike dhe ekzekutive të pushtetit kundër kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, do të mbetet në historinë e nesërme si vija e frikshme që ndan tentativën shqiptare për demokraci dhe forcën pushtetërore për ta asfiksuar këtë rrymë. Dje, njerëzit me siguri kanë kuptuar se principi demokratik u shkelmua. Dje Gjykata supreme e shtetit dominua nga inati i papërmbajtur i kreut të shtetit. Për një shoqëri që ka hyrë në rrugën demokratike ky është rreziku më i madh; tani e tutje këtu mund të ndodhë gjithçka. Përderisa qeveria hyn në konflikt dhe kontrollon veprimtarinë e Gjykatës së Kasacionit dhe të kryetarit të saj, kjo nënkupton devijim të rolit qeveritar dhe inkriminimin të saj. Gjithçka mund të pritet nën një qeveri të tillë. Përderisa Presidenti i shtetit nuk bëhet garant i raporteve të drejta kushtetuese të pushteteve, përderisa ai nuk dëgjon sinjalet demokratike perëndimore rreth konfliktit me kryetarin e Kasacionit, kjo tregon se vepron instikti më përçmues në kushtetutëse. Përderisa Gjykata Kushtetuese, e thirrur e paligjshme, kthehet gati në gjykatë fakti, kjo do të thotë se gjyqi në emër të popullit mund të merret për dore si manare. Përderisa Parlamenti shqiptar vetëm me deputetë e partisë në pushtet, voton shkarkimin e kryetarit të Kasacionit për katër minuta, në fshehtësi të plotë nga grupet e tjera parlamentare, kjo do të thotë se organi ligjvënës i shtetit mund të bëjë gjithçka nën magjinë e urdhërit të Njëshit. Përderisa Gjykata e Kasacionit rrethohet me forca policie, përgjohet, asfiksohet e sulmohet, kjo do të thotë se goditet altari i drejtësisë së qytetarit dhe ndërkohe të altarit i bëhet për nderëshmëri kreut të shtetit. Tani edhe kreu i shtetit është i lirë të bëjë gjithçka, por edhe qytetari është i lirë të presë gjithçka. Në një pikë të tillë kaosi është në kulm. Dje nuk u godit vetëm kryetari i Kasacionit. Dje individi duhej të ishte më i shqetësuari për atë që bënte pushteti me ligjin. Synimi i afërt i pushtetit politik ishte që të mos lejonte rrëzërdrejtë për kryetarin e opozitës socialiste, z. Nano, synimi është që procese të rrezikshme gjyqësore si Arsidi etj., të mos bien në duar të pastra. Kështu i krijohet komoditet korrupsionit e padrejtësisë, dhe i zbehet rryma drejtësisë. Në kushtet kur shqiptarët po shkojnë drejt zgjedhjeve të reja elektorale, dita e djeshme e kakllitjes me drejtësi ishte sinjali më i qartë se nuk pret sa Shqipëria të ketë një parlament të ri, papërzier në këtë aferë të rrezikshme, një klasë politike të gatshme për demokraci. Ndërkohë ishte një sinjal për tani e tutje, individi dhe liria e tij mund të presin gjithçka. Cili është sot e tutje garanti i lirise dhe drejtësisë së individit?! FRROK ÇUPI
Frrok Çupi Nano Shqipëri

Mbrohet ndaj akuzave për shpifje

Filloi gjyqi ndaj kryetarit të asamblesë së PAD TIRANË - Gazetari 24 vjeçar dhe kryetari i asamblesë së PAD z. Gjergj Zeifi para gjyqtarëve. Personi ndaj të cilit janë hapur deri tani 8 çështje penale dje filloi për t'u përgjigjur ndaj dy prej tyre. Përballë tij kanë qenë dy emra jo pak të njohur. I pari prof. Bujar Hoxha dhe më pas ish-shefi i komisariatit të Gjirokastrës me kohë në masakrës së Peshkëpisë, Ylber Mera. Ka përfunduar hetimi gjyqësor dhe në mësymjen tjetër prokurori do të shpallë pretencën për të. I arrestuar tre javë më parë në Shkodër dhe i transferuar në Tiranë në fillim të javës së kaluar, Gjergj Zefi akuzohet për shpifje. Në gazetën e pavarur “Lajmetari” ku 24 vjeçari ka qenë kryeredaktor, më 23 shtator të vitit 1993 është botuar shkrimi me titull “B.Hoxha i drejtohet Mehmet Elezit” dhe me nëntitull “Letër miqësore mikut tim të vjetër”. Ky artikull mban nënshkrimin B.Hoxha. Akuzues ndaj drejtuesit që ka lejuar botimin e këtij shkrimi ka qenë Bujar Hoxha. Ai pretendon se qënë fyer dhe se shkrimi i adresohet në emër të tij. Këtë ai e provon me faktet e paraqitura ku B. Hoxha autor i shkrimit del se është kushëri me Sabri Godon, Leka Toton dhe se vazhdon të punon në arkivin qëndror të shtetit. Në shkrim përmendet edhe një replikë me Rexhep Qosen dhe Hysni Milloshin, ku këtij të fundit B. Hoxha i ka deklaruar se edhe unë jam komunist si ti. Zefi deklaroi në sallën e gjyqit se ishte hera e parë që e shihte Bujar Hoxhën. Ai disponon origjinalin me shkrim dore të artikullit dërguar në redaksinë e tij nga një person i quajtur Besnik Hoxha nga Tirana ku për këtë ai kishte treguar edhe pasaportën. Kjo çështje është hapur vitin e kaluar në Shkodër ku më pas është mbyllur për mungesë të elementëve të krimit. Sipas gazetarit ka qenë një telefonatë e kry... (vijon në faqen 2)
Mehmet Elezi Sabri Godo Leka Toto Rexhep Qosja Hysni Milloshi Tiranë Gjirokastër Peshkëpi Shkodër

Përmbytje masive në gjithë Shqipërinë

Tre të vdekur dhe mijëra dollarë dëme faqe 4
Shqipëri

Kundërshtohet ligji i genocidit

Pas heqjes së Brozit mbledhje e grupit parlamentar të PD - Merr pjesë përsëri Berisha Pas heqjes së Brozit mbledhje e grupit parlamentar të PD - Merr pjesë përsëri Berisha faqe 3
Princesha Diana Gjergj Zeifi

Nesër në AKS

Nga festivali folklorik i Beratit Bajraktarizmi në letërsinë shqipe Pse u ringjall kanuni Gratë shqiptare - ishull pa asnjë lidhje me delegacionin qeveritar Vazhdon historia e dashurisë së princeshës Diana Evolucioni i tekstëve të rrokut në shekullin e 20.
Ylber Mera Berat

Kërkohen të punësohen 285 vajza dhe djem

Kjo kërkesë bëhet nga “MBA” Ltd (sh.p.k.) Më hollësisht lexoni faqë 9

ITALCOMMERCIO

“Gruppo DIANBOILER” Italia Materiale hidraulike Ka ndërruar adresë, nga Qyteti Studenti ka kaluar në Magazinat e tregtisë pranë frigoriferit.
Qyteti Studenti