Miratohet ligji kundër genocidit
Opozita bojkoton votimin e ligjit
Pas 11 orë diskutimesh në Parlament
Dokle: “Nuk njohim paçavuret e paradekretu-
ara të zotit Berisha”
Gjinushi: “Nuk mund të ndyhemi dhe nuk e
njohim një ligj të tillë antikushtetues”
Që sot, dhjetëra politikanë e ish politikanë nuk kanë të
drejtë të zgjidhen. Mes tyre Fatos Nano, Dritëro Agolli,
Skënder Gjinushi, Shkëlqim Cani, etj. etj.
Pikërisht në çastin kur dita e sotme ka zëvendësuar të
djeshmen, në orën 00.01, projektligji për luftën kundër geno-
cidit është shndërruar në ligj. Ka qenë një ditë e tensionuar
pune, që ka nisur me një fjalim të kryetarit të kryesisë së
kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, i cili pas pak e bëri një pas-
qyrë të luftës kundër komunizmit të partisë së tij dhe krimeve
të diktaturës, ka theksuar se ata që do të dënohen për genocid do
të përgjiqjen vetën për thyerjen e ligjeve të asaj kohe, pra, të
komunizmit. Më pas ka filluar maratona e gjatë e diskutimeve
dhjetëminutëshe të deputetëve. Qëndrimet e partive, të parla-
mëruara edhe më parë përmes masmedias pas propozimit për
projektligjin, nuk kanë ndryshuar as në diskutimet e deputetëve.
Kronika e plotë e seancës së
djeshme parlamentare,
diskutime të deputetëve mbi
ligjin për genocidin faqe 3,7
Kronika e plotë e seancës së djeshme parlamentare, diskutime të deputetëve mbi ligjin për genocidin faqe 3,7
Enigma Brozi: Pedagog apo i burgosur
Prej dy ditësh Brozi mungon në publik
Enigma Brozi: Pedagog
apo i burgosur
Dosja Kallafatos mund të rihapet
f.2
Policia pushton territorin e Frigoriferit
Vendimi i gjykatës nuk ka marrë ende formë të prerë
Policia pushton
territorin e Frigoriferit
Vendimi i gjykatës nuk ka
marrë ende formë të prerë
faqe 4
Përleshje mes grekëve dhe amerikanëve
Përleshje mes grekëve dhe
amerikanëve
Qindra protestues grekë kërkojnë largimin e ushtarëve amerikanë nga Korfuzi
Qeveria greke dënoi dje inciden-
tin e ndodhur një ditë më parë midis disa qindra grekëve që protesto-
nin kundër luftës në Bosnje dhe
detarëve amerikanë që po largo-
heshin nga ishulli i Korfuzit. Ajo
nuk e mori përsipër fajin për këtë
problem duke u shprehur se pro-
testat në Greqi janë të ligjshme, ash-
tu si dhe anijet amerikane kanë
hyrë në mënyrë të ligjshme në ishu-
llin e Korfuzit. Greqia është i vetmi
midis shteteve perëndimore që ka
mbajtur lidhje të ngushta me
Serbinë që me fillimin e luftës në
ish Jugosllavi në vitin 1991. Mbësh-
tetja që iu ka dhënë serbëve e ka vënë
Greqinë në divergjenca të mëdha me
SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore
të cilët fajësojnë serbët për nxitjen e
luftës në Ballkan. Dëtarët amerikanë
dhe protestuesit grekë janë rrahur me
shkelma, grushta dhe me mjete të tjera
rrethanore me të cilat kanë qëlluar
edhe mbi aeroplanmbajtëset ameri-
kane. Disa qindra protestues thërris-
nin: “Jo anijët luftarake amerikane në
portin tonë”, “Amerikanët jashtë nga
Korfuzi”, “Amerikanët janë vrasës”,
etj. Duke parë gjendjen, detarët
amerikanë formuan një kordon për
të moslejuar protestuesit të hynin në
vendkomandën e portit dhe në
aeroplanmbajtëset “Amerika” dhe
“Normandia”. Në fillim të këtij muaji
media greke ka kritikuar ashpër
goditjen e pozicioneve serbe me ra-
keta “Tomahouk” të lëshuara nga
aeroplanmbajtësja “Normandia”.
Greqia anëtare e BE dhe NATO ka
kritikuar në mënyrë të përsëritur çdo
ndërhyrje nga jashtë në gadishullin
e Ballkanit dhe ka refuzuar pjesmar-
rjen në operacionet luftarake kundër
Serbisë. /Reuters
Socialistët mohojnë takimin
“Nuk merremi me një gazetë të SHIK-ut”
Mbi takimin e fshehtë të Kryetarit të Parlamentit me krerët e PS
Mbi takimin e fshehtë të Kryetarit të
Parlamentit me krerët e PS
Socialistët mohojnë
takimin
“Nuk merremi me një gazetë të
SHIK-ut”
f.2
Sot në AKS
Nga festivali folklorik i Beratit
Bajraktarizmi në letërsinë shqipe
Pse u ringjall kanuni
Gratë shqiptare - ishull pa asnjë lidhje me delega-
cionin qeveritar
Vazhdon historia e dashurisë së princeshës Diana
Evolucioni i teksteve të rrokut në shekullin e 20.
Kërkohen të punësohen 25 vajza dhe djem
Kërkohen të punësohen 25 vajza
dhe djem
Kjo kërkesë bëhet nga “MBA” Ltd (sh.p.k.)
Më hollësisht lexoni faqe 9
ITALCOMMERCIO
“Gruppo DIANBOILER” Italia
Materiale hidraulike
Ka ndërruar adresë, nga Qyteti Studenti ka kaluar në
Magazinat e tregtisë pranë frigoriferit.