Burgjet gati për genocidistët
Pas miratimit të ligjit, “pastrohen” qelitë speciale
Prokuroria e Përgjithshme gati për emërimin e grupeve të hetimit
faqe 2
Burgu i Tiranës
PSD: Berisha të mos e firmosë ligjin
Gjinushi shpreson tek aleancat e qendrës
Ligji për genocidin është ligj mbi biografitë
“Ndërsa ne jemi l urdhëruar prokuroria për hetime, në nenin 3 të ligjit kundër genocidit shpallen fajtorët dhe kriminelët pa gjyq. Sipas Kodit të sotëm Penal, krimet kundër njerëzimit dënohen maksimumi me 15 vjet burg”, deklaron Skënder Gjinushi në konferencën e djeshme për shtyp. Pra nëse hapen procese në bazën e logjikës dhe nomenklaturës së ligjit Genocid, kryetari i PS-së Fatos Nano, kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi, kryetari i PA-së Lufter Xhuveli dhe dhjetra politikanë të tjerë, përveç humbjes së të drejtës për t’u zgjedhur deri në vitin 2002, kanë të hapur dhe rrugën e qelisë. Gjinushi i bën thirrje Berishës që të mos e dekretojë këtë ligj antikushtetues, ndërsa nga ana tjetër bën thirrje që “tërë partitë opozitare, nga e majta në të djathtë duhet të mbrojnë parimet bazë kushtetuese”
faqe 3
SHBA nuk humbi asnjë predator në Bosnje
Përgënjeshtrohen lajmet e Pentagonit
Të 4 avionët spiunë janë në aerodromin e Gjadrit
Njëri nga avionët spiunë në aeroportin e Gjadrit
SHBA mund të mos jenë treguar të sinqertë lidhur me lajmet për zhdukjen e aeroplanëve spiunë mbi hapësirën e Bosnjes. Burime të mirinformuara në aerodromin e Gjadrit kanë konfirmuar praninë e “Predatorëve” në hangarët e ngritur enkas nga ekipi amerikan për fluturaket e kushtueshme. Ata janë të paprekur, precisoi burimi, që të 4 që filluan operacionin në korrik. Vetëm njëri është pak i dëmtuar.
SHBA sollën në korrik 4 nga 10 avionët “predator” që janë prodhuar me kosto të lartë, për informacionet të sakta mbi terrenet luftarake në Bosnje. Para pak kohësh Pentagoni dha lajmin se dy “Predatorë” u zhdukën në Bosnje, pasi njëri u godit nga serbët dhe tjetri i detyruar u komandua te veshkatërrohej. Më vonë u dha lajmi se iku dhe një “Predator” i tretë. Lajmet e Pentagonit mund të jenë kushtëzuar nga disa faktorë ku përmendet së pari interesi amerikan për ndezjen e sedrës militare dhe së dyti justifikimi para aleatëve të NATO-s, mbi monopolin e informacioneve. Pak javë pas fillimit të operacioneve, e përditshmja franceze “Le Monde” shprehte shqetësimin e Francës se SHBA i përdorin informacionet vetëm për vete, duke mënjanuar aleatë si Franca që ka angazhuar në Bosnje mijra ushtarë nën uniformën e UNPROFOR-it. Fillimisht operacioni i “Predatorëve” të papilotuar ishte menduar të zgjaste 60 ditë, por meqithëse koha ka kaluar “Predatorët” vazhdojnë misionin. Po ashtu po duken në çdo kohë në qyte e në pika zbulivëse të Lezhës pjesëtarë të ekipit amerikan që u instaluan në aerodromin e Gjadrit para ardhjes së avionëve spiunë. Lehtësisht të dallueshëm prej automjeteve ushtarake, apo prej gjendjes ushtarake të larushë civile, amerikanët duket se janë të kënaqur me vazhdimin e misionit.
A. RR
“Nuk takoj një opozitë komuniste”
Fini: pro emigrantëve, kundër opozitës
Godo: “Rikthimi i socialistëve do të ishte katastrofë për Italinë”
Godo:
“Rikthimi i socialistëve
do të ishte
katastrofë
për Italinë”
foto A. BABANI
faqe 3
Jepen çmimet e Festivalit të Beratit
Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve
Në vend të parë: Malësia e Madhe dhe Xhevahire Gashi e Tropojës
Çmimi i dytë për grupe
Grupi polifonik i Çamërisë
Grupi i fyjeve të Gramshit
Çmimi i dytë për individë
Rapsodi lahutar të grupit të Lezhës Gjokë Noraj
Xhemali Abdyriat i Korçës
Çmimi i tretë për grupe
Grupi i valltarëve të Dibrës
Grupi polifonik i Mallakastrës
Grupi i Pukës
Çmimi i tretë për individë
Shyhr Maliq gezhyli i Kosovës
Xan Zyberi i grupit të Tiranës
Yzeir Guri i grupit të Skraparit
Kupën e Festivalit
Grupi i shqiptarëve të Malit të Zi - Ulqin, Grupi i Kosovës, Grupi i Kërçovës, Grupi i grave të Mandricës Bullgari
Çmimi për Shoqatat Kulturore më të mira
Shoqatës Kulturore Elena Gjika, Përmeti
Çmimi i veçantë
Grupit Folklorik të Beratit
ITALCOMMERCIO
“Gruppo DIANBOLLER” Italia
Materiale hidraulike, nga Qyteti Studenti ka kaluar në
Ka ndërruar adresë, nga Qyteti Studenti ka kaluar në
Magazinat e tregtisë pranë frigoriferit.