Berisha dekreton “genocidin”
Presidenti mendohet vetëm tre ditë për të eliminuar kundërshtarët
A do të paditet Berisha në Gjykatën Kushtetuese?
Presidenti mendohet vetëm tre ditë për të eliminuar kundërshtarët
Berisha dekreton “genocidin”
A do të paditet Berisha në Gjykatën Kushtetuese?
Berisha u mendua vetëm pesë ditë për të dekretuar “Ligjin kundër Genocidit”. Por ndoshta ai është menduar edhe më pak për të eliminuar nga politika kundërshtarët e tij kryesorë në qoftë se fundjava e kaluar si qytetar dhe jo si president duke menduar për bukën e përditshme, për ndeshjen e ardhshme të Teutës me Parmën, ose për ndonjë film artistik, mendime të cilat në rast se i ka patur nuk duhet t’i kenë lënë kohë të tepërt për ligjet e shtetit. Me pak fjalë, presidentit i është dashur vetëm e hëna, e marta dhe e mërkura për të menduar për kundërshtarët politikë.
(vijon në faqe 3)
Ligji antigenocid, akt vandal ndaj të drejtave të njeriut
Intervistë me z.Arben Imami deputet i PAD
faqe 7
Genocidi dhe kundërgjenocidi
Neofashisti Fini ngop oreksin e Berishës
Pas deklaratave të Finit se e majta në Shqipëri ka mbetur komuniste
Incident në spitalin e burgut
Polici tenton të vrasë komandantin e tij
I kishte dhënë masë disiplinore
Dy gra grabisnin me armë refugjatët
faqe 2
Këmbana alarmi për partitë e vogla
faqe 3
Ambasada Italiane kërkon garanci kthimi
Për ndeshjen Parma - Teuta
TIRANË - Nga burime të brendshme dhe tepër të sigurta kemi mësuar se Ambasada Italiane pas sinjalizimeve që ka rreth faktit se pjesa dërrmuese e delegacionit sportiv dhe jo e tillë, që do të niset për ndeshjen e kthimit të Kupës së Kupave Teuta-Parma nuk do të kthehet ka kërkuar si më poshtë:
1. Sekretari i KF Teuta Romeo Semini të firmosë për garancinë e kthimit në atdhe pas ndeshjes të të gjithë delegacionit që do të shkojë në Itali
2.Garanci kërkohet nga ambasada dhe për ekipin e futbollit dhe drejtuesit e tij.
3.Në rast se nuk do të kthehet qofte edhe një pjesëtar i delegacionit, ndaj KF Teuta do të vendoset gjoba prej 250 mijë USD.
A.D
Serreqi nuk i lëshon pe Papulias
Nju Jork
Serreqi nuk i lëshon pe Papulias
Thirret komisioni i përbashkët për shkollat greke
Ministri i Jashtëm grek, Karolos Papulias, ka shfrytëzuar takimin e djeshëm me homologun shqiptar, Alfred Serreqi, për të përsëritur kërkesën e Athinës për hapjen e tre shkollave shtetërore në gjuhën greke në tre qytetet e jugut: Gjirokastër, Delvinë, Sarandë.
Takimi u zhvillua dje në një nga mjediset e Pallatit të Qelqtë të OKB-së në Nju Jork, ku të dy ministrat ndodheshin për të marrë pjesë në punimet e kësaj organizate.
Të dy ministrat kanë mbajtur të njëjtin qëndrim që patën gjatë takimit të tyre në Athinë katër javë më parë. Papulias ka insistuar, Serreqi nuk ka lëshuar pe. Të dy kanë patur një mosmarrëveshje për shkak të numrit të minoritarëve të cilin Papulias e ka paraqitur më të lartë se Serreqi. Për të verifikuar shifrat në terren dy ministrat i janë kthyer traditës së njohur të komisioneve të përbashkëta dhe kanë vendosur që komisioni me gjashtë vetë, tre për secilën palë të fillojë urgjentisht nga puna. Kërkesa e palës greke tashmë është kthyer në një nyje gordiane. Ajo madje ka eklipsuar edhe temat e tjera të diskutimeve të mjalt problemeve faktik që presin zgjidhje: si legalizimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, heqja e sistemit të vizave për shtetasit grekë që udhëtojnë në Shqipëri, etj.
Gjithsesi, ndonëse takimi i djeshëm nuk pati ndonjë rezultat konkret për të dyja palët, sipas mediave greke, takimi ka qenë i përzemërt dhe dialogu vazhdon të mbetet i hapur.
ILIR BABARAMO
Kërkohen 4 muaj burg
Drejt përfundimit gjyqi ndaj Gjergj Zefit
Zefi: “Kërkoj drejtësi sepse ndihem i pafajshëm”
Drejt përfundimit gjyqi ndaj Gjergj Zefit
Kërkohen 4 muaj burg
Zefi: “Kërkoj drejtësi sepse ndihem i pafajshëm”
TIRANË- Është zhvilluar seanca e parafundit e gjyqit ndaj presidentit të asamblesë së PAD dhe gazetarit Gjergj Zefi.
Prokurori i çështjes ka kërkuar dy herë nga dy muaj burg për dy akuza ndaj tij ndërkohë që avokati dhe vetë gazetari kanë kërkuar pafajësi. Nesër në ora 10.00 e ka fjalën trupi gjykues të thotë fjalën e fundit për 24 vjeçarin.
Me fillimin seancës së djeshme të gjyqit ndaj Gjergj Zefit prokurori i çështjes z. Kadri Skreka ka kërkuar rikualifikimin e veprës penale për të cilën ai akuzohet. Pas protestës së avokatit dhe ndërhyrjes për vendim trupi gjykues nuk e pranoi këtë kërkesë duke e detyruar prokurorin të japë pretencën.
I arrestuar gati një muaj më parë Zefi akuzohet se ka konsumuar kundravajtjen penale të shpifjes të bërë botërisht në gazeta të ndryshme për prof. Bujar Hoxhën dhe Ylber Merajën, ish shef i komisariatit të Gjirokastrës në kohën e masakrës së Peshkëpisë. Dy përfaqësuesit e akuzës kërkojnë deklarimin fajtor të gazetarit për shpifje dhe dënimin e tij me katër muaj heqje lirie.
Ka qenë pas kësaj radhe e avokatit Artan Gjylbegu që të bëjë mbrojtjen e klientit të tij. Ai me argumenta juridike hodhi poshtë pretendimet e palës akuzuese duke kërkuar pafajësi për klientin e tij. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Zefi tek ka deklaruar: “ Kërkoj drejtësi sepse ndihem i pafajshëm”.
Gjykatja z. Miranda Noja ka caktuar orën 10.00 të ditës së nesërme si kohën për të dhënë vendimin për presidentin e Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike.
A.P
ITALCOMMERCIO
“Gruppo DIANBOLLER” Italia
Materiale hidraulike
Ka ndrruar adresë, nga Qyteti Studenti ka kaluar në Magazinat e tregtisë pranë frigoriferit.