Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 3 Tetor 1995

SHBA përgënjeshtron Berishën

Departamenti i Shtetit nxjerr të vërtetat e vizitës së Berishës Brozi dhe Nano janë diskutuar në Amerikë Protesta dëshmon se Brozi është shkarkuar kundër vullnetit të Uashingtonit Protesta e fundit e departamentit amerikan të shtetit në favor të Brozit vërtetoi se Berisha është një aktor i mirë dhe një politikan i keq, që di të qeshë edhe pas mesazheve të këqija, por që nuk di të perceptojë mesazhet. Duke dalë hapur në mbrojtje të Brozit, amerikanët përgënjeshtruan qind për qind Berishën, i cili pas kthimit nga Uashingtoni deklaroi publikisht se çështja Brozi as që është përmendur fare në SHBA. Fytyra e qeshur e Berishës nga Uashingtoni mund t'i ketë ngrohur me të drejtë pasuesit e tij në Tiranë, të cilët shkarkimin e Brozit dhe ligjin për genocid i përkthyen si garanci të marra në Shtëpinë e Bardhë ose ç'shtë më keqja, si vendime të marra në Uashington. faqe 3
Godo Zef Brozi Fatos Nano SHBA Uashington Tiranë

Matematika e PS: 1 në çdo 2 vota

Matematika e PS: 1 në çdo 2 vota Miting i 3000 socialistëve në Durrës Pëllumbi: Berisha duhet të garantojë kalimin paqësor të pushtetit nga PD tek PS "Duam të fitojmë 1 në çdo 2 vota dhe si opozitë të kemi 2/3 e parlamentit të ardhshëm", deklaron dje objektivin elektoral të PS-së zv/kryetari Servet Pëllumbi para 3000 socialistëve durrsakë të mbledhur për të inauguruar fillimin e fushatës elektorale të PS-së në shkallë kombëtare. Në pallatin e sportit të mbushur plot, flamujt kombëtarë dhe fotografitë e liderit të burgosur socialist Fatos Nano, mbisundonin rreshtat dhe shkallët. "E duam Fatos Nanon" - ishte thirrja më e përmendur gjatë një ore e gjysëm miting. Çdo gjë shkoi qetësisht, megjithëse policia dhe 4 furgonë dhe dy makina të mëdha mbushur me policë i kishte marrë masat për të ndërhyrë në rast nevoje. faqe 2
Servet Pëllumbi Godo Fatos Nano Perparim Sanxhaku Durrës

Dosja Nano mbërrin në Kasacion

Pas dy muaj e gjysëm mbaron odiseja e sorollatjes U nis nga Apeli për në Tepelenë ditën e gjyqit të Brozit në Kushtetuese TIRANË- Ka përfunduar odiseja e sorollatjes së dosjes së liderit socialist Fatos Nano pas gjykimit në Apel që në korrik të këtij viti. Megjithë kundërshtimet e fuqishme të avokatit të tij dhe grupit parlamentar të PS, dosja u mbajt padrejtësisht e kyçur në kasafortën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit z. Përl Martini. I gjykuar për efekt të hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal në fillim në gjykatën e rrethit të Tepelenës ku numri 1 i PS kreu dënimin, çështja i kaloi Apelit. Më 21 korrik, prokurori i kësaj çështjeje kërkoi lirimin e menjëhershëm të Nanos ndërkohë që gjykata pranoi se ai përfiton por i fali Nanos vetëm 1 vit burg, duke mos marrë parasysh efektin proporcional të përfitimit. Vetëm një javë më vonë ka qënë Parlamenti ai që bëri një ndryshim të ligjit i cili i rekomandonte se bëhej për të lënë në burg kreun socialist. Por mbrenda afatit një mujor për të bërë kërkesën në gjykatën e shkallës së parë u skutë, ka qënë avokati Perparim Sanxhaku ai që e gjeti hapësirën e nevojshme në mënyrë që çështja t'i kalohej për gjykim Kasacionit. Menjëherë pas kësaj filloi edhe lufta e shtetit kundër kryetarit Brozi. Megjithëse ligji e detyronte në mënyrë taksative, kryetari i Gjykatës së shkallës së dytë Përl Martini pengoi dërgimin e dosjes në kohë, aq sa e detyron grupin parlamentar të PS ta padisë atë në gjykatën e Tiranës. Sipas burimeve brenda Apelit mësohet se dosja është nisur për në Tepelenë vetëm ditën që është caktuar data e gjyqit për në Gjykatën Kushtetuese ndaj Zef Brozit pas padisë së Qeverisë për të. Pak ditë më pas disa vendime të tij për pezullimet e vendimeve në zyrat e përmbarimit u shpallën antikushtetuese. Në të njëjtën ditë votohet në Parlament nga grupi parlamentar i PD dhe shkarkimi i tij. Dje dosja "Nano" ka mbërritur në Gjykatën e Kasacionit nga ku pritet dhe caktimi i datës për gjykimin e saj, A. P
Fatos Nano Zef Brozi Përl Martini Perparim Sanxhaku Tiranë Tepelenë

Ndalohen 8 trafikantë droge

Policia greke ndaloi tetë trafikantë droge, 4 grekë dhe 4 shqiptarë dhe sekuestroi 23 kg hashash, - njoftoi dje agjensia franceze e lajmeve AFP duke iu referuar burimeve të policisë greke, Katër trafikantët grekë që u ndaluan nga policia të premten ju gjeten 7 kg hashash ndërsa 4 trafikantëve shqiptarë që u ndaluan në periferi të Athinës iu gjeten 10,6 kg kanabis. Sipas AFP-së, policia arriti të kapte, gjithashtu, edhe 5,4 kg kanabis brenda një kolie, të dërguar me kamionin e rrugës portare të Kakavijës, malli kishte për destinacion Janinën. Kolia në fjalë nuk u kërkua nga njeri dhe u gjet në depon e seksionit të udhëtimeve të Janinës.
Athinë Kakavijë Janinë Greqi