Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 6 Tetor 1995

Koncert i politikanëve në “Rogner”

Kryetari i parlamentit bavarez pritet me këngë Koalicioni folklorik Spahija-Godo, prishet nga ndërhyrja e Dokles Ali Spahija, nënkryetari i PD dje e ka “argëtuar” jo pak Presidentin e Parlamentit të Bavarisë, Johann Bohm, kur në prani të pjesëtarëve të tjerë të delegacionit gjerman dhe të liderëve të partive politike shqiptare, në hotel “Rogner”, ka nisur të këndojë një këngë nga Shqipëria e Jugut. E djathta shqiptare, zërit të Spahisë i është përgjigjur ndërkohë me ison e liderit republikan Godo, i cili më pas së bashku me Spahinë u “zunë” disi ngushtë kur duetit të tyre i është shtuar nga e majta edhe zëri i socialistit Namik Dokle. Por trioja Spahija-Godo-Dokle nuk ka funksionuar gjatë, sepse dy zotërinjtë e kanë ndërprerë në çast koalicionin folklorik me shokun Dokle. Ndërhyrja e Dokles në duetin Spahija-Godo duket se ka qenë sa e papritur aq edhe e papranueshme dhe për më tepër është konsideruar si një provokacion i rëndë në prani të të huajve. Ndërkohë nuk dihet se cila ishte kënga dhe aq më pak dihet menyja e ushqimeve si dhe përzierja e pijeve që duhet të ketë shkaktuar hare ndër politikanët shqiptarë. Ajo që dihet me siguri është se gjatë këngës pjesëtarët e delegacionit gjerman kanë parë disa herë njëri-tjetrin në sy dhe kanë porositur ujë të gazuar për gjithë tavolinën. (vijon në faq 3)
Ali Spahija Johann Bohm Godo Namik Dokle Bavarisë Rogner Shqipëria E Jugut

Merruni me krokodilët dhe jo me peshqit e vegjël

Dje në parlament - Interpelancë me zv.kryeministrin Vrioni për kontrabandën ekonomike Vrioni: Kontrabandën e kemi plotësisht nën kontroll Dokle: Ne vjedhim, bota s’na shikon Dje në parlament - Interpelancë me zv.kryeministrin Vrioni për kontrabandën ekonomike Merruni me krokodilët dhe jo me peshqit e vegjël Vrioni: Kontrabandën e kemi plotësisht nën kontroll Dokle: Ne vjedhim, bota s’na shikon Dokle duke marrë fjalën në emër të grupit të tij parlamentar tha se “pulla”-n e qeveris[m], bota ne ndiqmon [?] ka degjeneruar në praktikën “ne vjedhim, bota s’na shikon”. “Si mund të quhet administratë serioze ajo lloj administrate, vazhdoi Dokle, që për shitjen e armëve deri në Afganistan jep përgjigje: ‘Ne ua kemi dhënë firmave private!’ Më tej, duke përmendur disa nga masat për ndalimin e kontrabandës, ai tha se një nga masat ishte fakti që PD-ja hoqi nga stafi drejtues i ndërmarrjes “Shqiponja” pesë deputetë që e kriminonin atë. Ju i keni bllokuar një firme kthimin e 1.5 milion dollarëve, të sekuestruar nga organet financiare, por që një gjykatë kërkon t’ia rikthejë. Dhe kjo është e fshehura gjykatës së Apelit e drejtuar nga P[e]l Martini, njeriu që po nderon një vilë, jo vetëm të bukur, por dhe më të fortë se Shahu i Iranit sepse podrumin e ka me pllaka plumbi. Detyra juaj është ta verifikoni faqe 2
Vrioni Pel Martini Shahu i Iranit Nano Afganistan Iran

Të gjitha rrugët s’të çojnë në Tiranë

Gjithnjë e më vështirë për të udhëtuar drejt Tiranës 16 milionë dollarë akordohen nga Banka Botërore për rrugën Tiranë-Milot Gjithnjë e më vështirë për të udhëtuar drejt Tiranës Të gjitha rrugët s’të çojnë në Tiranë 16 milionë dollarë akordohen nga Banka Botërore për rrugën Tiranë-Milot F.6
Tiranë Tiranë-Milot Milot

Lart flamujt e kongreseve

Deri në dhjetor PD, PS, PSD, PAD në kongres Si do të zgjidhet dilema e kryetarëve: Nano, Selami dhe Gjinushi nuk kandidohen si deputetë Deri në dhjetor PD, PS, PSD, PAD në kongres Lart flamujt e kongreseve Si do të zgjidhet dilema e kryetarëve: Nano, Selami dhe Gjinushi nuk kandidohen si deputetë faqe 3
Selami Gjinushi Xhyheri

Të martën vendimi për “Arsidin”

Procesi drejt përfundimit në shkallë të dytë Kërkohet ndryshimi i kualifikimit të veprës për të akuzuarit Procesi drejt përfundimit në shkallë të dytë Të martën vendimi për “Arsidin” Kërkohet ndryshimi i kualifikimit të veprës për të akuzuarit Xhyheri, Hoti, Saliu dhe Tartari gjatë procesit të djeshëm foto F. BILANI faqe 4 Xhyheri, Hoti, Saliu dhe Tartari gjatë procesit të djeshëm foto F. BILANI
Hoti Saliu Tartari F. Bilani Reshat Arbana

Nesër në AKS

1. Aktori i njohur shqiptaro-francez Reshat Arbana aktualisht për AKS - Pjesa magjike e Shqipërisë 2. Washington DC ’95 - Shqipëria fiton çmimin e parë në festivalin e filmit dokumentar televiziv me materiale arkivore 3. Fituesi i çmimit “Kadare” kërkon të afrohet data e ceremonisë së dhënies së çmimit 4. Filozofia e vdekjes në poezitë e D. Agollit 5. Rroku shqiptar në fokus - Flet boxieri Lako : “Fish Hook” 6. Attilio Bertolucci - Letmitu [?] të përgjakëm [?]
Kadare D. Agolli Lako Attilio Bertolucci Shqipëri Washington Dc