Hetime Speciale për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar
"Anti-genocidi"- Kush e ka rradhën pas Peçit?
Nga Prokuroria e Përgjithshme çështja i kaloi dje Prokurorisë së Tiranës
Çështjen po e ndjek nga afër një nga zv/prokurorët e kryeqytetit
"Anti-genocidi"- Kush e ka rradhën pas Peçit?
Hetime Speciale për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar
Nga Prokuroria e Përgjithshme çështja i kaloi dje Prokurorisë së Tiranës
Çështjen po e ndjek nga afër një nga zv/prokurorët e kryeqytetit
faqe 2
Ka filluar të ketë lëvizje të mëdha kohët e fundit për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar në vitet e kaluara shqiptare. Vetëm një muaj pas rihapjes për herë të tretë të kësaj çështje nga një treshe hetuesish të Prokurorisë së Përgjithshme, dje ajo i është kaluar organit të kryeqytetit. Eshtë një grup special, i përbërë nga një prokuror dhe dy hetues, ai që do të shqyrtojë me preçedencë këtë ngjarje, nën kujdestarinë edhe të njeriut prej zv/prokurorëve të Tiranës. Sipas të dhënave tepër të rezervuara brenda organit të hetimit, ky veprim është bërë me qëllim që brenda një kohe shumë të shpejtë të mund të vihen nën përgjegjësi disa nga ish pushtetarët më të lartë të asaj kohe. Ka shumë mundësi që nga kjo çështje të mund të dalin edhe të tjerë që do pasojnë të arrestuarin numër 1 të "Anti-genocidit", Shefqet Peçi.
Tanket në qendër të kryeqytetit ditën e ngjarjeve në Shkollën e Bashkuar
Fatos Nano le të mos lirohet nga burgu
Opozita duhet të këpusë urën Nano - Berisha
faqe 4
PD e PS rrezikojnë të lënë selitë
Një flamur dhe një banjo, pengesë për ish-pronarët
KORÇË - PD e PS do të zhvillojnë fushatë politike në rrugë? Të dyja partitë rrezikojnë të dalin nga selitë dhe "kërcënimi" u vjen nga ish-pronarët.
Ndërsa komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave u ka njohur trashëgimtarëve të familjeve Turtulli dhe Qyteza të drejtën e kthimit të godinave, është gjykata që do të vendosë për ndarjen midis trashëgimtarëve pretendente. Janë zhvilluar disa seanca gjyqësore por një flamur dhe një banjo janë bërë shkak që të dy partitë të vazhdojnë ende veprimtarinë në selitë aktuale. Eshtë rihapur para pak ditësh hetimi gjyqësor për çështjen e selisë së PD ndërsa pritet të jepet vendimi. Dy palët pretenduese, të familjes Turtulli, kanë pengesë vetëm një emër. Nëse flamuri që paraqitet në një foto të ndërtesës është francez ose jo. Pasi kështu do të përcaktohet edhe vjetërsia e godinës. Dhe do të jetë sipas gjykatës një ekspert historian që do të bëjë vlerësimin pas të cilit është lënë seanca e ardhshme në 20 tetor. Ndërsa për dy trashëgimtare të familjes Qyteza që kërkojnë pronësinë e selisë së PS del një tjetër vështirësi. "Gjykimi vazhdon që nga shtatori i këtij viti sepse duhet të provohet nëse godina dy katshe është ndërtuar për një apo dy familje" shprehen gjykatësit të cilët ditën e mërkurë bënë këqyrjen në vend të godinës. Dhe më shumë se numri i dhomave, këtë çështje e përcakton edhe numri i banjove në godinë. Gjithsesi çdo duket se shkojnë drejt përfundimit dhe duket që dy partitë kundërshtare rrezikojnë t'u ndodhë një fat i njëjtë, dalja pa seli pikërisht gjatë fushatës elektorale.
GEZIM ASHIMI
Na fajëson gjykata jo qeveria
PAD nuk do ti bindet ligjeve që eleminojnë kundërshtarët
faqe 3
5000 familje verilindore drejt Tiranës
Interpelancë e zv/kryeministrit Shehi dje në parlament
faqe 2
Demokracia shqiptare e komprometuar
PD e ka bërë më pis nga të gjithë shoqërinë shqiptare
Intervistë me Skënder Gjinushin, f.7
Dialog mes Beogradit e Prishtinës
Berisha në Bruksel: pesë pika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Klaes: NATO nuk mund të ndërhyjë në Kosovë
Berisha në Bruksel: pesë pika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Dialog mes Beogradit e Prishtinës
Klaes: NATO nuk mund të ndërhyjë në Kosovë
f. 3
Nesër në AKS
- Poezi nga fituesi i çmimit Nobel irlandezi Samues Heaney
- Ministria e Kulturës shpall fituesit e vitit për letërsinë
- Intervistë me regjisorin e famshëm polak Filip Bajo, një prodhues i filmit "Kolonel Bunker" me regji të Kujtim Çashkut.
- Festivali Kombëtar i Teatrit në Vlorë, polemika, pro dhe kundra.
- Planifikimi familjar dhe niveli i edukatës seksuale në Shqipëri.
Albanian Airlines
Kompania jonë për në
Munih
Romë
Bolonjë
Shkup
Stamboll
MYNIH
BOLOGNJË
ROMË
SHKUP
STAMBOLL
Për çdo informacion drejtohuni tek Zyra Qendrore e Albanian Airlines
Rruga Durrësit 202,
Numër tel. (42) 428-57, 351-62, 351-38, 284-61