Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 13 Tetor 1995

Gjithë rrugët çojnë në Romë

Berisha në Itali. Nënshkruhet Traktati i Miqësisë Berisha-Njeriu që investon investimet e të tjerëve Kur përpara tre ditësh tha se fushata elektorale në Shqipëri ka kohë për t'ia filluar, Berisha ishte si rrallëherë i sinqertë. Kjo sepse fushatën elektorale e qe filloi në Amerikë dhe që po e vazhdon në Evropë, ai akoma nuk ja ka vendosur ta sjellë në Shqipëri. Vizitat e fundit në Bruksel, Romë dhe më pas në Bon duket se qëllim final kanë tërheqjen e investimeve në vitin e fundit të mandatit të partisë së Presidentit. Berisha me të drejtë mendon se këto manovra do t'ia lehtësojnë fushatën e ardhshme elektorale dhe njëkohësisht ato do të eksplodojnë sa është e mundur gafat në politikën e brendshme. Edhe turi i fundit nëpër Evropë nuk del jashtë skemës tashmë të njohur të presidentit shqiptar. Gjatë këtyre katër vjetëve ai ka ngush-tuar hapësirat për kundërshtarët politikë dhe ka pretenduar zgjerimin e hapësirave ekonomike për qytetarët shqiptarë. Po përfundimi të turit amerikan të cilin e shfrytëzoi në favor të interesave politike, Berisha nisi turin evropian të cilin po e shfrytëzon në favor të interesave ekonomike. Për presidentin shqiptar ka kohë që harta e interesave është e ndarë në dy pjesë: Amerikë dhe Evropë. Nga e para ai kërkon mbështetje politike dhe nga e dyta mbështetje financiare. Ndryshimi me i dukshëm është se në Amerikë ai shkon si kryetar i PD ndërsa në Evropë si President i Shqipërisë. Berisha-Skalfaro gjatë takimit të djeshëm foto Rojter faqe 3
Mustafa Ataseven Skalfaro Itali Romë Shqipëri SHBA Europë

Shefqet Peçi në grevë urie

I arrestuari i parë i "Anti-genocidit" Peçi: “E kam për nder të vdes në burgjet e Berishës” Peçi: "E kam për nder të vdes në burgjet e Berishës" faqe 2
Shefqet Peçi Mustafa Ataseven

3 kg heroinë, 10 vjet burg

I arrestuar për drogë. Jepet vendimi Mustafa Ataseven, 27 vjeçari turk ishte kapur në kryeqytet TIRANË- Është zgjidhur dje pas 21 muajsh përfundimisht fati i personazhit të cilësuar si poseduesi i sasive më të mëdha të drogës të kapur ndonjëherë deri tani në Shqipëri. Gjykatësit kanë firmosur të njëjtën masë dënimi që vetëm pak ditë më parë kishte kërkuar edhe prokurori i kësaj çështje. Procesi i përfunduar dje në Gjykatën e Tiranës përbën rastin e dytë ku qytetarë të huaj gjykohen për trafikim të heroinës. “Mustafa Ataseven shpallet fajtor të veprën penale të mbajtjes dhe shitjes së drogës dhe kërkoj dënimin e tij me 10 vjet heqje lirie”. Ky është vendimi i shpallur dje nga gjyqtari Arjan Balliu në seancën përfundimtare ndaj qytetarit turk. Ngjarja ka ndodhur në fillim të shkurtit të vitit të kaluar pranë vendit të quajtur “Zogu i zi” në periferi të kryeqytetit. Ataseven, 27 vjeçari me profesionin e tregtarit ra në grackën e punonjësve të reparteve tona speciale të antidrogës, në momentin tek do të shkëmbente 3 kg heroinë me 60 mijë dollarë. Në asnjë moment ai nuk e kishte pranuar konsumimin e veprës për të cilën akuzohej. Dje ka përfunduar gjyqi në shkallë të parë. Turku është i detyruar, sipas konfirmimit të avokatit të tij z. Kujtim Puto, që të presë gjykimin në shkallë të dytë pas ankimimit që do të bëhet brenda afatit ligjor. A. P.
Arjan Balliu Kujtim Puto Sarnues Heaney Tiranë Shqipëri Zogu i Zi

Nesër në EKSPRES SPORT

Gjithçka për javën e shtatë të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij

Sot në AKS

*Poezi nga fituesi i çmimit Nobel irlandezë Sarnues Heaney *Ministria e Kulturës shpall fituesit e vitit për letërsinë *Intervistë me regjisorin e famshëm polak Filip Bajo, producent i filmit “Kolonel Bunker” me regji të Kujtim Çashkut. *Festivali Kombëtar i Teatrit në Vlorë, polemika, pro dhe kundra. *Planifikimi familjar dhe niveli i edukatës seksuale në Shqipëri.
Filip Bajo Kujtim Çashku Vlorë Shqipëri

Albanian Airlines

Kompania jonë për në Mynih Romë Bolonjë Shkup Stamboll Kompania jonë për në Mynih Romë Bolonjë Shkup Stamboll MYNIH BOLONJË ROMË SHKUP STAMBOLL Për çdo informacion drejtohuni tek Zyra Qendrore e Albanian Airlines Rruga Durrësit 202, Numër tel. (42) 428-57, 351-62, 351-38, 284-61
Mynih Romë Bolonjë Shkup Stamboll