Mjekët grabisin të sapolindurën
Fillon ndjekja penale për 8 mjekë
“Mafia me bluza të bardha”-Shpërthen skandali në maternitetin e Tiranës
Një nënë shkon në maternitetin e kryeqytetit për të lindur dhe mjekët i grabisin foshnjen. Vetëm disa minuta pasi kryesa e qarë për herë të parë, gruaja e ka dëbuar nga materniteti duke i thënë se fëmija ka vdekur. Janë zhdukur më pas numri i femijës, kartela e fëmijës dhe gruaja dhe është falsifikuar ajo e foshnjës. Ka qenë këmbëngulja e tezes së viktimës dhe veçanti imponimi maksimal i drejtorit të maternitetit që ajo qe ka bërë mrekullinë. Fëmija është rikthyer në gjirin e nënës ndërkohë që dje në prokurorinë e Tiranës ka mbërritur kallëzimi dhe ka filluar ndjekja penale për 8 mjekë të maternitetit. Sipas burimeve brenda këtij spitali, në këtë skandal mendohet të jetë përfshirë edhe një nga figurat më të njohura të gjinekologjisë. Megjithëse kjo çështje ka provokuar ardhjen në një mbledhje të jashtëzakonshme të Ministrit të Shëndetësisë, që de kanë filluar tentavat për të zbuluar dhe shërbyer të vërtetën. Por ka një prononcim ekskluzivisht për “KJ” i vetë protagonistës së ngjarjes, ai që hedh dritë mbi skandalin. Megjithatë nuk dihet akoma nëse ky ishte rasti i parë në maternitetet tona apo rastësia zbuloi të fundit.
Mbledhje e jashtëzakonshme në maternitet, merr pjesë ministri i Shëndetësisë
Flet për “KJ” nëna e foshnjes
faqe 2
Ndoshta kandidatët të përbashkët
Ceka: Qëllimi ynë është të skualifikojmë PD
PAD dhe PSD në mitingje të përbashkëta
faqe 3
Pëllumbi: Zeneli është takuar me Berishën
Zeneli: Këto janë skemat e byrosë politike të dosjes Shehu e Hazbiu
Zbulohen arsyet e shkarkimeve në PS
faqe 3
Ligji për genocidin minon demokracinë në Shqipëri
Human Rights Watch Helsinki kërkon nga Parlamenti shqiptar revokimin e këtij ligji
Organizata më e madhe amerikane për të drejtat e njeriut i shkruan Sali Berishës
Shefqet Peçi në gjendje kritike faqe 4
Kapen 5 trafikantë dhe 10 autobote me karburant
Plagosen dy policë me automjetet e kontrabandistëve
Operacion i forcave speciale
SHKODËR - 10 autobote të “burgosur”, 5 kontrabandistë në pranga dhe 2 policë të aksidentuar. Ky është bilanci i suksesshëm por njëherazi dhe dramatik i një “blici” të forcave speciale të kryeqytetit kryer para dy ditësh në fshatin bregdetar të Velipojës në Shkodër. Operacioni kishte filluar në gdhirë të së mërkurës. Forca të shumta të policisë të repartit 711 ardhur nga Tirana kishin “sulmuar” hordhinë e kontrabandistëve të karburanteve të destinuar për në Mal të Zi. Rezultatet e operacionit të policisë në fakt ishin të menjëhershme. U kapën 10 autobote dhe 5 kontrabandistë. Por gjysma e kontigjentit tjetër arriti t’i mbathë nga sytë këmbët. Pasditen e së mërkurës, në përfundim të operacionit vargu i mauneve me “arin e zi” u nis për në drejtim të Lezhës. Por tashmë automjetet e braktisura nga drejtuesit e tyre u zëvendësuan me policë-shoferë të forcave speciale. Por në Torovicë, në afërsi të Lezhës autobotët e zënë “rob” e parakaluan një makinë private e cila përplaset lehtë me njërën prej mauneve. Drejtuesi i saj, Qemal Visha 25 vjeç, po ndiqte repartin 711 nuk arriti të kontrollojë vetën dhe automjeti pasi bëri dy salto përplaset në tokë. “Pas aksidentit unë u largova se kisha frikë mos shpërthente autoboti”, - tregon Agron Sinomaku, polici tjetër që ishte në të njëjtën makinë me Vishën. Për fat të mirë boti nuk kishte me benzinë, por me solar dhe kësisoj nuk ndodhi kurrfarë shpërthimi. Megjithatë aksidenti nuk ishte fare pa pasoja. A. Sinomaku, 21 vjeç nga Klioja e Tiranës ishte dëmtuar rëndë në kraharor, por sipas mjekëve të spitalit ushtarak ku polici ishte shtruar mbrëmjen e së mërkurës, jeta e tij nuk është e rrezikuar. Ndërsa kolegu i tij, Visha, pati një fat akoma më të mirë. Kishte pësuar vetëm një gërvishjte të lehtë. Z. DULE
Vili Klaes në gjyq për korrupsion
Parlamenti i hoqi mbrëmë imunitetin
Lajmet më të fundit të agjencisë Rojter, njoftuan se parlamenti i Belg, me 97 vota pro, 52 vota kundër dhe një votë të pavlefshme vendosi mbrëmë heqjen e imunitetit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Vili Klaes dhe dërgimin e tij para kolegjit të gjykatës së Kasacionit. Imuniteti i Klaes u rrëzua nën akuzën për korrupsion, mashtrim e falsifikim dokumentash. Pas këtij vendimi të parlamentit, pritet që ai të japë dorëheqjen nga posti i tij i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Këto tre akuza janë të mjaftueshme, thotë Gjykata e Kasacionit të vazhdojë hetimet, tha kryetari i komisionit të ligjeve të parlamentit të Belgjikës, Rajmond Langendries.
Nesër në AKS
1. Mbrojtja e mjedisit në kulturë, z. Teodor Laço. 2. Mirazh Lasgushi. Gjillimani pret Ndreken e ardhur nga xhirimet. 3. Mj Polina - Të shtunave me përtyjen e bllok 18 e diskotekë 4. K. Blloshmi: Eca i parë skenës [?] e kengës së fest ’95 - Me rradhë të tjerë kumba. 5. Sado i vështirë, do ta administrojmë.