02/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 shkurt 1995

Zef Brozi nuk i hiqet imuniteti

Mbrëmë në Kuvendin Popullor Zef Brozi nuk i hiqet imuniteti Ditë historike për Parlamentin shqiptar - I ndërpritet rruga pushtetit personal dhe totalitarizmit Mbrëmë në orën 23.30 me 48 vota pro, dhe 54 kundra nuk miratohet heqja e imunitetit të kryetarit të kasacionit. Deputetët e PD treguan dinjitet dhe pavarësi. Për herë të parë gjatë rreth … alisht dhe i çliruar nga paragjykimet, influencat apo urdhërat e Partisë votën e tij. Duartrokitjet e deputetëve të … tra- e para, kryetarit të Kasacion- mentit shqiptar në këto tre vjet qeverisje të pushtetit të politizuar të PD-së. Ishin krijuar edhe precedentë të tjerë si precedenti … ish deputetëve të PD-së, pasi siç e theksuam, deputetët e partive të tjera u deklaruan hapur dhe pa votën e de-

Deputetët e PD treguan dhëmbët dhe pavarësi

al isht votën e tij. Duartrokitjet e deputetëve të grupeve parlamentare ndoshta më shumë se një urim për Brozin, ishin gëzimi i çlirimit të prangave të mendjes të disa deputetëve të PD-së. Mbrëmë, një orë pa shkuar mesnata, deputetët i treguan opinionit publik shqiptar se totalitarizmi në Shqipëri e ka shumë të vështirë të rikthehet. Për herë të parë gjatë rreth tre vjetëve të qeverisjes së pushtetit politik të Partisë Demokratike, dje gjatë votimit për heqjen e imunitetit të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Z. Brozi, u kuptua më në fund se diçka e mirë po ndodh edhe në Shqipëri. Përfundimi i votimit të fshehtë tregoi dy gjëra, njëra më e mirë se tjetra: -e para, kryetarit të Kasacionit nuk i’u hoq imuniteti i kërkuar prej kohësh dhe e dyta, totalitarizmi pësoi goditjen më të egër me ndihmën e votave të Partisë Demokratike. Megjithëse vota e grupit parlamentar të PD-së u deklarua për heqjen e imunitetit të Brozit, votimi i fshehtë i vendosur po me vota krijoi shtratin që çdo deputet të “peshonte” rendimentit të PD-së. Ishin krijuar edhe precedente të tjerë si precedenti Nano, Haxhia, Meta, Hajdari etj, por që parlamenti nuk kishte mundur ti shpëtonte besnikërisë së pushtetit personal e besnikërisë së partisë. Dhe, përveç grupeve parlamentare të PS, PSD, PAD, PDD e PDNJ, edhe deputetë të PD-së u deklaruan kundër heqjes së imunitetit të Brozit. Duhet theksuar se merita e dëshm(e) u takon pikërisht të tjera u deklaruan hapur dhe pa votën e deputetëve të PD-së, vota e tyre nuk mund të merrte vlerën që mori në të vërtetë. Mbrëmë mori kthesë vendimtare demokracia në Shqipëri, që nis pikërisht me fillimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por edhe me reflektimin real të PD-së. Kronika e plotë e ditës së djeshme dhe fjala e Zef Brozit përpara Parlamentit faqe 2, 5

Thika ndërpret jetën e një 22 vjeçari

Pogradec Thika ndërpret jetën e një 22 vjeçari - Është vrarë për motive të dobëta faqe 4

LDK nuk mund të ketë më monopolin e politikës në Kosovë

Po shohim disa shkëndija emancipimi në politikën kosovare faqe 3

S’është çudi të plakem i varfër!

Sa mirë do të ishte sikur diaspora jonë të pëlqente pop-rrokun shqiptar. Atëherë unë do bëhesha milioner.... Aleksandër Gjoka: Dua të mbaj mbi supe vetëm mëkatet e mia faqe 13