Brozi nuk duhet të ndikohet as nga inati ndaj pushtetit, as nga mëshira për refugjatët
Kryetari i Kasacionit duhet të harrojë se sot në datën 8 shkurt në vend të rrobës së gjykatësit mund të ishte veshur me rrobën e të burgosurit
faqe 3
“Bomba-Zhullali” duhet të çmimohet
-Kryetari i Shtetit duhet të gjejë “formulën” e bombës, nëse nuk e di
faqe 2
Vritet një ish-punonjës i SHIK
Shkodër
Vritet një ish-punonjës i SHIK
-Vrasje për hakmarrje apo për motive të tjera?
Është Sokol Hoti, 34 vjeç, ish-oficer i SHIK-ut gjatë viteve 1992-1994 i cili u godit me tre plumba pardje pasdite në lagjen “Kiras” duke mbetur i vdekur në vend, pohojnë burime nga Komisariati i këtij rrethi. Siç njoftohemi, Hoti ka qenë protagonist i disa ngjarjeve politike që kanë ndodhur në Shkodër që prej 2 Prillit e në vazhdim. Emri i tij është përmendur nga drejtuesit e Aleancës Demokratike në një takim publik, si një ndër dëshmitarët që mund të hidhtë dritë mbi vrasjen e Gjovalin Çekinit. Kjo për faktin se mendohet që Sokol Hoti të jetë ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes së 14 Janarit.
Por, vrasja e tij ditën e Hënë mendohet të ketë lidhje me vrasjen e para një muaji të të riut Ritvan Banka me hekjësi. Të akuzuarit për vrasjen e Ritvan Bankës u kapën dhe më pas u liruan. Mendohet se dhe vrasja e Sokol Hotit u bë me hekjësi, duke u nxjerrë në pritën e vrasësit.
Pesë mikrobuza policie mbërritën menjëherë në familjen që mendohet të jetë kryer krimin, por meshkujt e shtëpisë ishin larguar që aty. Nga dëshmitarë të kësaj zone pohohet se në vendin e krimit është plagosur edhe një person tjetër me dy plumba në këmbë. Gjer tani askush nuk është paraqitur në organet e rendit si dëshmitar zyrtar për ngjarjen.
Nuk vendoset përsëri për imunitetin e Rulit e Ukës
Tjetër mbledhje e Komisionit Parlamentar të Mandateve
Nuk vendoset përsëri për imunitetin e Rulit e Ukës
Komisioni kërkon nga Prokuroria të tjera materiale shtesë
Dje u zhvillua përsëri mbledhja e Komisionit Parlamentar të Mandateve për të diskutuar mbi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me heqjen e imunitetit parlamentar të deputetëve Ruli dhe Uka. Siç mësuam pas përfundimit të kësaj mbledhje, përsëri nuk është vendosur asgjë mbi fatin e deputetëve. Komisioni ka dëgjuar sot shpjegimet e deputetëve Ruli dhe Uka lidhur me lejen e dhënë nga ata vetë për të eksportuar nga Shqipëria një sasi të drurit të arrës, gjë që ka qenë dhe është e ndaluar që në vitin 1981 me vendim të Këshillit të Ministrave. Më pas komisioni ka diskutuar rreth argumentave të palës së akuzuar dhe ka vendosur që t’i drejtohet edhe njëherë organit të prokurorisë për të kërkuar disa materiale shtesë. Këto materiale gjykohen si të domosdoshme për të dhënë mendimin përfundimtar mbi heqjen ose jo të imunitetit të deputetëve.
Po ç’janë këto dokumenta dhe ç’përfaqësojnë ato? Siç u informuam këto dokumenta që kërkohen të vijnë në komision kanë të bëjnë me disa të dhëna teknike për Kombinatin e drurit në Elbasan, i cili duhet të theksojmë, ka qenë i specializuar për përpunimin e drurit të arrës. Gjithashtu janë kërkuar që t’i paraqiten komisionit të gjitha korrespondencat e Rulit dhe Ukës me ish-ministrin e tregëtisë Artan Hoxha lidhur me këtë problem. Duke vërejtur si interesante kërkesën e fundit, duket se “topi” do të mbesë në kurriz të ish-ministrit Hoxha i cili duhet të theksojmë se prej disa muajsh nuk ndodhet në Shqipëri.
Lidhur me kohëzgjatjen e vendimit nga Komisioni i Mandateve, pyetëm kryetarin e tij, z. Fehmi Abdiu, i cili na u përgjigj se në parlamentin shqiptar ka ikur koha kur kërkesat e prokurorisë për heqje mandatesh aprovoheshin përnjëherë. Tani çdo kërkesë për cilindo deputet që gjykohet nga prokuroria se i duhet hequr imuniteti, duhet shqyrtuar me shumë kujdes.
Kërkesa për plotësime dokumentash do t’i shkojë sot prokurorisë. Varet prej saj se kur do t’i sjellë materialet e kërkuara, që të zhvillohet mbledhja tjetër për heqjen e imunitetit ose jo të Rulit dhe Ukës.
EMIN BARÇI