23 persona vihen nën akuzë
Dje në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut - Mbërrin lista e vrasjeve në kufi
Në mbledhjen e djeshme raportojnë ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm - Për dy javë listat përfundimtare të viktimave dhe personave përgjegjës
Lista e 23 personave të akuzuar si dhe intervistë me z. Azem Hajdari
faqe 2,7
Kam dhënë urdhër të mos hapet zjarr në kufi
Hekuran Isai u përgjigjet akuzave:
Sapo fillova detyrën si ministër i Punëve të Brendshme në mesin e korrikut të vitit 1990 u informova për situatën e rënduar në kufi, dhe duke u bazuar edhe në deklaratën e Kuvendit Popullor të 8 majit të vitit 1990, dhashë urdhër të prerë që të ndalohet kategorikisht hapja e zjarrit në kufi. Ja disa nga urdhërat e dhëna: “1990, 18 korrik ora 04. Gjatë detyrës urdhër tim, Punëve të Brendshme. Gjithë postave kufitare. Me porosi të ministrit të Punëve të Brendshme, ndalohet hapja e zjarrit ndaj personave që tentojnë të kalojnë kufirin nga brenda jashtë dhe nga jashtë brenda... Rreth një muaj më pas, më 23 gusht 1990, në kundërshtim të plotë me urdhërin tim, ndodhi një vrasje në Ersekë.”
PAD kërkon ndërhyrjen e Dragoshit
Ceka takon Prokurorin e Përgjithshëm
Prokuroria të dënojë ndërhyrjet e policisë e SHIK-ut në aktivitetet e opozitës
faqe 3
Tenton të vrasë insektet, por helmon dy foshnjat e saj
Krim i dyfishtë i një nëne të pafajshme
PËRMET - Pafajësi e përlryer me krim. Madje me një krim të dyfishtë, viktima të së cilit janë dy qenie të pafajshme 3 dhe 4-vjeçe. Dhe ajo që është më tragjikja. Deh ekzekutuesja është e ëma e tyre e cila duke dashur të vriste parazitët në banesën e saj ka vrarë fëmijët. Ngjarja tronditëse ka ndodhur të hënën, në fshatin Ballaban të rrethit të Përmetit. Por autorë i vërtetë i krimit ka qenë P.Aliu, 43 vjeç. Ai do t’i shihte vdekjen - një lloj pesticidi të rrezikshëm - R.Laçes, një bashkëfshatares së saj e cila për të zhdukur nga ‘faqja e dheut’ insektet që kishin mbipopulluar shtëpinë e saj, i mbushi mjediset e brendshme të banesës me helmin vrasës. Dhe nuk kanë ndërruar jetë vetëm parazitët e shumtë, por edhe dy fëmijët e saj, Hatixhja dhe Zenepja, të cilat pa kuptuar asgjë thithën vdekjen e helmit. Ende nuk dihet nëse ndaj tregëtares të vdekjes dhe përdorueses së saj është bërë ndalimi nga ana e policisë.
Z.D
PSD më e fortë se PS jashtë kufinjve
Socialdemokratët ftohen në Internacionalen Socialiste në Moskë
faqe 3
Vazhdon hetimi i platinit
Policia duhet të zbërthejë Azotikun
faqe 2
Fonde për fushatën e PR
Godo në Itali
Godo do të ndihmohet në fushatë elektorale nga partia e Finit
faqe 4
Vret 27 vjeçaren me çifte
Krim në dasëm
TIRANË - Krim në kulmin e gëzimit. Dhe viktima është një grua që ka vdekur në vend në saj të plagëve të thella të shkaktuara nga një e shtënë çifteje. Edhe pse vrasja është kryer krejt padashur - në një moment të papërmbajtur hargjërie për dasmorëve ka qëlluar në ajër për të uruar çiftin e ri - autori i saj është arrestuar. Në fakt, Viktor Tela, 34 vjeç, banues në lagjen e Laprakës ku edhe ka ndodhur ngjarja, menjëherë pas krimit ka shkuar në polici e komisariatit nr.3 të kryeqytetit. “E vrava pa dashur”, ka thënë ai në polici dhe para gjykatësve të cilët dje pas vendosën për të masën e arrestit. Sipas asaj që konfirmohet, në pasditen e së dielës, në shytellën e elektrizuar në një dasmë në një të afërmit të tij, Tela ka qëlluar disa herë me çifte për të përshëndetur lidhjen e shumepritur, siç ndodh zakonisht në dasmat shqiptare, edhe pse për këtë qëllim ai ka zgjedhur armë zjarri. Por kur e ka ulur çiften poshtë, krejt shkujdesur, arma ka ‘vjellur’ zjarr përsëri pa dashjen e tij. Ka qënë vetëm një e shtënë, por që ka mjaftuar të këpusë jetën e Elvira N, 27 vjeç.
Z.D
Sot një gazetë e re: “Politika”
Sot një gazetë e re:
“Politika”
Një gazetë për ju që doni të diskutoni për politikën!
E përjavshme analize me firmat më të njohura të politikës shqiptare, në kushton vetëm 15 lekë.