Evropa duhet të na dëgjojë
Delegacioni i KE largohet pa takuar opozitën. PS, PSD, PAD dhe PR reagojnë
Pëllumbi: Ky grup duhej të takonte opozitën
Opozita shqiptare duket se kësaj here e ka ndjerë veten “të shpërfillur” nga KE. Peter Leuprecht, në krye të një përfaqësie të KE, gjatë katër ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, nuk ka shprehur dëshirën që të takohet me liderë të opozitës shqiptare. Përkundër çdo rasti, kur opozitarët tanë kanë qenë të preferuar në takimet me “të ardhurit” nga Evropa, Leuprecht u largua nga Shqipëria vetëm me përshtypje të servirura nga Berisha dhe mbështetësit.
faqe 3
Dështojnë bisedimet me Siemens
Gjermanët mund të largohen nga Shqipëria
Deri këtu aeroporti i vetëm shqiptar do të mbetet si “park karrocash!”
Flota Tregëtare Shqiptare lundron në borxhe
Për katër vjet kanë avulluar 4 milion dollarë
Anijet Arbëria e Tirana “shlyejnë” borxhet e turqve, ndërsa Skënderbeu pret në Itali
faqe 3
Jo 200 por 20
PAD sqaron motivet e “arratisjes” së madhe
Ceka: Kjo tregon se jemi parti e madhe
Presidenti i PAD, Ceka, mendon se edhe po të qe i vërtetë lajmi i dhënë dje në shtyp, kjo nuk është ndonjë humbje e madhe. “Në fakt asnje anëtar i PAD nuk ka dorëzuar akoma teserën. Edhe nëq se kjo do të ndodhë, nuk do të ishte humbje e madhe, pasi dhe sipas shtypit duket qartë se PAD është një parti e madhe”
faqe 3
Qëllohet me armë një 27 vjeçar
Tjetër incident në kufirin me Malin e Zi
Flet i plagosuri nga ushtarët malazezë: “Ishim 130 metra nga bregu jugosllav”
Flet i plagosuri nga ushtarët malazezë:
“Ishim 130 metra nga bregu jugosllav”
Tirana ngrohet me vajguri
Botet e ushtrisë do të shpërndajnë gjatë 24 orëve lëndën djegëse
Janë hapur kater pikë-shitje të sobave me vajguri, me çmim 2 mijë lek secila, vendosja e të cilave është bërë në zonat kyçe të qytetit të Tiranës, siç janë pranë ndërmarrjes së Lëndës Djegëse, tek Kafe EUROPA, tek Parku Komunal pranë zonës së Porcelanit, tek stadiumi Dinamo dhe në lagjen e Kombinatit.
faqe 6
Zbulohet një varrezë e përbashkët
Rreth 40 të pushkatuar nga rregjimi
SHKODËR - Zbulohet në Shkodër një varrezë e përbashkët, për më shumë se 20 vjet, u pushkatuan dhe u groposën kundërshtarë politikë të regjimit komunist. Mësohet se varreza e përbashkët ndodhet rreth 1 km në veri të qytetit të Shkodrës, në territorin e transmetuesve të radios lokale. Pushkatimet dhe groposjet e trupave pa jetë mendohet të kenë filluar gjatë viteve ’70, për të vazhduar deri në fundin e vitit 1990. Burime nga komisariati i policisë, bëjnë të ditur se, veç varreve në kufi, në këtë varrezë të përbashkët gjenden edhe trupat e të pushkatuarve për motive politike, në mes të të cilëve dhe ata të revoltës së vitit 1985 në burgun e Qafë Barit. Këtu gjenden edhe të pushkatuar për krime ordinere, trupat e të cilëve nuk iu dhanë kurrë familjarëve. Ndërkohë, dëshmi rrënqethëse vijnë pas zhvarrosjeve të para në këtë varrezë masive. Mendohet të jenë varrosur rreth 40 trupa. Kërkimet në këtë varrezë hasin në vështirësi për faktin se në këtë zonë janë shtrirë një numër kabllosh të tensionit të lartë. Ndërkohë, pritet që të mësohen emrat e personave që u groposën këtu gjatë viteve dhe dëshmi të tjera që lidhen me ekzistencën e kësaj varreze të përbashkët, e cila u mbajt në fshehtësi të plotë gjatë viteve të diktaturës.
Ndëshkim ndaj “besnikëve” të Brozit
Pas pushimit nga puna të 8 punonjësve të Kasacionit
Broz: “Pastrimi në Kasacion bëhet për motive politike”
faqe 2
Studentët pushtojnë rrugët e Francës
Dje në rrugët e Parisit me mijëra studentë kanë dalë për të protestuar dhe për të kërkuar nga Qeveria shtimin e fondeve për arsimin universitar. Demonstrata të ngjashme përfshinë edhe qytete të mëdha bllokuese në të gjithë Francën
foto REUTER
Nesër në AKS
1. Opinioni dhe hierarkia e vlerave - Mendime mbi letërsinë nga Agim Isaku, Fatos Kongoli dhe Mimoza Ahmeti.
2. Ali Podrimja: Nuk është e këshillueshme liria ndër ujq.
3. “Korija” e nobelistit japonez Akutagalla.
4. Bashkëpunimi shqiptaro - rumun në skenën e Teatrit Kombëtar.
5. Theo Angelopoulo: Problemi i Ballkanit është i varrosur në histori.
6. Toto Kutunjo në Tiranë.