Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 11 Nëntor 1995

Pezullohet gjykimi i “genocidit”

Gjykata Kushtetuese do vendosë pas hartimit të akteve nënligjore nga qeveria Ceka: Kushtetuesja është inkuzitori i politikës shqiptare Gjykata Kushtetuese dje në drekë hoqi dorë përkohësisht nga gjykimi i ligjit të genocidit. U deshën vetëm pesë minuta, që përsëri mbi shumë politikanë dhe ish funksionarë të shtetit, të rëndojë “hija” e ndjekjes penale apo dhe e përjashtimit të tyre total nga politika. “Mbështetur në nenin tre të ligjit për genocidin, paragrafi i fundit, sipas të cilit ngarkohet qeveria që të pregatisë akte normative për zbatimin e tij, Gjykata Kushtetuese arsyeton se duhet që të pezullojë shqyrtimin e çështjes, për të pritur qeverinë që të nxjerrë aktet normative të këtij ligji dhe për të parë me pas bazueshmërinë ose jo të tyre”, - thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e lexoi kryetari Gjata. faqe 3
Ceka Gjata

Vritet një 19 vjeçar e plagoset një tjetër

Krimi mendohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje Dje në Tiranë - Breshëri automatiku brenda në bilardo faqe 2
Tiranë

Ti ruajmë votat me muskuj

500 socialistë mbushin sallën e Muzeut Kombëtar Dje në Tiranë: Socialistët mobilizohen për fushatën Ndërsa për qetësinë në zgjedhje Ulqini u ka bërë thirrje SHIK-ut dhe Policisë të mos ndërhyjnë në jetën e partive, më i ashpër është treguar në ruajtjen e kutive të votimit. Këtu, ai ka kërkuar ndihmën e njerëzve më të devotshëm dhe ka lëshuar kushtrimin “t’i ruajmë ato si sytë e ballit, duke caktuar atje, njerëz të fuqishëm fizikisht e moralisht, të cilët nuk do t’a shesin votën para presionit të dollarëve të çelbur të PD”. faqe 3
Ulqini Tiranë

Ndal rrëmbimit të personave

Thirrje e Komitetit Shqiptar të Helsinkit drejtuar opinionit publik dhe organeve të rendit Të kthehet paqja në familjet e tronditura faqe 2

Grupe pune për denoncimet e vrasjeve në kufi

Ambasadat bashkë me ngjarjet në kufi Takim në Prokurorinë e Përgjithshme Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se evidentimi i ngjarjeve në kufi do të gërshetohet edhe me ngjarjet në ambasada, duke i trajtuar në të njëjtin kuadër, pasi në të dy rastet mund të konsiderohen si kalim kufiri. Prokurorive në rrethe iu është lënë detyrë që deri më 20 nëntor të bëjë një evidentim sa më të plotë të rasteve të dikurshme dhe të kallëzimeve të bëra tani së fundi. Faqe 2

Nesër EKSPRES SPORT

Gjithçka për javën e 11-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij