Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 16 Nëntor 1995

“Shqiponja” e PD ndal fluturimin

Presidenti i firmës, Tirtan Shehu, firmos kërkesën për çregjistrim “Shqiponja” e PD ndal fluturimin Depozitohet në gjykatë vendimi për mbylljen e aktivitetit ekonomik Mitro Çela: “Vendimi u mor pasi firma rezulton me humbje” Gati të gjitha partitë e opozitës kanë vënë gishtin mbi këtë firmë si shkaktaren kryesore për thyerjen e embargos me ish Jugosllavinë duke dërguar nëpërmjet Shkodrës, Lejënit e saj, apo “Hanit të Hotit”, botë me naftë, benzinë e vajguri. Madje gazeta “Alenca” ka dhënë edhe shifra konkrete marramendëse që derdheshin për llogari të “Shqiponjës” në Bankën e Shtetit në Durrës, që është ngritur me Portin Detar, në një kohë kur organizma ndërkombëtare llogarisnin se në portet shqiptare shkarkohej një sasi disa herë më e lartë nafte se nevojat e vendit. faqe 2
Tirtan Shehu Mitro Çela Shkodër Hanit Të Hotit Durrës Portin Detar Jugosllavinë

Ndëshkohet pagëruajtësi shqiptar që mbeti në SHBA

5 muaj burg për ushtarakun rebel TIRANË - Endrra për të jetuar në Amerikë i ka kushtuar 5 muaj burg. Ndëshkimit është dhënë dje nga gjykata ushtarake e kryeqytetit ndaj një pagëruajtësi shqiptar. Protagonisti i saj, Mark Zeqo, 32 vjeç, me gradën kapter, ishte administrator në kompaninë e Pagëruajtjes shqiptare. Sipas vendimit gjyqësor, pohuar nga gjyqtësja Fatmira Laska, në gusht të këtij viti ai kishte shkuar në Luizan të SHBA, në një bazë ushtarake ku pagëruajtësit shqiptarë do të stërviteshin në kuadrin e operacionit “Shqiponja e Paqes”. Por pikërisht ditën e fundit të qëndrimit të tyre atje, në 27 gusht, kapterin e kap një dhimbje e tmerrshme dhëmbi - që dëshmoi ai në proces - dhe shkon ta heqë në një spital të qytetit. Orët kalonin dhe ai s’po bëhej i gjallë. Atëherë kompania e tij u largua. Por kur arriti në Frankfurt të Gjermanisë, i njoftuan se policia ushtarake amerikane kishte kapur të arratisurin i cili ishte veshur civil. “Për shmangie nga shërbimi ushtarak”, me këtë akuzë u dënua dje me 5 muaj burg, po aq sa kishte kërkuar në pretencë e tij prokurori Njazi Sefri. Z.D
Mark Zeqo Fatmira Laska Njazi Sefri Tiranë SHBA Luizan Frankfurt Gjermani

Ngjarje tragjike në Mjedë të Shkodrës

11 vjeçari var veten pa dashur Kishte dashur të imitonte një skenë dhune nga një film në TV SHKODËR - Të vdesësh duke imituar një skenë filmi. Pikërisht në Mjedë të Shkodrës, 11 vjeçari Elvis Hasmega, ka patur një fund sa të dhimbshëm aq edhe tragjik. Ka varur veten pa dashur duke u përpjekur të inskenojë një film të dhunshëm që e kishte parë në ekranin e TV-së, pikërisht një natë përpara fatkeqësisë. Të martën paradite, Elvisi i vogël, duke “luajtur” rolin e preferuar, ka hedhur një litar në tavanin e shtëpisë, ka vënë qafën në lakun e krijuar, por ka mbetur në të për një kohë të gjatë duke mosmundur të lirohet nga litari. Njerëzit e shtëpisë sapo kanë parë skenën e tmerrshme kanë liruar vogëlushin dhe menjëherë e kanë dërguar në spital, por pa rezultat. Fëmija duke qëndruar për një kohë të gjatë pa marrë frymë ishte dëmtuar në organet e frymëmarrjes si dhe në tru, duke i bërë të paefektshme ndërhyrjet e mjekëve. Në Shkodër, dje dhe pardje kjo ngjarje është përcjellë pothuaj në të gjitha ambientet. Tragjedia e 11 vjeçarit rihapi edhe një herë polemikën mbi ndalimin ose kufizimin e skenave të dhunës në TV shqiptare. Rasti i Elvis Hasmegës, është i pari i këtij lloji në qytetin e Shkodrës, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta. YLLI PATA
Elvis Hasmega Ylli Pata Mjedë Shkodër

Sot EKSPRES SPORT

Numër special me 16 faqe Gjithçka për Shqipëri-Uells dhe të gjitha ekipet e kualifikuara për EURO ’96
Shqipëri Uells