Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 18 Nëntor 1995

Gjyqi i Nanos më 27 Nëntor

Caktohet data në Gjykatën e Kasacionit “Vijnë nga Roma të gjitha dokumentat që Prokuroria i ka hequr dosjes Nano” Është caktuar së fundi data për gjykimin e çështjes së liderit të burgosur socialist Fatos Nano. Procesi që do të zhvillohet në Gjykatën e Kasacionit, për efekt të Kodit të Ri Penal, do të bojkotohet përfundimisht nga kryesocialisti shqiptar. “Ne kemi edhe mundësi të tjera ligjore për gjykim por do t'i shfrytëzojmë ato vetëm kur të krijojmë bindjen se gjykatat do të veprojnë vetëm në emër të ligjit” - shprehet avokati Sanxhaku. Veç kësaj mësohet se në duart e mbrojtjes kanë rënë më së fundi edhe dokumentat të cilat i disponon organi ynë i Prokurorisë por që “i ka hequr nga dosja Nano”. Në këtë mënyrë duket se gjyqi që do të zhvillohet në Kasacion ndaj Nanos vetëm një ditë para festës së pavarësisë do të jetë një formalitet të cilit i dihet fundi. Do të jetë Kolegji Penal i Gjykatës së Kasacionit ai që nën drejtimin e nënkryetarit të kësaj gjykate z. Zef Nika në datë 27 të këtij muaji do të gjykojë në orën 10.00 këtë çështje pa praninë e palës mbrojtëse. faqe 2
Fatos Nano Sanxhaku Zef Nika Romë

Prokuroria hedh në gjyq Gjykatën e Tiranës

“Ka dhënë masa të buta për keqbërësit që duhet të hetoheshin në gjendje arresti” Çështjen do ta gjykojë Apeli faqe 4
Tiranë

Pas krimit i dhunohet kufoma

I nxjerrin sytë pas vrasjes Të të marrin dritën e syve pas vdekjes. Krimi makabër ka ndodhur në një fshat të rrethit të Pukës. Pasi kanë qëlluar me armë zjarri duke i prerë të 51 vjetët, killerët nuk i kanë kënaqur epshet e tyre me kaq. Kanë dhunuar kufomën e viktimës së tyre dhe më pas i kanë nxjerrë të dy sytë. Megjithë impenjimin e forcave të rendit ende mbetet mister mbi ngjarjen tronditëse. Krimi është kryer dje në orët e para të ditës në fshatin Qirë të rrethit të Pukës. Në vendin e quajtur "Gryka e Dodës" është gjetur një kufomë, e cila pas verifikimeve ka qënë e 51 vjeçarit Lek Lleshi. I lindur në Dushk të Lushnjës dhe banues në Gjadër të Lezhës, nuk janë sqaruar ende motivet e udhëtimit të tij drejt Ferrit. Grupi i hetimit të Komisariatit të Pukës që është gjendur vetëm pak orë pas ngjarjes nuk ka sqaruar ende motivet e krimit dhe madje as edhe arësyet që kanë shtyrë autorët e saj të dhunojnë me pas kufomën dhe me keq akoma t'i nxjerrin sytë. Vrasja është bërë, sipas hetimeve paraprake me armë zjarri, pushkë me re të shtëna. Megjithë impenjimin e forcave të rendit mbetet i paidentifikuar autori i kësaj vepre. A. H.
Lek Lleshi Pukë Qirë Gryka E Dodës Dushk Lushnjë

7 të vdekur, njëri shqiptar

Vazhdon revolta në burgun e Athinës POLICE Reuters Të burgosur nga burgu i Athinës duke u transferuar dje me një makinë policie Grekët: Shqiptarët jashtë burgut Pas tre ditësh revolte në burgun e Athinës, dje, të premten, të burgosurit morën kontrollin e një rezervuari të lëndës djegëse të godinës dhe u përpoqën të shpërthenin një tjetër, - thanë dëshmitarët dhe gardianët. 400 të burgosur i pengojnë të shpërthenin me forcë derën. Sipas gardianëve, ata zbrazën karburantin e nxehtë rreth burgut të Korydallos dhe kërcënuan të ndiznin atë nëse policia do përpiqeshin të sulmonin godinën. Shtatë të burgosur kanë vdekur qe nga fillimi i revoltës. Të enjten, tre të droguar dhe një shqiptar u vranë. Pasi u vranë, trupat e tyre u lagen me benzinë dhe u dogjën. (vijon në faqe 2)
Athinë Korydallos

Skandal në gjykatën e Apelit

Për tradhëti ndaj atdheut i heqin dyqanin e këpucëve Me një nen që bën fjalë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, argumentohen meznim i vendimit të gjykatës së Faktit e i kërkesës pronari për dënimin nga Fieri. E kërkuam "ligjin e ri" për prisa dhe qemë tek neni 27/A i ligjit 7491 se bënte fjalë për shkarkimin e Presidentit të Republikës para mandatit kur kryen krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut. faqe 6
Fier

Nesër EKSPRES SPORT

Gjithçka për javën e XII të Kampionatit Kombëtar të futbollit vetëm disa orë pas përfundimit të tij