Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 21 Nëntor 1995

Antikomunizmi humb në Poloni

Në përfundim të zgjedhjeve presidenciale: Kvasnjevski mund Valesën Lindja nuk ka më nevojë për antikomunistë Berisha është i destinuar të imitojë Valesën si në fitore ashtu edhe në humbje Polakët i bënë më lehtë të parashikueshme zhvillimet në gjithë Lindjen kur të dielën zgjodhën president të vendit një ish-komunist. Sidomos ne shqiptarëve, polakët na dhanë mundësi të shohim më qartë dhe më larg në të ardhmen politike të vendit. Duke i hequr mandatin Le Valesës, gati 52 për qind e polakëve i dhanë përmasa të tjera skemave qeverisëse në Lindje. Tashmë Poloninë do ta drejtojnë në të gjitha nivelet qendrore të majtët të cilësuar si ish-komunistë. Votimi pro kandidatit ish-komunist në vendin historikisht me antikomunist të Lindjes nuk dëshmon se polakët votuan për rikthim në komunizëm. Shpejtësia e proceseve politike në Lindje për fat të keq i nxorri shpejt jashtë loje edhe politikanët e shpresës të ardhur në Lindje në fillim të viteve '90. Ata vazhdojnë të kërkojnë fitore me argumentat e viteve '90, me luftën kundër komunizmit, pra me të shkuarën duke harruar që votimi bëhen për të ardhmen. faqe 7
Kvasnjevski Valesën Fatmir Alimulla Le Valesës Poloni Lindje

Grabitën 6 milion lekë

Vazhdojnë dhuna ndaj tregëtarëve të Lushnjës Keqbërësit sulmojnë pronarin e një distributori karburanti
Lushnjë

Filloi ndjekja penale për vrasjet në kufi

Mbërrin në Prokurori denoncimi për ngjarjet e '90-'91 Nën hetim 30 drejtuesit kryesorë të 9 rretheve kufitare Ka përfunduar në Prokurorinë e kryeqytetit denoncimi për ndjekje penale ndaj të gjithë drejtuesve kryesorë të rretheve kufitare për vrasjet në kufi gjatë viteve '90-'91. Personat e listës të dorëzuar plot dy javë më parë pranë komisionit të Mbrojtjes Rendit dhe SHIK-ut, nga kreu i ministrisë së Brendshme, tashmë janë nën hetim. faqe 2
Kryeqytetit

PSD bën ndryshime në Veri

Gjinushi: “Fushata do të jetë e egër, të ruajmë votat” Pasi sulmoi PD për reformën ekonomike, kushtetutën, korrupsionin në gjykata, etj. Gjinushi tha se fronti antidemokratik që po përdor Berisha ndaj kundërshtarëve politike, e në veçanti ligji për “Genocidin”
Ali Spahia Fatmir Alimulla Veri

Qëllohet me pistoletë mbi Ali Spahinë

Ngjarje e bujshme në hyrje të Laçit Autori lirohet pas 12 orësh nga Rajoni i policisë LAÇ- Krismë pistolete mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike. Vetëm rastësia e ka shpëtuar për mrekulli nga “atentati” njerin prej figurave më të larta të Parlamentit Shqiptar. Pasi është siguruar se ka qënë jashtë rrezikut, menjëherë është bërë edhe denoncimi nga ku një shofer më pas është vënë nën pranga. Sipas burimeve të mirinformuara pranë komisariatit të policisë Laç, që nuk pranojnë të identifikohen, për “KJ” mësuam se të shtunën e kaluar, gjatë udhëtimit të z. Ali Spahia, nënkryetar i PDSH për në Tiranë, është qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës nga ku udhëtonte edhe z. Spahia. Burimet bëjnë të qartë se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Laçit. Pas largimit me shpejtësi nga vendi i ngjarjes z.Spahia ka ndaluar në rajonin e policisë të Laçit nga ku ka bërë dhe denoncimin për ngjarjen. Menjëherë forcat e rendit nën drejtimin e shefit të rendit z.Fatmir Alimulla kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe izolimin e tij në rajonin e policisë Laç. Autori i “aventurës” quhej Rakip Martini, me profesion shofer, i vëllai i drejtorit të bankës bujqësore të rrethit Laç, janë dashur 12 orë për të vërtetuar “pasaktësinë” e z.Spahia, i cili thoshtë se z. Martini nuk ka qëlluar me armë zjarri, por i ka zënë rrugën z. Spahia dhe për këtë u gjobit me një gjobë prej 60 mijë lekë të vjetra! Pas pagesës së shumës së gjobitur me urdhër të shefit rendi, atentatori i janë hequr prangat për tu kthyr pranë familjes së tij. ARDIAN BUSHI
Rakip Martini Ardian Bushi Laç Tiranë

Vret me thikë babain e së dashurës

Nuk donte ta martonte me të birin Dënohet me 13 vjet burg