Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Dielë 24 Dhjetor 1995

Emigrantët shqiptarë nuk do të legalizohen

Çështja e shqiptarëve mbetet pezull deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Athinës e Tiranës Janë përsëri 200 000 emigrantët shqiptarë që ftohen të paguajnë haracin e marrëdhënieve të paqëndrueshme Athinë-Tiranë. Ministri i Punës i Greqisë, Stefanos Xhumas bëri të ditur se së shpejti do t'i paraqitet parlamentit vendas projektligji për legalizimin e emigrantëve të huaj në Greqi, ligj nga i cili përjashtohen emigrantët shqiptarë, deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë, që kanë të bëjnë kryesisht me arsimimin e minoritetit grek në Shqipëri. Sipas burimeve të ministrisë së Punës, përjashtimi i emigrantëve shqiptarë është i përkohshëm, por askush nuk e di se sa mund të zgjasë ky interval “i përkohshëm”. faqe 2 Një emigrant shqiptar pranë një ushtari grek foto A. BABANI
Z.D A. Babani Athinë Tiranë Shqipëri Greqi

Teuta kampione e dimrit

Flamurtari dy humbje brenda tre javësh në fushën e vet Die për javën e 17 faqe 23

Arrestohen dy organizatorët e arratisjes

Tentonin të çojnë 7 klandestinë në Itali me kamionin e firmës DURRËS - Endrra për të shkuar me traget në Itali, është shuar për 7 klandestinë shqiptarë, por edhe për dy rojet e firmës italo-shqiptare “Fiat Ag-er”, të cilët kishin vënë në dispozicion të “të arratisurve” kamionin e firmës. Madje për këta të fundit, Komisariati i rrethit të Durrësit ka bërë ndalimin. Pikë e nisjes së grupit të 7 klandestinëve ishte një prej objekteve të firmës (prë) [?] “Fiat-Ag-er” që gjendet buzë detit. Madje dy rojet e akuzuar të firmës, Shyqyri Dervishi, 32 vjeç dhe Fatos Abili, 34 vjeç, kishin përgatitur gjithçka, që nga “rekrutimi” i klientëve e deri tek sigurimi i strofkës ideale: brenda kamionit të firmës, i cili do të lundronte mbi traget deri në Itali. Por punonjësit e policisë do ta bllokonin ndërmarrjen e tyre, ende pa filluar të marrë krahë. 7 klandestinët u rikthyen në shtëpitë shpresëhumbur, ndërsa 2 rojet civile “emigruan” në dhomat e izolimit të Komisariatit të Durrësit. Z.D
Shyqyri Dervishi Fatos Abili Durrës Itali

Gëzuar Krishtlindjet

Redaksia e “Koha Jonë” uron gjithë besimtarët e krishterë gëzuar Krishtlindjet Gëzuar

BANKA E KURSIMEVE

SAVINGS BANK OF ALBANIA ju uron të gjithë klientëve të saj Gëzuar dhe për shumë vjet Krishtlindjet

Njoftim për gazetarët e rretheve

Të gjithë gazetarët e rretheve duhet të paraqiten patjetër ditën e Martë, date 26 Dhjetor 95 në zyrën e redaksisë së gazetës. Me këtë rast do të bëhet lidhja e vitit 1996, si dhe për shkak të porosive urgjente të 95, pasi me 3 Janar 96 “Koha Jonë” fillon të botohet me 24 faqe të përditshme. Mosardhja e gazetarëve për datat e mësipërme sjell pasoja për ndërprerjen e marrëdhënies me redaksinë. Redaksia “Koha Jonë”