Shpresa e Korrikut ’90 ende gjallë
Emigrantë shqiptarë në portat e ambasadave, Korrik ’90
foto LULZIM LIKA/REUTERS
Rreth 500 persona pardje dhe dje në pritje pranë hekurave të Ambasadës Amerikane
Shefi i Sigurimit të Ambasadës ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit
faqe 3
Emigrantë shqiptarë në portat e ambasadave, Korrik ’90. foto LULZIM LIKA/REUTERS
Rihetim special për masakrën e 2 Prillit
Tiranë
Rihetim special për masakrën e 2 Prillit
Ish polici i kapur para 3 ditësh akuzohet për vrasje
Kapja të mërkurën paradite e një ish polici të kërkuar për masakrën e 2 prillit ’92 ka provokuar rihapjen e një tjetër dosjeje. Dhe ashtu si dy vjet e ca më parë më parë është ngritur sërish një grup special hetuesish të cilët po punojnë për të përcaktuar se deri në ç’shkallë është i përzier ai në ngjarjen e paharrueshme të 2 prillit ku gjatë konfrontimit mes qytetarëve shkodranë dhe policisë mbetën të vrarë 4 të rinj. Akuzat e para që peshojnë mbi ish-policin Pal Mika janë të rënda: “vrasje dhe shpërdorim armatimi”.
Hetimet tepër të rezervuara, që kanë filluar menjëherë pas kapjes së Mikës në shtëpinë e tij, në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe, kanë rivënë në qendër të tyre ditën tragjike të 2 prillit. Pas masakrës. Mika është larguar bashkë me 4 policë të tjerë në Greqi. Me vete ka marrë uniformën si dhe armatimin personal. Pas qëndrimit në vendin fqinj, ish polici është rikthyer sërish në Shqipëri ku dhe është kapur nga forcat e rendit. Fill pas kapjes së tij është ngritur edhe grupi special i hetuesve i përbërë nga hetuesit e njohur Petrit Fusha dhe Vaskë Simoni, po ata që dy vjet më parë kishin hetuar mbi këtë çështje.
Me arrestimin e Mikës arrin në tre numri i policëve të kapur nga policia për të cilët ishte shpallur kërkimi pas fillimit të procesit të tanishëm të 2 prillit. Ish polici që u kap i dyti, Nik Gjoja i cili u dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me 8 muaj burg në 14 nëntor të vitit të kaluar u takua akuzohej fillimisht, ashtu si edhe Pal Mika, për “vrasje dhe shpërdorim armatimi”. Por me vonë ju hoq akuza e parë duke mos e cilësuar atë si pjesë implikimin në vrasje. Ndërkohë në vazhdim kërkime edhe për dy ish policët e tjerë.
Z.DULI
Dosja ka shkuar në Prokurori
Afera e “400 mijë dollarëve” të shtypshkronjës së “Zëri i Popullit”
Dosja ka shkuar në Prokurori
A është arratisur Namik Dokle
faqe 2
Një 22 vjeçare vret grabitësin e djalit të saj
Tepelenë
Një 22 vjeçare vret grabitësin e djalit të saj
- Qëllon me çiftë qytetarin Gramoz Ruçi
faqe 2
Aksident në linjën hekurudhore
Dje në mëngjes, rreth orës 7, në linjën hekurudhore Durrës - Tiranë, në afërsi të Kamzës, ka ndodhur një aksident i rëndë hekurudhor.
Treni i parë i nisur nga Durrësi, përplaset me një maune me targë të këtij qyteti, duke e zhvendosur maunen rreth 20 metra.
“Është një mrekulli - u shprehen të pranishmit - që të dy të plagosurit, shoferët e maunes janë gjallë”. Nga spitali i Durrësit informohemi se të dy ata janë dëmtuar, kryesisht në kokë dhe personi që është më rëndë është dërguar në spitalin e Tiranës. Viktima nuk ka dhe të plagosurit janë jashtë rrezikut.
M.SH.