“Çështja Nano” në Unionin Ndërparlamentar
Lajme të mira nga Madridi! Kaç mundën të konfirmojnë dje nga një burim lidhur me mbledhjen e Unionit Ndërparlamentar Botëror që përfundoi përfundimisht dje në kryeqytetin spanjoll, burim i cili ka patur lidhje me njërin prej anëtarëve të delegacionit shqiptar atje. Në këtë mbledhje, siç dihet, ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i përbërë nga i vetmi ndër 131 deputetë që votoi kundër rezolutës për Nanon vitin e shkuar, zoti Ali Spahija dhe nënkryetari i PS zoti Luan Hajdaraga.
Por, në delegacionin shqiptar ka marrë pjesë edhe avokati i Nanos, zoti Sanxhaku, i thirrur atje urgjentë nga autoritetet e Unionit dhe në këtë kontekst “vota” e tij ndoshta e ka tejkaluar votën e dy deputetëve.
Mësohet nga Madridi se për çështjen Nano pardje dhe dje është diskutuar në Komitetin e Unionit, diskutim i cili ka qenë në favor të Nanos. Ndërsa dje është bërë votimi përfundimtar rezultatin e të cilit nuk arritëm ta mësojmë. Megjithatë, njoftimet paraprake thonë se edhe ky votim ka qenë po në favor të Nanos, dhe ka patur të bëjë me shkeljet proceduriale gjatë arrestimit e gjykimit të tij si dhe për mungesën e elementëve që inkriminojnë Nanon në fajësinë për të cilën është akuzuar e dënuar. Ky është edhe thelbi i diskutimit e votimit të djeshëm në Madrid. Më tepër për zhvillimet e mëtejshme të mbledhjes së Madridit do të lexoni numrin e ardhshëm, ndërsa pritet që delegacioni të kthehet në Shqipëri sot pasdite.
Kështu, obksesionove e protestave të shumta për çështjen Nano i shtohet së fundi edhe një tjetër prononcim i hapur në favor të kryetarit të PS.
Siç shihet, për Nanon dhe lirimin e tij kanëmbat vazhdojnë të bien përsëri në Evropë e Shqipëri. Mes Madridit e Bënçës vazhdon të qëndrojë i ngujuar lideri socialist Nano. Mes këtyre qëndron presidenti Berisha e partia e tij. Ata dëgjojnë vetëm kërcëllimat e prangave të Bënçës të mbërthyera në duart e liderit socialist. Siç shihet, simfoninë e kësaj “muzike” Berisha e PD duan ta dëgjojnë deri në zgjedhjet e reja.
M.L.