15/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 prill 1995

Elbasani nuk është Vorioepir!

Kryetari i SHIK-ut Elbasanit: Melo kërkon të përçajë ortodoksinë me myslimanizmin Fshatarët: Melo na premtoi viza greke Qindra vetë protestojnë kundra PBDNJ faqe 3 foto A. BABANI

Nis procesi i arratisjes së bujshme

13 policë në bangën e të akuzuarve. Kishin ndihmuar 20 të arratisurit Ka filluar të ndiqet nata e 15 janarit. 12 policët e repartit 313 dhe një i 88 që në atë natë të pazakontë kishin shërbimin janë ulur dje, pas 3 muaj hetim, në bangën e të akuzuarve. Dhe prokurori ka lexuar aktakuzën sipas së cilës policët kanë ndihmuar në ikjen e bujshme të 20 të dënuarve. Procesi do të vazhdojë më pas me dëgjimin e dëshmitarëve. Janë Halit Aga, Maliq Llapushi, Besim Gjoni, Albert Bitri, Baftjar Ndreu, Nexhit Picari, Pëllumb Koçi, Bedri Halili, Riza Ndreu, Engjëll Kallulli, Ndriçim Haxhillari, Hamit Gjata dhe Gjenç Nurçelari ish-punonjës në burgun e Tiranës që akuzohen për “shkeljen e rregullave të shërbimit të rojës si pasojë e së cilës ka ardhur arratisja e 20 të burgosurve që vuanin dënimin në këtë burg”. Prokurori Petrit Bici që bronte akuzën ka rindërtuar përpara gjykatësve natën e 15 janarit të këtij viti duke paraqitur me detaje itinerarin që kanë ndjekur 20 të dënuarit. “Pasi kanë shquyer derën e mensës, kanë hapur me çelës derën e depos së ushqimeve, kanë sharruar hekurat e dritares së depos - ishin 4 hekura me trashësi 18 mm dhe një tub - kanë kaluar mbi tarracën e kuzhinës”. Pastaj kanë prerë me pinca telat që ndanin repartin 313 me repartin 88. Kanë kaluar përmes territorit të këtij reparti dhe pasi kanë prekur me dorë lirinë, duke dalë në rrugën e unazës i ka gëlltitur errësira. Por 20 të dënuarit nuk kanë dalë të gjithë njëri pas tjetrit. Në fillim kanë dalë 10 të parët, ndërsa rreth gjysëm ore më vonë gjysma tjetër. Dhe arratisja, gjithnjë sipas aktakuzës, ishte kryer ndërmjet orës 21 dhe 22 e 35. Në këtë interval kohe 13 policët kishin shërbimin në burg. Por të pandehurit, përveç njërit, nuk e kanë pranuar akuzën. Në fund të procesit të djeshëm, gjykatësja ushtarake Fatmira Lasku fiksoi të martën e ardhshme për vazhdimin e seancës tjetër ku do të dëshmojnë 6 të arratisurit e kapur. ALFRED PEZA

Berisha: Hiqni vizat për kosovarët

Në pamundësi të zhdukjes së kufirit me Kosovën presidenti kërkon liberalizimin e tij Propozime të reja për Beogradin. Jo luftë por bisedime faqe 3

Meksi midis nje-rëzve të sportit

Festohet 76 vjetori i mitit të futbollit tiranas M. Alla Mbrëmë në Tiranë Dje pasdite vëllezërit Gega inauguran bar restorantin Nacional me emër të ish-trajnerit të shquar të Tiranës dhe të kombëtares sonë z. Myslym Alla. Vec një numri të madh të ftuarish shumë prej të cilëve sportistë dhe drejtues sporti, morën pjesë kryeministri Meksi, zëvendësi i tij D. Shehu, deputetë T. Shehu, G. Ruli, etj. Pjesëmarrësit sollën kujtime personale rreth Allës dhe kontributit të tij sportiv.

Alarm për kolerën

Mblidhet Komisioni i Luftës kundër Kolerës faqe 2

Fundi i shtypit është vdekja e pluralizmit

Në goftëse Qeveria dhe Parlamenti nuk merr masa në mbrojtje të pluralizmit të fjalës së lirë brenda muajit Maj të këtij viti 40% e shtypit të shkruar do të falimentojë Prononcohen deputetët në mbrojtje të shtypit faqe 5 Qeveria Taksa shtypi 15% 5%

Shqiptarët në rrjetin e mafias së drogës

Ky rrjet kontrollon 50% të drogës që lëviz nëpër Ballkan faqe 4