20/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 prill 1995

Fillojnë arrestimet

Ish-kryeredaktori i “ZP”, Përparim Xhixha në arrest shtëpiak Kam zbatuar ligjet e shtetit - deklaron Xhixha Rreth skandalit të 400 mijë dollarëve të shtypshkronjës së “ZP” faqe 2 Përparim Xhixha dhe Sami Milloshi, dy drejtuesit e ZP

Shtyhet gjyqi i Malazezit

Akuzohet se spiunonte Berishën SHKODËR/ Është shtyrë kësaj here pa filluar fare, gjyqi ndaj shtetasit malazez Besnik Lesheviq, i akuzuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret Jugosllav, si dhe të shtetasit Shqiptar Mehmet Logu, ish nëoficer i Gardës së Republikës, i cili është akuzuar për tradhëti të lartë. Odisea e shtetasit malazez Lesheviq, fillon në korrik të vitit 1993. Pos arrestimit në Shkodër, hetimet e kryera pretendojnë që Lesheviq ka mbledhur të dhëna për lëvizjet e Presidentit Rugova dhe të Presidentit Berisha. Gjithashtu ai është marrë me kontrabandë ndërkufitare. Forcat e rendit, që nuk janë treguar korrektë në sjelljen e të pandehurve para trupit gjykues çanë bërë që gjyqi të shtyhet për në datën 3 Maj. Maratona e gjyqeve ndaj Lesheviqit ka filluar në shtator 1994. Por pas fillimit dy herë të gjyqit gjithçka është kthyer pas për plotësim hetimesh pasi fakte të reja të papritura i kanë vënë gjyqtarët në dilema rreth çështjes.

Rugova krijon “geto” politike në Shqipëri

Lideri kosovar nuk preferon të takohet me PAD, PDD dhe LDSH Reagime të partive politike që lideri kosovar “harroi” të takonte faqe 5

Baleta sulmon Kalakullën

faqe 3

Një nënë kërkon djalin e humbur

Ishte braktisur edhe një herë tjetër Elbasani faqe 6

Tirana nis gjutienë e trofeve

- Fiton 1-0 ndaj Teutës dhe koleksionon superkupën e parë Futboll-Superkupa faqe 6

Shqipëria një “qark i shkurtër” për drogën

Mjekët shqiptarë e kanë kthyer peditinën në drogë kombëtare Nga i korespondenti ynë në Paris LUAN RAMA faqe 4

Varet në degën e ullirit

Ishte 55-vjeç ELBASAN/ Një ngjarje sa paradoksale, po aq dhe e dhimbshme ka tronditur opinionin e Elbasanit. Është pikërisht një vetëvrasje që ka ndodhur në fshatin Godolesh, fshat përkashi qytetit që është herë epiqendër e ngjarjeve të njerëzve. Kësaj radhe Ulliri, druri i paqes, ka shërbyer si vend i tragjedisë së tmerrshme. Degët e tij kanë luajtur rolin e një trekëmbëshi, ku 55 vjeçari Skënder Vaska ka marrë vendimin për ekzekutim barbar të vetvetes. Është hera e parë për Godoleshin në gjithë historinë e e tij që përjeton një ngjarje të tillë. I vetëvaruri është gjendur në mesditën e së dielës nga djemtë e tij me litar në një degën e ullirit paksa larg shtëpisë. Dhaska, i larguar që në mëngjes nga shtëpia nuk ish kthyer si zakonisht në drekë. Kjo vonesë ka ngjallur dyshim tek djemtë, të cilët të shqetësuar kanë nisur kërkimin e babait të tyre. Ndërsa rreth ngjarjes kanë filluar hetimet nga ana e organeve kompetente, shkaqet e aktit të vepërimit, mbeten ende misterioze dhe do të jetë pikërisht ekspertiza ajo që do të sqarojë gjithçka mbi motivet që e shtynë 55-vjeçarin të jepte fund jetës në mënyrë tragjike. BESIM DYBELI