Lidhja - streha e fundit për Kalakullën
Godo: “LDSH nuk duhet të ngatërrohet në grindjen midis tyre”
Kalakulla : Ne mund të takohemi në rrugë e sipër
faqe 3
Itali
Peshkarexha Korabi trafikon plutonium
Ndalohet të dielën në Itali kapiteni dhe një pjesë e ekuipazhit
Akuzohen për trafik armësh dhe lëndësh radioaktive
Itali Peshkarexha Korabi trafikon plutonium Ndalohet të dielën në Itali kapiteni dhe një pjesë e ekuipazhit Akuzohen për trafik armësh dhe lëndësh radioaktive Siç njoftohet nga stacioni televiziv ITALIA-1 është ndaluar të dielën në Peskara të Italisë kapiteni i anijes “Korabi” si edhe një pjesë e ekuipazhit të tij. Shqiptarët akuzohen për trafik armësh dhe lëndësh radioaktive (plutonium). Megjithëse kjo sasi plutoniumi nuk u gjend brenda në anije gjatë kontrollit pretendohet se të friksuar nga policia trafikantët e kanë derdhur plutoniumin në det që në momentin e parë të kontrollit. Tani një grup i specializuar i policisë detare po vazhdon kërkimet në det, në zonën ku mund të jetë hedhur kjo lëndë radioaktive. Është për t’u vërejtur se kohët e fundit është rritur së tepërmi numri i shqiptarëve të arrestuar në Itali, shumica e tyre të akuzuar për trafik refugjatësh (por edhe për vrasje, prostitucion, armë e drogë), ndërsa ky është ndoshta rasti i parë që një shqiptar akuzohet për transportim të lëndëve radioaktive. Se cili është burimi, qëllimi dhe itinerari i kësaj ngarkese, kjo ende nuk dihet. Sidoqoftë gjithshka ndodhet akoma në fazën e hetimeve. M.SH.
Diskutohet pranimi i Shqipërisë në KE
Strasburg:
Namik Dokle, Eduard Selami dhe Ali Spahia përfaqësuesit shqiptarë në këtë mbledhje
faqe 2
Strasburg:
Diskutohet pranimi i Shqipërisë në KE
Namik Dokle, Eduard Selami dhe Ali Spahia përfaqësuesit shqiptarë në këtë mbledhje
faqe 2
Pesë fëmijë shqiptarë detyrohen të lypin në Itali
Arrestohen 3 shqiptarë për “shfrytëzim dhe tregëti të miturish”-Nën akuzë dhe prindërit e fëmijëve
Të shtunën autoritetet italiane riatdhesojnë 5 fëmijë shqiptarë.
Mosha e tyre shkon nga 8-12 vjeç. I kishin gjetur rrugëve të Varezës, një qytet verior, të uritur, të reckosur dhe të palarë dhe lypnin, jo se donin, por sepse i shtrëngonin. I kishin sjellë fshehurazi me motoska(f) para disa muajsh. Pas zbarkimit në jug fillimisht i kishin çuar në Milano dhe pastaj përfundimisht në Vareze dhe çdo mbrëmje duhet t’u dorëzonin shfrytëzuesve të tyre të hollat e mbledhura nga lypja. Në qoftë se nuk dorëzonin aq para sa u kërkonin i rrihnin pa mëshirë dhe i linin pa ngrënë. Autorët e kësaj mizorie janë tre persona me nënshtetësi shqiptare, të cilët tani ndodhen në gjendje arresti me akuzën “sekuestrim dhe shtrëngim në gjendje skllavërie të miturish”.
Por epilogu i kësaj historie është akoma më i trishtueshëm.
Policia italiane ka bërë edhe 5 denoncime të tjera, të cilat janë në adresë të prindërve të 5 fëmijëve. Nga hetimet kanë rezultuar se ata kanë qenë në dijeni të gjithçkaje, madje ja kanë huazuar vetë fëmijët keqbërësve të arrestuar kundrejt një shpërblimi.
BBC
Vritet një shqiptar nga rojet malazeze
- Shtohet numri i viktimave në kufiritë shtetërore
faqe 4
Do rritet çmimi i gazetës “Koha Jonë” në 20 lekë
Sqarim për 34 mijë lexuesit e gazetës sonë
Si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit të gazetës dhe në veçanti e letrës që regun botëror si dhe duke parë se kostoja e botimit do të rritet përsëri më 1 Maj me afro 15 %, duke ndjerë mbi supe një mori taksash dhe tatimesh...
Si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit të gazetës dhe në veçanti e letrës që regun botëror si dhe duke parë se kostoja e botimit do të rritet përsëri më 1 Maj me afro 15 %, duke ndjerë mbi supe një mori taksash dhe tatimesh, mëkëqen se Qeveria akoma nuk ka përgjigje definitive e zyrtare për kërkesat e parashtruara nga deklarata e 14 gazetave shqiptare, detyrohemi që nga dita e Mërkurë gazeta “Koha jonë” do të shitet me 20 lekë. Këtë rritje çmimi jemi të detyruar ta bëjmë nga shtrëngesa financiare, e cila ka përfshirë të gjithë shtypin shqiptar.
REDAKSIA