Sot në Këshillin e Evropës: Selami, Spahija, Dokle kërkojnë anëtarësimin
Shqipëria me të mirat dhe të këqiat e veta, ashtu siç e njohin reporterët e KE si dhe tre avokatët e saj Selami Spahija dhe Dokle do të merret sot në “provim” në sesionin e Komitetit Politik të Këshillit të Evropës.
Ashtu siç dëshmojnë edhe dy intervistat ekskluzive për “Koha Jonë” diskutimet e sotme janë shumë të rëndësishme për marrëdhëniet e vendit me KE.
Dokle: Askush nuk do vërë veton për pranimin e Shqipërisë
Selami: Kërkohet Kushtetuta dhe trajtim më liberal për minoritetin
Intervista ekskluzive të Selamit dhe Dokles nga Strasburgu
faqe 3
Arrestohet një punonjës i “Rognerit”
Mbante armë pa leje
TIRANË/Ka përfunduar pas hekurave të qelisë, një punonjës i firmës së njohur “Rogner”.
Me vete ju gjet një pistoletë të cilën e mbante pa leje. Arrestimi i Qenan Idrizit, 32 vjeç, me shtetësi maqedonase, është bërë dje pasdite. Ai ka qenë i ndaluar, pas një aksioni të shpejtë të policisë së Komisariatit të Policisë nr.2, pasditen e së hënës në mjediset e firmës “Rogner” ku punonte qysh prej disa muaj. Siç konfirmojnë në Prokurorinë e kryeqytetit, ndalimi i maqedonasit është bërë pas një sinjalizimi që kish mbërritur në Komisariatin 2 sipas të cilit punonjësit e “Rognerit” mbanin fshehurazi armë pa leje. Dhe përfundimi i aksionit të policisë ka verifikuar se vërtet atje ka pasur persona që mbanin në mënyrë të paligjshme armë zjarri. Nga kontrolli i ushtruar, punonjësit të “Rognerit” i është gjet… gjetur një pistoletë TT. Dhe pas 48 orësh në qelitë e Komisariatit nr.2 ndaj tij organi i Prokurorisë së Tiranës ka vendosur dje në orët e vona të pasdites masën e arrestit. Por “shijen” e hidhur të qelisë e kanë provuar për dy ditë radhazi edhe 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve student në Universitetin e Tiranës, me shtetësi po maqedonase. Këta të fundit kanë qenë bashkë me punonjësin e “Rognerit” kur ai do të kontrollohej për armëmbajtje pa leje. Z.D
“Franca do të mbështesë Shqipërinë për t’u asociuar me BE”
Zhype i shkruan Serreqit
faqe 3
Të mundurit e 44-ës dhe të 90-ës nuk kanë më të ardhme në Shqipëri
Intervistë me kryetarin e PSD, Skënder Gjinushi
faqe 7
Shqipëria pëson humbjen e pestë
Gjithçka vendoset që në pjesën e parë
EURO ’96 - grupi i 7-të: Gjeorgji-Shqipëri 2-0
f.14
REUTERS
Vrasin kushëririn për një pëllëmbë tokë
TIRANË/ Grindja banale për një copë tokë i ka marrë jetën një njeriu.
Dhe për këtë tre persona janë dënuar pardje nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Sipas vendimit gjyqësor pohuar nga gjykatësi ushtarak Ridvan Shkëmbi ngjarja ka ndodhur në qershorin e vitit të kaluar në fshatin Qerekë të Krujës. Kanë qenë vëllezërit Ali, Astrit dhe Gjon Boja të cilët në grindje e sipër kanë vrarë Sinan Malokun, kushëririn e tyre, për kthimin e një trualli. Kështu në mëngjesin e 28 qershorit viktima ishte duke shkuar për të punuar tokën e tij kur ndodhi krimi. Njëri prej vëllezërve, Aliu i cili ishte polic në Komisariatin e Policisë nr.2 në kryeqytet kishte qëlluar me pistoletë mbi viktimën duke i marrë atij jetën. Ndërkohë janë arrestuar edhe të afërmit e viktimës të cilët janë përleshur me 3 kushërinjtë. Ka qenë ndërhyrja e policisë lokale ajo që bëri të mundur evitimin e gjakderdhjes së mëtejshme. Dhe për këtë gjykatësit kanë vendosur. 23 vjet burg për ishpolicin, 13 për Astritin dhe 10 muaj për Gjonin.
A.P
Në këtë numër
Zhy(p)e i shkruan Serreqit
Në këtë numër
A do burgoset Namik Dokle
faqe 2
Sot Van Der Bruk në Tiranë
faqe 3
Përcaktohet juria e çmimit Kadare
faqe 13
“Pleshtat” e Dritëro Agollit në Akademinë e Arteve të Bukura
faqe 13