04/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 maj 1995

KE: Situata në Shqipëri mbetet alarmante

Selami: Pa Kushtetutë mund ta pësojmë si Turqia Ali Spahija nuk ka kundërshtuar konkluzionet e KE faqe 3

Itali Bllokohen 281 refugjatë

Klandestinët vinin të gjithë nga portet shqiptare Forcat italiane të rendit bllokuan të martën 281 refugjatë klandestinë që vinin nga Shqipëria, ndërsa 400 të tjerë mendohet që t’i kenë shpëtuar kontrolleve. Kjo rritje e ndjeshme e zbarkimeve të atyre që kapërcejnë Adriatikun synon të realizojnë para 8 Majit, ditë kjo e caktuar për dërgimin e ushtrisë në bregun jugor me detyrë bllokimin e refugjatëve. Sa më tepër afrohet kjo ditë aq më shumë rritet numri i refugjatëve që tentojnë kapërcimin e Adriatikut në përpjekje për të përfituar nga kjo kohë e humbur. Trupat patrulluese të policisë janë të shumta por sidoqoftë shanset për t’i shpëtuar kontrolleve janë më të mëdha tani sesa kur forcat ekzistuese u shtohen 1000 ushtarë në tokë dhe marinat luftarakë në det. Vetëm ditën e djeshme forcat e rendit bllokuan 281 klandestinë ku gjysma ishin shqiptarë ndërsa pjesa tjetër kinezë, egjiptianë, pakistanezë e kurdë, midis të cilëve edhe një numër i madh fëmijësh. E veçantë ishte se ata u kapën grupe grupe në afërsi të qendrave më të rëndësishme të rajonit të Pulias, në Bari, Brindisi, Monopoli, Leçe dhe Otranto, gjë që tregon për një shtrirje të madhe të zbarkimeve. Mendohet se rreth 400 refugjatë të tjerë po mbrohen i kanë shpëtuar kontrolleve, dhe kanë mundur të futen në territorin italian. Ndërkohë në Bari vazhdon kthimi mbrapsht i kosovarëve që përpiqen të ikin nëpërmjet Malit të Zi. Vetëm dje iu refuzua kalimi në Itali 50 kosovarëve me motivin se ishin në kundërshtim me ligjin “Marteli”. Ligji “Marteli” është në fuqi prej vitit 1990 pa pësuar ndryshime në parlament. Por nga viti 1990 e para disa muajsh kosovarët kanë hyrë lirshëm në Itali. BBC

Policia Italiane hed(h) shqiptarët në det

Policia Italiane hedh shqiptarët në det 8000 shqiptarë zbarkuan në Itali për 6 muaj faqe 3

Forcat e Briskut shoqërojnë Namik Hotin në Prokurori

Gjokutaj: “Ka ndërmjetësuar në intervistën e Ilir Hoxhës” Z/shefi i Briskut shkatërron filmin e gazetarit të “KJ” f.2

Mbathje dhe sutjena për fshatarët

Deputeti Malaj ndihmon zonën elektorale të Zhulalit f.2

Gjenden trupat e 7 të mbyturve

- Mbeten pa u nxjerrë dhe trupat pa jetë të dy fëmijëve Shkodër Kërkimet e vazhdueshme të polumbarëve në liqenin e Shkodrës kanë sjellë zbulimin e trupave pa jetë të shtatë nga nëntë të mbyturit pas tragjedisë së 1 Majit. Kërkimet janë intensifikuar gjatë ditës së mërkurë, dy ditë pas përmbytjes dhe është arritur të nxirren nga fundi i liqenit trupat pa jetë të Agim Medjes 40 e ca vjeçar, i zoti i barkës e cila u përmbyt në mes të liqenit dhe të gjashtë të tjerëve, Durim Medja i biri i tij, Bledar Stankaj, Ardit Sykja, Rinor Cani, Sajmir Hamzi dhe Urim Melacaku, të gjithë të moshës 10-13 vjeçare. Kanë mbetur pa u nxjerrë nga thellësitë e liqenit edhe trupat e dy fëmijëve të tjerë të mbytur. JETMIR SHPUZA