05/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 maj 1995

OKB denoncon Shqipërinë

Embargoja nuk thyhet me bidona, por me autobotë dhjetra tonësh Të hënën Këshilli i Sigurimit i OKB mund të nxjerrë një rezolutë kundër thyerjes së embargos Kardenas, kryetar i Komitetit për ruajtjen e embargos deklaron: “Ne besojmë se ky karburant që importohet nga Greqia ose Italia kalon përmes liqenit të Shkodrës” f. 3

Duhet të rihapet “Çështja Nano”

-PD dhe Berisha nuk mund të fitojnë pikë nëse Shqipëria pranohet në KE -Flet Servet Pëllumbi, zv/kryetar i PS Pas vistos së Komitetit Politik të Këshillit të Europës faqe 2

Mbyllen hetimet ndaj trafikantit turk të drogës

-Ishte kapur me 3 kg heroinë Tre muaj hetime për 3 kg heroinë. Kjo është koha që i është dashur organit të Prokurorisë së Tiranës të hedhë dritë përfundimisht mbi ngjarjen me të rëndësishme të antidrogës në Shqipëri. Tre muaj hetime për 3 kg heroinë. Kjo është koha që i është dashur organit të Prokurorisë së Tiranës të hedhë dritë përfundimisht mbi ngjarjen më të rëndësishme të antidrogës në Shqipëri. Pas hetimeve intensive vetëm njëri prej dy shetaseve turq të arrestuar mbeti protagonisti i kësaj historie. Ka qenë pasditja e 6 shkurtit të këtij viti e destinuar të bëhet koha e operacionit më të bujshëm deri tani në luftën kundër drogës në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi në hyrje të Tiranës i njohur me emrin Zogu i Zi. Pas një operacioni të suksesshëm të forcave të repartit special të antidrogës së Ministrisë së Brendshme, u bë ndalimi i qytetarit 27 vjeçar turk Mustafa Ataseven. Pas një kontrolli të bërë autoveturës në çantën e tij u gjendën 3 paketa me nga 1 kg heroinë secila. Menjëherë pas kësaj u bë dhe kontrolli i banesës së tij i marrë me qera në afërsi të lagjes “21 Dhjetori”. Gjatë kontrollit të banesës u ndaluan edhe tre shtetas të tjerë turq, dy prej të cilëve mësues në kolegjin “Mehmet Akif” në kryeqytet. I treti ishte Sinan Çakmak, tregëtar biskotash që banonte prej kohësh në këtë banesë së bashku me Ataseven. Pas 48 orësh mësuesit e kolegjit u liruan pasi ndodheshin rastësisht aty në atë moment. Edhe Sinan Çakmak do të lirohej pas dy muajsh e gjysëm heqje lirie, pasi nuk doli në dritë implikimi i drejtpërdrejtë i tij në këtë ngjarje. Sipas hetuesit të njohur z. Thoma Jano i cili ka qenë përgjegjësi i grupit special të hetuesve, që investigonte mbi këtë ngjarje ndaj 27 vjeçarit Mustafa Ataseven është vërtetuar plotësisht fajësia. Ndaj tij rëndon tashmë akuza e mbajtjes dhe e tregtimit të lëndëve narkotike. Së shpejti pritet që dosja t’i kalojë Gjykatës së Tiranës për fillimin e gjykimit të çështjes. A. PEZA

Varrosen të mbyturit e liqenit të Shkodrës

SHKODER-Dje paradite u zhvillua ceremonia e varrimit të trupave të 7 të mbyturve në liqenin e Shkodrës të cilët u nxorrën gjatë ditës së djeshme nga ekipet e shpëtimit. Në këtë ceremoni merrnin pjesë me mijra banorë të Shkodrës, Lezhës dhe Malësisë së Madhe. Në xhaminë e lagjes Kiras, u kryen shërbesat fetare për gjashtë fëmijët dhe varre e të rriturve u përmbyllën i gjatë rreth 2 kilometrët, përshkoi për gati një orë rrugët kryesore të qytetit në drejtim të varrezave publike duke u ndalur nga të dy anët nga mijra qytetarë shkodranë. Ndërkohë operacionet e kërkimit në ujrat e liqenit të Shkodrës vazhduan edhe sot gjatë gjithë ditës. Në to janë angazhuar rreth 150 persona, 25 motorbarka, 1 anije lundrimi, polumbarë të Ministrisë së Brendëshme dhe asaj të Mbrojtjes. Gjithashtu në këto operacione janë përfshirë vullnetarë dhe shumë peshkatarë bashkë me shumë banorë të qytetit dhe të fshatrave në breg të Liqenit të Shkodrës. Në orën 14.30 ekipet e kërkimit nxorrën në breg trupin e tetë dhe po vazhdojnë punën për të gjetur edhe trupin e të vdekurit të fundit. Në familjen Kraja. I jepet lamtumira e fundit trupit të pajetë të fëmijës së gjetur dje. foto A. DHIMITRI