14/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 maj 1995

Berishën nuk e zgjodha unë president

-Berishën e dërgova tek studentët se ishte komunist dhe tropojan -Shqipëria ra në duar të mbrapshta, karrieristësh e diletantësh provincialë Intervistë me ish-Presidentin RAMIZ ALIA faqe 12-13

PD e çoroditur dhe në krizë

Partitë politike shqiptare në kërkim të identitetit PS rrezikon të copëzohet Flet për “Koha Jonë” deputeti i PD, Llazar Llëngu faqe 9-10 Partitë politike shqiptare në kërkim të identitetit PD e çoroditur dhe në krizë PS rrezikon të copëzohet Flet për “Koha Jonë” deputeti i PD, Llazar Llëngu faqe 9-10

Fiton filmi “Zemra e nënës”

Përfundoi Festivali i 10 i Filmit shqiptar Timo Flloko, Luiza Xhuvani aktorët më të mirë faqe 2 Përfundoi Festivali i 10 i Filmit shqiptar Fiton filmi “Zemra e nënës” Timo Flloko, Luiza Xhuvani aktorët më të mirë faqe 2 Ministri Lapo duke i dhënë kupën regjisorit Besnik Bisha foto A. BABANI

Dështon tryeza e tokës

Të djathtët nuk paraqiten në tryezën e thirrur nga PAD faqe 3

Protesta brenda dhe jashtë burgut në Korçë

Familjarët ngrejnë zërin për fatin e 112 të izoluarve faqe 4

Fëmijët lypës - akt cnjerëzor

Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Fajtorët duhet të dalin para gjyqit faqe 4 Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Fëmijët lypës - akt cnjerëzor Fajtorët duhet të dalin para gjyqit faqe 4

Policët e arratisjes së madhe në Apel

Prokurori: “Kanë marrë dënime të buta” TIRANË/Odiseja e gjyqeve ndaj 13 ish-policëve të burgut të Tiranës që ndihmuan 20 të dënuarit të rifitonin lirinë para kohe mbërrin në Apel. Është një protestë e prokurorit ushtarak Petrit Bici e depozituar tashmë në Gjykatën e kryeqytetit nëpërmjet të cilës ka kërkuar rishikimin e dënimeve të gjykatës së shkallës së parë duke i cilësuar “të buta dhe të pabazuara në prova dhe në ligj”. Gjykatësit ushtarak kishin dhënë në fund të prillit të këtij viti për të gjithë policët 8 vjet e 9 muaj. Ndërkohë që Bici kishte kërkuar për ta katër herë më tepër. Por edhe pse ndaj ish-policëve nuk është dhënë një dënim i ashpër, (3 prej tyre janë deklaruar të pafajshëm) këta të fundit nuk kanë rifituar megjithatë vendin e punës. Autoritetet e repartit 313 nuk kanë pritur përfundimin e gjykimit dhe i kanë zëvendësuar ata me punonjës të tjerë. Sidoqoftë derisa Apeli të japë një vendim tjetër, 9 ish policët që po vuajnë dënimin atje ku kanë kryer edhe shërbimin, por edhe 3 të tjerët që morën pafajësinë, do t’i duhet të jetojnë këto ditë mes ankthit dhe shpresës. A. PEZA