16/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 maj 1995

Unë, Ramiz Alia, mbetem socialist

-Nuk lëkundem nga bindjet e mia, qoftë nën presionin e persekutimit të armiqve të mi, qoftë nga ndëshkimi i ndonjë politikani të PS -PD nxiti shkatërrimet, djegiet e grabitjet e pasurisë shtetërore -Nuk lëkundem nga bindjet e mia, qoftë nën presionin e persekutimit të armiqve të mi, qoftë nga ndëshkimi i ndonjë politikani të PS -PD nxiti shkatërrimet, djegiet e grabitjet e pasurisë shtetërore Intervistë nga Burgu i Tiranës me ish-Presidentin Ramiz Alia Faqe 4-5

Çështja e 400 mijë dollarëve të “ZP” Die - arrestime të

Shkodër - Malësi e Madhe Sulm i forcave

Dje - arrestime të reja nga prokuroria

Përfundon në burgun e Tiranës ish deputeti Lutfi Dautllari Dokle: Berisha e filloi me mjeken e Marksist dhe sesi te llogaritarët e “Zërit të Popullit” Çështja e 400 mijë dollarëve të “7P” faqe 2

Sulm i forcave speciale nga Tirana

Aksion i befasishem për ndalimin e kontrabandës kufitare Keqtrajtime dhe rezistencë e fshatarëve të zonave kufitare Shkodër - Malësi e Madhe Ishte i befasishem për mjaft banorë të zonave kufitare të rrethit Shkodër e Malësi e Madhe, sulmi i ndërmarrë gjatë ditës së shtunë përgjatë vijës së kufirit në Liqenin e Shkodrës, në lumin Buna apo në kufirin tokësor në Muriçan të komunës së Oblikës. Rezultati i kësaj mësymje të forcave speciale nga Tirana, me mjete të shumta deri helikopter, ishin sekuestrimet në vlera jo të vogla që u bë në mallra të ndryshme si karburant, tre tankierë në breg të liqenit, rreth 150 ton miell si dhe mjetet transportuese të tyre. Rezultat tjetër i këtij aksioni ishte dhuna e përdorur nga forcat e specializuara të ardhura nga Tirana ku pati keqtrajtime të fshatarëve të zonave kufitare që merren me tregti kontrabandë sa për të siguruar jetesën. Shënohet se në fshatin Muriçan të komunës së Oblikës u arrit deri në konfrontim të fshatarëve të zonës me forcat speciale. Si pasojë ka mjaf[t] të lënduar. Sipas banorëve të këtyre fshatrave sekuestrimet i janë bërë fshatarëve që kryejnë tregëti kufitare në shuma jo të mëdha dhe malli i sekuestruar rrezikon gjendjen ekonomike të tyre. Për çudi bosët e kontrabandës atë ditë nuk po transportonin mallra matanë kufirit. Kjo të shpie në dyshimin se ata qenë të njoftuar për operacionin e policisë. Nga disa burime mësohet se është acaruar konflikti mes banorëve të zonave përkatëse dhe forcave speciale që kryejnë patrullimin. Janë dëgjuar edhe breshëri automatik në liqenin e Shkodrës kundër forcave të policisë. Mesa duket me këtë aksion qeveria shqiptare kërkon t’iu tregojë organizmave ndërkombëtare se po respektohet embargoja. Por denoncimeve dyvjeçare të shtypit e më gjerë qeveria i është përgjigjur vazhdimisht me heshtje. JETMIR SHPUZA

Futbollistët shqiptarë shesin ndeshjet

Lojtarët e Ilirisë kanë marrë para nga Apollonia Agustin Kola: Dalja ime nga fusha - akuzë ndaj korrupsionit Pas përfundimit të javës 28 të futbollit faqe 12

Fëmijë të mashtruar përfundojnë në Greqi

Kapen nga policia përtej kufirit faqe 2

Morëm masa që ushtria italiane të mos ndërhyjë, por...

Po bllokojmë kurdët, kinezët si dhe kontrabandën e naftës Musaraj i përgjigjet akuzave për kontrabandë klandestinësh dhe karburanti faqe 2