Gjinu shi padit Presidentin
Revansh i Gjinu shit kundër Berishës
Gjinu shi padit Presidentin
Kërkohet hapja e dosjes Berisha
Revansh i Gjinu shit kundër Berishës
Është publikuar dje në mesditë kërkesa e Kryetarit Partisë Socialdemokrate Shqiptare drejtuar Gjykatës Kushtetuese e shoqëruar edhe nga një projektligj që kërkon hapjen e dosjeve për 9 politikanë shqiptarë. Shkak për këtë veprim të tij kanë shërbyer disa artikuj të botuar në “RD” ku ai akuzohej si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Në projektligjin e përgatitur prej tij, ai kërkon përfshirjen sa më shpejt në rendin e ditës së Parlamentit, kërkesën për hapjen e dosjeve të 9 politikanëve shqiptarë: Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi, Bashkim Gazidede, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Ali Spahia, Perikli Teta dhe Teodor Laço.
Njëkohësisht ai i kërkoi dhe Gjykatës Kushtetuese të shpallen të jashtëligjshme veprimet e gazetës “RD”, Kryetarit të SHIK-ut Gazidede dhe Presidentit të Republikës Sali Berisha. Sipas tij Berisha ka shkelur disa nene të ligjit “Për të drejtat themelore të Njeriut” si dhe disa nene të “Ligjit Kushtetues”. Për më tepër revanshi i Gjinu shit duket se kërkon të ndalet në kërkesën për dorëheqje të Presidentit si dhe në deklarimin ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit të bashkëpunëtorëve më të mirë të Presidentit.
“Gjykata të deklarojë anti-kushtetuese manipulimet dhe shantazhet që bëhen prej Kryetarit të SHIK-ut dhe Presidentit të Republikës”
faqe 2
Kërkohen tre vjet burg për Ilir Hoxhën
Nano duhet të liro-
Kërkohen tre vjet burg për Ilir Enver Hoxhën
Dje në seancën gjyqësore ndaj Ilir Hoxhës
foto FELIX BILANI
Vetëm 5 minuta pretencë nga 8 minuta gjithsej gjyq janë dashur për të shkuar nga prokurori sallën e tejmbushur në gjykatën e Tiranës në seancën e dytë të çështjes ndaj Ilir Hoxhës. Prokurori Gjokutaj kërkon tre vjet burg në pretencën për të pandehurin ndërsa avokati Arben Ristani nuk është në gjendje të bëjë në moment mbrojtjen e klientit të tij. Sot pasmesdite djali i madh i Enver Hoxhës do të mësojë ndoshta përfundimisht fatin e tij pas një mbrojtje jomodeste që i bën të atit në një intervistë të dhënë pak kohë më parë në gazetën “Modeste”.
Ilir Enver Hoxha i vendosur në arrest shtëpiak që në 18 prill të këtij viti akuzohet për veprën penale të thirrjes për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë ku duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre. Pas përfundimit të hetimit gjyqësor në seancën e parë të zhvilluar të shtunën e kaluar dje në orën 13.20 në gjykatën e Tiranës filloi seanca e dytë e kësaj çështjeje. Pas hapjes së seancës nga kryetari i trupit gjykues z.Martin Deda, fjala iu dha prokurorit të çështjes z.Genc Gjokutaj për mbajtjen e pretencës. Prania e pazakontë e gazetarëve, qetësia e vendosur në sallë, blicet panbarim të fotoreporterëve dhe toni patetik i prokurorit ia shtuan më shumë solemnitetin këtij momenti. Prokurori në vetëm 5 minuta riformuloi edhe njëherë akuzën me argumentat e tij. Në përfundim të pretencës zv.prokurori i Tiranës kërkoi deklarimin fajtor të Ilir Enver Hoxhës për veprën penale të “thirrjes për urrejtje nacionale” dhe kërkoi tre vjet heqje lirie për të. Kjo që kërkoi prokurori duhet të bëjë që nuk kaloi pa reagimin topitës të të pranishmëve në sallë për një moment. Kryetari i trupit gjykues z. Dedaj sipas radhës ia dha fjalën avokatit të Hoxhës për të bërë mbrojtjen e klientit të tij. 27 vjeçari Ristani kërkoi të paktën 24 orë kohë “pas ndryshimit të mënyrës së argumentimit të akuzës nga ana e prokurorit” për të realizuar mbrojtjen. Seanca e tretë u fiksua të zhvillohet sot në orën 14.30.
A.PEZA
Dje në seancën gjyqësore ndaj Ilir Hoxhës — foto FELIX BILANI
te Republikës”
kim Gazidede, Skënder Gjinushi, Namik Dok-
ident.
faqe 2
Nanos duhet të lirohet për drejtësi, jo për lëmoshë
Gjykata Kushtetuese është e jashtëligjshme
Intervistë me Dr. Fehmi Abdiu
faqe 7
E vret se i kish marrë zaraτ
-Autori i krimit vetëdorëzohet duke lënë dhjetra familje nën ankthin e gjakmarrjes
faqe 4
Helsinki proteston
Rrëmbimi i fëmijëve fenomen në rritje
Kuvendi Popullor të kërkojë marrjen e masave për t’i prerë rrugën kësaj praktike kriminale
faqe 4
Njoftim
Një gazetari grek i ka humbur pasaporta dhe letërnjoftimi.
Ato kanë qenë në një portofol blu bashkë me patentën dhe dy dokumenta gazetari. I lutemi kujtdo që mund t’i kenë rënë në dorë, t’i paraqesë pranë redaksisë së gazetës Koha Jonë, kundrejt një shpërblimi të lartë.