Përleshje e skajshme e me policinë
Dje në Vlorë
Përleshje e skajshme e me policinë
Dje në Vlorë gjatë incidenteve me policinë
Rembimi i fëmijëve
Policia përgjënjeshtron dhe kërcënon shtypin
Ndalohen nga policia 35 persona
Ministria e Brendshme: Janë trafikantë klandestinësh (f.6)
Mëngjesin e djeshëm në mbarë qytetin e Vlorës gjendja ka qenë qetësore. Siç duket ditën e enjte, policia e Vlorës ka hyrë në bisedime me qytetarët për të qetësuar situatën e tensionuar. Vetëm rreth orës 20.30, një grup i madh grash të revoltuara, të ndihmuara nga meshkuj, iu drejtuan turmës së qytetit të Vlorës ku ishte vendosur edhe policia. Aty ka nisur përleshja dhe shtyrja mes policisë dhe qytetarëve të Vlorës. Në këtë moment forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe repartet speciale kanë mbërritur aty për të neutralizuar situatën. Sipas burimeve zyrtare numri i qytetarëve të arrestuar shkon deri në 35 veta.
Siç duket e gjitha ngjarja është shkaktuar për shkak të shpifjes së bërë nga shtypi se dy fëmijë të Vlorës ishin rrëmbyer nga persona të panjohur. Madje gazeta "Koha Jonë" kishte shkruar se fëmijët ishin nisur për në Itali. Kjo ka irrituar fëmijët dhe qytetarët e Vlorës. Duke u nisur nga denoncimi i bërë nga prindërit e dy fëmijëve, policia dhe prokuroria kërkuan me insistim ndihmën e shtypit për të mos botuar emrat e fëmijëve. Sipas tyre vendimi ishte marrë për të shmangur reagime të pakontrolluara dhe pasoja politike. Mirëpo çdo orë e më tepër gazetarë të Tiranës kanë pyetur për dy fëmijët e humbur duke i shtyrë kështu reagimet e qytetarëve.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme, 35 personat e ndaluar janë trafikantë klandestinësh. Po dje në darkë kjo ministri deklaroi zyrtarisht se nuk ka patur asnjë rrëmbim të fëmijëve. Fëmijët e denoncuar si të rrëmbyer ishin larguar me dëshirën e tyre për në Itali. Sipas kësaj zyre shkaktarët e trazirave kanë qenë pikërisht njerëz që organizatë trafikime të paligjshme me skafe drejt Italisë. Siç pretendon ministria, këto grupe përfituan nga paniku për t'u kundërvënë policisë.
Nga ana tjetër, në mbrëmjen e djeshme një grup qytetarësh kanë shprehur zemërimin e tyre edhe ndaj shtypit. Disa prej tyre akuzuan gazetat se me shkrime të nxituara nxitën trazirat. Përfaqësues të policisë kanë paralajmëruar se ndaj botimeve që shpërndajnë lajme të pakonfirmuara do të merren masa ligjore. Për këtë arsye në krye të faqes është vendosur edhe shënimi: "Policia përgjënjeshtron dhe kërcënon shtypin".