11/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 qershor 1995

Fatos Nano do të dalë në gjyq

Lideri socialist firmosi dje kërkesën drejtuar gjykatës së Tepelenës dhe kërkon lirim nga burgu Në bazë të Kodit të Ri, avokatët e Nanos janë të sigurtë për lirimin e kryetarit të PS Dje, lideri socialist, Fatos Nanos ka firmosur bashkë me avokatët e tij Sanxhaku dhe Tirara kërkesën drejtuar gjykatës së Tepelenës për lirimin nga burgu. Kjo kërkesë para se të hartohet dhe t’i drejtohet Nanos për firmë është diskutuar ditën e premte nga Komisioni Juridik i Partisë Socialiste. Vijon në faqe 3

Ramiz Alia të mbetet në burg

Avokati K. Koçi: “Vendim krejtësisht i paligjshëm” Dje gjykata e Tiranës vendos Faqe 3

Fëmijët rrëmbehen, shteti përgjegjeshtron

- Policia kap në Kakavijë pesë fëmijë Gjithçka mbi fenomenin që po trondit shqiptarët faqe 12-13

Vdekje, kulla dhe bukë për të gjallët

Gjakmarrja faqe 10-11 Mirditë - Gjin Dodaj me nusen e djalit të vrarë dhe dy nga katër fëmijët e mbetur jetimë, 2 qershor 1995

Rihapet masakra e Peshkëpisë

Prokuroria e Athinës: “Të rifillojnë hetimet” ATHINË - Prokuroria e Athinës ka kërkuar rifillimin e hetimeve mbi implikimin e mundshëm të ekstremistëve grekë në sulmin e përgjakshëm të kryer në prill të vitit 1994 kundër kazermës shqiptare të Peshkëpisë, që shkaktoi edhe fillimin e një krize midis Athinës dhe Tiranës, bëri të ditur të shtunën një burim gjyqësor grek. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës së lartë, e cila duhet të prononcohet së shpejti, fillimin e ndjekjeve “kundër, cilido qoftë përgjegjës për turbullimet të marrëdhënieve paqësore” midis Greqisë dhe vendeve fqinjë, për vrasje ose tentative vrasje, nënvizion ky burim. Nëntë ultranacionalistë, pesë grekë dhe katër anëtarë të pakicës greke të Shqipërisë, janë arrestuar në muajin mars të këtij viti. Ata dyshohen për implikim në sulmin kundër kazermës shqiptare, por janë fajësuar vetëm për transportim dhe mbajtje armësh, sipas të njëjtit burim. Shtatë prej tyre u kapën në kufirin greko-shqiptar, dhe mbanin Kallashnikovë të grabitur në kazermën e Peshkëpisë, në momentin kur ata po përgatiteshin, sipas shtypit grek, të ndërmerrnin një operacion kundër një kazermë tjetër shqiptare. Dy bashkëpunëtorët e tyre u ndaluan pasi policia zbuloi kallashnikovë të tjerë të grabitur në kazermën shqiptare, të fshehura në kopshtin e tyre. Athina priste identifikimin e këtyre armëve për të pranuar mundësinë e një pjesëmarrje të ekstremistëve grekë në sulmin kundër kazermës shqiptare, sulm për të cilin, ajo fajësoi fillimisht palën shqiptare duke e konsideruar si “provokacion shqiptar”, dhe kjo pavarësisht nga rivendikimi i bërë nga MAVI, organizatë irredentiste greke. Sulmi i kryer kundër kazermës së Peshkëpisë, gjatë të cilit gjetën vdekjen dy ushtarë shqiptarë, provokoi një krizë të gjatë për 11 muaj midis dy vendeve.