14/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 qershor 1995

Do t’i presim ujin Tiranës

680 fshatarë pushtojnë digën e Bovillës Rreth 400 familje në Bovillë të Tiranës kanë kërcënuar dje se do të ndërpresin ujin për kryeqytetin në rast se qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre për kompensim me tokë. Rreth 700 prej banorëve të fshatit Bovillë tokat e të cilëve u përmbytën gjatë ndërtimit të ujësjellësit me të njëjtin emër janë hedhur qysh të hënën në mbrëmje në grevë duke krijuar kështu vështirësi në furnizimin me ujë të kryeqytetit. Protesta e Bovillës vjen menjëherë pas revoltës që gati 4000 familje të ardhura nga veriu-indja bënë në fund të javës së shkuar kur ata u urdhëruan nga qeveria të lironin tokat e zëna arbitrarisht, toka të cilat më parë u ishin premtuar të përmbyturve nga ujësjellësi. Por vendimi i qeverisë për t’ua falur tokat të ardhurve në Kamëz irritoi fshatarët të cilët tashmë kanë vënë ultimatum për qeverinë. Gjatë ndërtimeve të ujësjellësit fshatarët pretendojnë se humbën 270 hektarë tokë të cilat tani ata kërkojnë tu kompensohen. Por deri tani qeveria nuk ka treguar se është e gatshme të bisedojë me bovillasit ashtu si me të ardhurit e Kamzës. Shtypi dhe në përgjithësi opozita e kanë kritikuar ashpër anulllimin e vendimit qeveritar të hequr tokat e Kamzës kuqasit dhe troponjanët. Kjo tërheqje përpara tyre është konsideruar si tërheqje përpara ligjit dhe si tolerim ndaj vetëgjyqësisë aq shpesh të përdorur në marrëdhëniet shtet-individ. Një lloj vetëgjyqësie konsiderohet edhe manovra e fshatarëve të Bovillës acarimi i të cilëve mund të lerë pa ujë kryeqytetin. “Në rast mosplotësimi të kërkesave tona do të djegim makineritë dhe do të shkatërrojmë stacionin e pompimit të ujësjellësit të Bovillës që furnizon Tiranën me ujë” foto F. Bllani faqe 2

Një “dele” apo një “ujk” në Uashington

Berisha ftohet jo si president i Shqipërisë, por si përfaqësues i 7 milionë shqiptarëve Pas ftesës së Klintonit për Berishën faqe 3

Nuk kemi shitur armë në Ruanda

Opozita: Tregtarët e armëve janë pushtetarët Ministria e Mbrojtjes përgjigjeshtron Amnesty International faqe 2

200 mijë vetë në festën e shenjtë

Vendi ku bashkohen fetë dhe ku kombet nuk kanë kufij midis tyre Dje në ditën e lindjes së Shna Ndout faqe 4

Shkarkohet Prefekti i Durrësit

Viktor Margilaj lirohet nga detyra me vendim të Meksit A do të jetë dakort Berisha me vendimin e kreut të qeverisë Thashethemet që janë përhapur këto ditë mbi shkarkimin nga detyra të Prefektit të Durrësit, Viktor Margilaj janë bërë zyrtare dje, por përmes “Zërit të Amerikës”. Një burim nga Durrësi që nuk pranoi të identifikohej konfirmoi për “KJ” lajmin e shkarkimit të Margilajt dhe sipas tij, ky shkarkim kishte ardhur si pasojë e një konflikti që ky i fundit kishte patur me Kryetarin e Bashkisë, T. Golemi. Madje burimi jepte të sigurtë edhe faktin sipas të cilit “Margilaj kishte përdorur forcën ndaj kryetarit të Bashkisë”. Duke mos ditur shkaqet e vërteta të lirimit nga detyra të Margilajt, konfirmohet përfundimisht një vendim i firmosur nga Kryeministri Meksi për shkarkimin e prefektit. Ndërkohë, është po Margilaj që mohon kategorikisht dorëheqjen e tij, duke shuar se “është e vërtetë që ka një vendim të Këshillit të Ministrave për lirimin tim” (vijon në faqе 2)

Shkatërrohet një rrjet trafikantësh

Arrestohen 25 shqiptarë faqe 5