Sanxhaku: “Gjykata e Tepelenës do të vendosë në bazë të urdhërit që ka marrë nga Tirana”
Avokati Sanxhaku është thirrur urgjent në Tepelenë
Pas hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal, pritej edhe rigjykimi i liderit socialist Fatos Nano. Sipas ligjit për hyrjen në fuqi të këtij kodi, për personat e dënuar me më shumë se një vepër penale për të cilat Kodi i ri parashikon dënime më të buta, kërkesën e bënte administrata e burgut dhe gjykimi bëhej në gjykatën e rrethit ku vuan dënimin i burgosuri. Pas një hezitimi nga administrata e burgut të Bënçës, kjo e dërgon kërkesën në gjykatën e Tepelenës, por kjo e fundit nuk e protokollon atë. Kryetari i Gjykatës dhe Drejtori i Burgut thirren në Ministrinë e drejtësisë dhe urdhërohen nga ministri të kthejnë kërkesën dhe dosjen Nano. Arsyetimi sipas ligjit është: “Nano nuk është dënuar me maksimumin që parashikon Kodi i Ri Penal”. Në këto kushte, Nano e avokatët bëjnë vetë kërkesën sipas ligjit. E megjithatë, nesër Sanxhaku është thirrur urgjent
Flet avokati Përparim Sanxhaku faqe 3,13
Përse nuk doli dje “Koha jonë”
Qindra telefonata janë bërë dje në redaksinë tonë për arësyet e mosdaljes në treg të gazetës “Koha jonë”.
Është i kuptueshëm interesi për bllokimin e një numri të gazetës më të madhe të pavarur në Shqipëri, ashtu siç është absurde arësyeja e paraqitur nga shtypshkronja Demokracia.
Pardje “Koha jonë” botoi në faqe të parë një lajm të shoqëruar me foto për një avion të huaj që kish zbritur një ditë më parë në pistën e aerodromit ushtarak të Gjadrit dhe ish ngarkuar me armë e municione luftarake. Megjithëse nga pala zyrtare nuk pati përgënjeshtrim si rastet e tjera, në mbrëmje pasi përfundoi përgatitja e gazetës në redaksi, shtypshkronja Demokracia nuk pranoi ta shtype atë. Arësyeja e paraqitur ishte vonesa prej 15 apo 20 minutash e dërgimit të materialeve në shtypshkronjë. Kjo arësye na u paraqit, por arësyeja e vërtetë sigurisht që nuk mund të jetë kjo, pasi kjo shtypshkronjë i ka pranuar materialet e gazetës sonë shumë herë edhe deri në dy orë më vonë nga orari i parashikuar. Vetë drejtuesi i kësaj shtypshkronje na ka premtuar se mund t’i shtypim me vonesë 1 deri në 2 faqe kur ka ngjarje në orët e vona që duhen pasqyruar. Dashamirësia e punëtorëve të kësaj shtypshkronje ka bërë të mundur që “Koha jonë” të shtypet edhe kur është dërguar në ora 02 të natës siç ishte rasti i mbrëmjes kur pritej ardhja e reporterit dhe fotove nga Moldavia ku fitoi Shqipëria 3-2. Ndërsa mbrëmjen pas botimit të avionit, ku materialet u dërguan rreth orës 24 e 20, me urdhër të drejtorit Fejzi Bozgo “Koha jonë” nuk do të shtypet sikur të shkonte edhe pesë minuta më vonë. Kështu na deklaruan punonjësit të cilët nuk e dëshironin një gjë të tillë, por qenë të detyruar nga urdhëri i eprorit. Kujtojmë se shtypshkronja Demokracia drejtohet nga gazeta RD.
Dhëntë Zoti që ky bllokim të mos përsëritet në rast se avioni i huaj i armëve do të zbresë përsëri në pistën ushtarake të Gjadrit.
A. FRANGAJ
Rrëmbëhet një 18 vjeçare
Babai i djalit “ata do të martohen”
faqe 6
Grabitet firma “Albafoam”
Banditët me paruke e pistoleta.
Ndalohet 20 kurdë
Rikthehen sërish
Grabitët firma “Albafoam”
Banditët me paruke e pistoleta rrëmbejnë 10 milion lekë në arkën e firmës
faqe 2
Pikëpyetje mbi vizitën e Presidentit grek në Tiranë
Berisha para Stefanopulos si historian
faqe 3
Varësia buxhetore e Kasacionit - absurditet alla shqiptar
Prokuroria ka dalë jashtë kontrollit duke abuzuar me pozitën që ka
Flet Kryetari i Gjykatës së Kasacionit z.Zef Brozi
faqe 12
“Mos i hyp atij kali të bardhë”
Preç Zogaj për takimin Klinton Berisha
Desha të harroj disa lajme të botuara në shtypin qeveritar këto 6 muajt e fundit dhe që bënin fjalë për ngulmimin e disa kongresmenëve amerikanë pranë presidentit Klinton për të rezervuar ky i fundit një takim kryetarit të shtetit të Shqipërisë. Nuk kam arritur të kuptoj se përse duhej ngulmuar kështu për një takim të thjeshtë dhe mbi të gjitha nuk kam arritur të kuptoj se përse duheshin botuar këto gjëra në gazetë. Se tani krijohet përshtypja sikur Bill Klinton nuk deshi t’ua prishte kongresmenëve që ka rreth e rrotull dhe ja ku gjeti një datë në shtator për t’i kënaqur të gjitha palët. Domethënë një takim për t’u parë, për të folur pak, për të shtrënguar duart. Kurse unë do të kisha dashur një takim politik që t’jep një natyrshëm
faqe 12
Ndahen 20 kurdë
Rikthehen sërish në Maqedoni
DURRËS - Është ndaluar dje me një aksion të shpejtë të forcave të rendit në stacionin Iliria të plazhit në Durrës
(siç pohohet nga vetë strehuesit e klandestinëve) një grup klandestinësh kurdë prej 20 vetësh. Pas ndalimit ky grup është nxjerrë jashtë kufirit shqiptar me autobuzë nëpërmjet Maqedonisë. Aksioni i fundit është vazhdë e operacionit të zhvilluar gjatë këtyre ditëve në vijën bregdetare të Durrësit si pasojë e të cilit janë ndaluar një grup klandestinësh dhe përkohësisht plazhi u boshatis nga grupet e kurdëve që kishin dyndur aty. Por në këtë situatë me sa duket refuzojnë të pajtohen trafikantët dhe strehuesit e klandestinëve. Meqënëse trafiku i klandestinëve është e vetmja mënyrë jetese në kushtet e papunësisë totale ato (deklarojnë) kanë vendosur të përdorin të gjitha mjetet për të siguruar mbijetesën e tyre.
Tiranë
E pret prapanicën me sëpatë
Kontrabandë grash
Pjesa më e madhe e tyre përfundojnë si prostituta
faqe 2