24/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 qershor 1995

Revolucion në gjykata

Që dje, çështjet penale do të gjykohen nga tre gjyqtarë Ndryshim rrënjësor në gjykatat shqiptare. Gjithë gjykatat e faktit dhe ato ushtarake që nga dita e djeshme gjykimin e çështjeve për vepra penale do ta bëjnë me tre gjyqtarë. Jashtë ndryshimit nuk mbetet gjykimi i çështjeve civile. Tani e tutje do të gjykohen nga një gjyqtar dhe dy ndihmës gjyqtar, ndërkohë që gjykoheshin vetëm nga një gjyqtar. Por ndryshimi do të pushtojë edhe avokatinë. Çdo shkallë gjykimi do të ketë avokatët dhe tarifat e veta. Ndërtesa e Gjykatës së Tiranës Çdo shkallë gjykimi do të ketë edhe avokatët e vet faqe 2

Pika të reja doganore me Greqinë dhe Malin e Zi

Projekt i ri i diplomacisë shqiptare Do të diskutohen të hënën në Qeveri Projekt i ri i diplomacisë shqiptare Pika të reja doganore me Greqinë dhe Malin e Zi Do të diskutohen të hënën në Qeveri TIRANË - Pika të reja doganore do të mund të hapen në kufijtë me Greqinë dhe Malin e Zi. Është diplomacia shqiptare që kërkon të bëjë hapa të tjera përpara në integrimin me vendet fqinje. Ministri i Jashtëm Serreqi i ka kërkuar Qeverisë të aprovojë hapjen e gjashtë pikave të reja doganore - tre përgjatë kufirit me Greqinë dhe tre të tjera me Malin e Zi. Projekti është parashikuar të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë të ditës së hënë. Janë lëvizjet e mëdha të mallrave dhe njerëzve nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek - thuhet në relacionin e Serreqit dërguar Qeverisë - që e bëjnë të arsyeshme kërkesën për zgjerimin e hapësirave doganore kufitare, të cilat do të sillnin një lehtësim të këtyre lëvizjeve. Aktualisht Greqia është partneri i dytë, pas Italisë, në shkëmbimet tregtare me Shqipërinë, të cilat realizohen deri tani në vetëm dy pika kufitare doganore: në Kakavijë (Gjirokastër) dhe në Kapshticë (Korçë). Për sa i takon pikave doganore me Malin e Zi, relacioni i Ministrit të Jashtëm, ka përmendur kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve që jetojnë në këtë republikë ish-jugosllave, për të qarkulluar më lirshëm në drejtim të Shqipërisë. Edhe përgjatë këtij kufiri, kanë funksionuar deri tani për lëvizje qytetarësh vetëm Hani i Hotit dhe Bajza. Për shkak të kushteve të respektimit të embargos së vendosur ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, në këto pika doganore ka qenë plotësisht e ndaluar kalimi i çfarëdo lloj malli. Projekti i Ministrisë së Jashtme nuk ka përmendur ndërkaq se në cilat vende kufitare do të hapen këto pika doganore. Diçka që sigurisht do të kërkojë kohë, edhe për vetë nevojën për t’i pajisur këtyre pikave me personel dhe mjete teknike. Por në se Qeveria do të aprovojë këtë projekt, kjo do të ishte një mundësi më shumë për një qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve. GJERGJ PILIKA

Në tre ditë kthehen tre kufoma

Kapshticë - Korçë Në Kapshticë “zhdoganohet” vdekja. Janë dy kufoma klandestinesh

Asgjë të re për emigrantët shqiptarë

Konferencë shtypi e Tritan Shehut pas vizitës në Athinë Me PASOK-un kemi Konferencë shtypi e Tritan Shehut pas vizitës në Athinë Asgjë të re për emigrantët shqiptarë Me PASOK-un kemi

Kthehen tre kufoma

klandestinësh tashmë të kryera, ndërsa i treti është njofuar dhe pritet të arrijë në pikën doganore. Sipas versionevet zyrtare fatkeqët shqiptarë janë aksidentuar në Greqi. Për 25 vjeçarin Dritan Oranlli nga fshati Damjanicë të rrethit të Korçës vdekja është provokuar gjatë ndjekjes që ushtarët grekë i kanë bërë një grupi klandestinësh. Fati i zi ka takuar pikërisht Oranlliut i cili është rrëzuar në gremine ku ka dëmtuar shtyllën kurrizore. Lajmi i aksidentit qarkulloi pranë familjes rreth një muaj më parë, por u bë e ditur gjithashtu se D.O kishte përfunduar në spital dhe në fakt sipas të dhënave 25 vjeçari është kuruar gjatë kësaj kohe por mjekët nuk i kanë shpëtuar dot jetën. Në datën 21 (vershor Oranlli i është dorëzuar në arkivol autoriteteve të doganës. Një ditë më pas rreth orës 20.00. është nxjerrë kufoma e 24 vjeçarit Artan Çollaku nga qyteti i Bilishtit, fat tragjik për Çollakun ka qenë një udhëtim me biçikletë. Në zonën e quajtur Aspropiërgo trupin e 24 vjeçarit është shtypur nga makina. Ndërkaq dyje në datën 23 sipas një informacioni zyrtar prej këtij kthimi i kufomë së tretë, përsëri i aksidentuar. Viktima nga të dhënat paraprak njoftohet të jetë nga Cërriku. Lista e zezë nuk mbaron me kaq. Gjithnjë sipas burimeve zyrtare janë edhe dy të plagosur që së shpejti mbërrijnë në kufi. Identifikimi dhe lotësimi i formaliteteve për këta të fundit i përket tashmë komisariatit të Devollit, drejtuesve të cilit kanë marrë masat e nevojshme për të lehtësuar sa do pak kalimin e dhimbshëm. GEZIM ASHIMI

Euro basket - finalet e Athinës

Dje në ndeshjet e ditës së tretë Turqia mundi Finlandën 81-79 Jugosllavia fitoi me Lituaninë 70-61 Gjermania mundi Suedinë 81-71 Spanja u mund nga Franca 75-86 Greqia fitoi me Italinë 67-61 Turqia, Gjermania dhe Greqia arritën fitoret e para. Takimi më i rëndësishëm i ditës Rusi-Kroaci përfundoi mbrëmë vonë. Në grupin A kryesojnë Italia, Jugosllavia dhe Lituania me nga dy fitore. Në grupin B (pa ndeshjen Rusi Kroaci) Spanja, Franca dhe Rusia kanë nga dy fitore.

Shqiptarë

Me PASOK-un kemi biseduar si dy parti në pushtet faqe 2

“Presidenti i Republikës kërçënon hapur me dosjet”

Dje në Gjykatën Kushtetuese: Gjinushi akuzon “Presidenti i Republikës kërçënon hapur me dosjet” Ky është shantazh frikacakësh faqe 4

Shefi i policisë krijon përsëri incidente

Ndizen polemikat pas shpalljes “qytetar nderi” faqe 5

Poezia e mbijetuar e Dritëro Agollit

“Lypësi i Kohës” u jep kohë të tjerëve faqe 14

Do varrosen me makinën e Melina Mërkurit

Komunalja e Gjirokastrës ka blerë veturën që pat çuar në banesën e fundit artisten e madhe faqe 6