Këto lista janë hartuar mbi bazën e një vendimi të KO të PPSH për funksionimin e Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në raste lufte. Kanë qenë dy lista. Në listën Nr 1 kanë qenë përfshirë të gjithë ata që ishin dënuar ose ishin të dyshuar se i shërbenin agjenturave të huaja, dhe kryesisht CIA-s amerikane, UDB-së jugosllave dhe Asfalia-s Greke. Ndërsa në Lista Nr. 2 ishin të gjithë ata që kishin bashkëpunuar gjatë Luftës së Dytë Botërore si Ballistët, Zogistët etj. Askush nuk ka firmosur të vriten rreth 100 mijë vetë sa kishin ato lista por vetëm ishte planifikuar izolimi i tyre në rast lufte, tregon për Koha Jonë ish bllokmeni komunist.
Flet një funksionar shumë i lartë i regjimit komunist
faqe 3
Pranimi në KE do të thotë edhe zgjidhje e problemeve
-Kushtetuta, pavarësia e gjyqësorit dhe “çështja Nano” janë tre problemet që kërkojnë zgjidhje emergjente nga Evropa
-Nga anëtarësimi në KE përfiton më shumë opozita, e sotme dhe e nesërme
Dje delegacioni shqiptar në Strasburg
faqe 2
Polici plagos dhëndërin natën e martesës
DURRËS - Dasëm gjaku në Durrës.
Një polic ka plagosur rëndë dy dasmorë, njëri prej të cilëve është dhëndëri. Martesa thuajse është shndërruar në mort. Ngjarja ka ndodhur të enjten, në lagjen nr.7, në Durrës. Atmosfera e magjishme e dasmës së F.M, befàs ka marrë një kthesë dramatike. Një komshiu i tyre A. Lala ka dashur të rregullojë sistemin elektrik të shtëpisë së tij e cila ishte e instaluar në mjediset e dasmorëve që në atë kohë kanë qenë të përfshirë nga vorbulla e dasmës. Pikërisht kjo ka qenë edhe shkaku i fatkeqësisë. Kanë shpërthyer menjëherë grindjet që janë shoqëruar me të shara dhe kanë përfunduar në kacafytje. Por A. Lala nuk është mjaftuar vetëm duke bërë fjalë. Ai ka thirrur për ndihmë vëllain e tij G. Lalën, punonjës policie në komisariatin e Durrësit. Ky i fundit ishte treguar tepër agresiv. Ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë duke i plagosur rëndë kryefamiljarin e komshiut dhe dhëndërin. Dasma është pushtuar nga paniku. Të pranishmit kanë dalë të alarmuar nga shtëpia. Dy viktimat dërgohen menjëherë në spital ku i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale. Dasma, e përmbysur nga tmerri u shpërbë. Ndërsa ndaj vëllezërve-agresorë u mor masa e ndalimit ndërkohë që kanë filluar hetimet.
Z.D
Vdes pijaneci mbi gotën e rakisë
TIRANË - Në fakt vdekja i ishte sjellë rrotull qysh prej disa muajsh, por vetëm pardje e ka goditur.
Dhe ka qenë një goditje pa dhëmbje: ka vdekur i dehur. Protagonisti i historisë ishte 40 vjeç dhe banonte në afërsi të spitaleve të kryeqytetit. Kohët e fundit vinte shpesh në një lokal brenda territoreve të spitaleve ku mbyste në gotën e alkoolit streset e jetës. Dhe ndoshta nuk e dinte se mungesa i së prindës - edhe atë ditë kishte filluar të pinte që herët - ishte e fundit për të. Nuk kishte kaluar as një javë në lokal, kur krejt papritur plandosej mbi tryezë. Kishte qenë krejtësisht i dehur kur vidiq. Kuptoma u hoq prej lokalit dhe u dërgua në spital për t’i bërë autopsinë. Por kjo nuk është rasti i vetëm. Një javë më parë një tjetër pijanec kronik nga lagjja “Ali Demi” u gjet i vdekur në vendin pasi kishte “fjetur” të gjithë të hapur.
Pushteti okult e nxorri njërën kokë: Atë të kryesikasisit
-Ku e merr guximin SHIK-u të shkelë mbi ligjet e shtetit, duke kryer veprime të tipit të gestapos naziste?
faqe 5
C’ndodhi në Hollivudin shqiptar për 12 netë?
Vendi i parë dhe 10 mijë dollarë për Merita Halilin
Vendi i dytë Eli Fara, i treti Bujar Qamili
Pas një fundspektakli
faqe 4
Dje në finalet e Athinës
Eurobasket-dita e IV
Franca - Turqi 90-76
Jugosllavi - Itali 87-74
Izraeli - Greqi 78-60
Rusia - Slloveni 92-82
Kroacia - Spanjë 80-70
Takimi Suedi - Greqi përfundoi mbrëmë vonë, dhe pa rezultatin e tij klasifikimi është ky:
Në grupin A kryeson Jugosllavia dhe Italia me 6 pikë. Në grupin B kryesojnë Franca dhe Rusia me 7 pikë. Deri tani vetëm Jugosllavia dhe Kroacia nuk kanë humbur.